ILIRIADA PORTAL

Shuhet Agim Qirjaqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29032010

Mesazh 

Shuhet Agim Qirjaqi




Ndahet nga jeta aktori i mirenjohur Agim Qirjaqi, nje nder emrat e rendesishem te skenes dhe kinematografise shqiptare. Familja e te ndjerit njoftoi se 59-vjecari u nda nga jeta diten e djeshme pas nje semundjeje te rende. Mjeket kane konstatuar se aktori vuante nga semundja "Alzaimer", thene ndryshe parkinson i avancuar dhe ishin shprehur se semundja ishte e pasherueshme, megjithe perpjekjet per ta mbajtur ne jete. Prej disa muajsh, gjendja shendetesore e Agim Qirjaqit u perkeqesua shume sa dje ai u shua. Aktori i njohur u shua ne nje kohe qe kishte edhe shume mundesi per t'i dhene artit shqiptar. Gjithkush qe e ka pare ne muajt e fundit ka pasur trishtimin e madh te gjendjes se tij. Ai ishte shtruar ne spital, ku pas ekzaminimeve te vazhdueshme, mjeket konstatuan se aktori vuante edhe nga tumori ne kocka. Po ashtu, edhe veshkat ishin renduar se tepermi nga azotemia. Agim Qirjaqi u lind ne Kolonje ne vitin 1950. Karrieren si aktor e fillon ne Teatrin Kombetar, pas mbarimit te studimeve ne Akademine e Arteve ne Tirane, me 1973. Shume shpejt behet i njohur nepermjet filmave "Rruge te bardha" i Viktor Gjikes (Profesori), "Lulekuqet mbi mure" i Dhimiter Anagnostit (Drejtori i Shkolles) etj. Me kete te fundit fiton cmimin e pare ne Festivalin II te Filmit, me 1977. Me pas punon si regjisor ne TVSH, ku realizon si regjisor e aktor shume telefilma, mes te cileve edhe filmin artistik "Dorina" (1980). Gjate kesaj kohe vazhdon te punoje intensivisht ne filma, duke qene i preferuar nga shumica e regjisoreve tane. Gjithashtu fillon te jape mesim, mjeshterine e aktorit, ne Akademine e Arteve, pervoje te cilen e vazhdon edhe pas rikthimit ne Teatrin Kombetar, me 1981. Ne vitet '80 interpreton rregullisht ne teater dhe ne film, duke qene njesoj i suksesshem, si ne role dramatike, ashtu edhe ne ata komike. Me 1989 largohet per here te dyte nga Teatri Kombetar, kete here per nje trajnim 2 vjecar prane te famshmit Xhiorxhio Strehler (Giorgio Strehler) ne Teatrin Pikolo (Il Picolo Teatro) te Milanos dhe pastaj ne Teatrin Elizeo (Eliseo) te Romes. Rikthehet ne Teatrin Kombetar me 1991 kete here me i dhene pas regjise. Ndonese vazhdon te interpretoje ne teater dhe ne film, te mbaje here pas here kurse me studentet e regjise ne Akademine e Arteve, eshte gjithmone e me aktiv ne regji. Lista fillon me "Rikardi III" te Shekspirit (1992) dhe vazhdon me "Fando e Lis" te Arrabalit, me te cilen fiton Cmimin "Aleksander Moisiu" ne Festivalin e vitit 1994, "Marrezia e madheshtise" te Vangjel Kozma, "Kengetarja tullace" te Ioneskos dhe mbaron me "Armiku i popullit" te Ibsenit. Krahas krijimtarise, angazhohet edhe ne veprimtarite 'jashte skene', si perkthyes dramash ("Fando e Lis" dhe "Kengetarja tullace"), bashkepunetor dhe anetar i Keshillit Botues te buletinit Teater, anetar i bordeve te Studios Alba Film dhe Akademise se Arteve, bashkethemelues dhe kryetar i pare i Shoqates Mbarekombetare te Artisteve te Teatrit (1992). Me 1996 fiton titullin "Asistent Profesor". Ne sezonin 2002-2003 ka qene drejtor i Teatrit Kombetar.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi