ILIRIADA PORTAL

Topi: Pėrveē ushtarėve, tė nderohen edhe tė rėnėt ēamė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30032010

Mesazh 

Topi: Pėrveē ushtarėve, tė nderohen edhe tė rėnėt ēamė




Tiranė – Presidenti i Republikės, Bamir Topi ka deklaruar se pėrveē ngritjes sė varrezave greke nė vendin tonė, duhet tė ngrihen edhe memorialė pėr ēamėt nė Greqi.
“Unė e shikoj plotėsisht tė arsyeshme qė duhet tė sjellim nė vėmendje edhe problemin e nderimit tė popullsisė ēame, e cila ėshtė masakruar nė njė periudhė tė caktuar tė historisė”, tha Topi.

Kreu i shtetit shtoi se “kur vjen puna pėr tė nderuar, duhet tė ketė njė barazvlefshmėri dhe jam plotėsisht dakord qė gjėrat duhen parė nė ekuilibėr. Por, nuk shoh asgjė tė keqe nė atė vendim qė ka marrė Parlamenti, sepse e shikoj si njė ēėshtje qė ėshtė trajtuar me shumė kujdes. Pėr ta politizuar, pastaj mund t’i japim”.

Pyetjes sė bėrė, sipas tė cilės maxhoranca aktuale nuk po ndėrhyn pėr njė ēėshtje tė tillė, presidenti Topi iu pėrgjigj: Nė takimet me personalitetet e huaja, ėshtė trajtuar edhe ēėshtja e Ēamėrisė; besoj se kjo ēėshtje po trajtohet dhe do tė vazhdojė tė trajtohet edhe nė tė ardhmen, pasi ėshtė njė element qė kėrkon patjetėr vėmendje, sikurse unė shikoj me njė lloj ekuivalence ēėshtjen e trajtimit tė varrezave sikurse kemi bėrė edhe me ushtarėt e vendeve tė tjera, por kjo ēėshtje ka marrė njė ngjyrim tjetėr, pėr shkak tė marrėdhėnieve specifike qė Shqipėria ka pasur nė tė kaluarėn me Greqinė.

Mė tej, pyetjes se a e keni ngritur kėtė ēėshtje me cilėsinė e Presidentit tė Republikės, Topi iu pėrgjigj se ēėshtja ēame ėshtė trajtuar nė mėnyrė tė vazhdueshme. “Kėto ēėshtje nuk janė tabu; pėrkundrazi, ne vazhdimisht e kemi parė ēėshtjen e masakrės ēame si njė njollė tė zezė nė historinė e kėtyre dy vendeve, tė cilat sot janė tejkaluar nga pikėpamja politike, por ka mjaft ēėshtje tė karakterit juridik qė do tė trajtohen, sikurse ėshtė ēėshtja e pronave, ēėshtja e lėvizjes sė lirė tė popullsisė ēame, tė banesave tė tyre. Pėr derisa sot flasim pėr njė lėvizje tė lirė, pėr njerėz qė janė pa komplekse, gradualisht edhe politikat e sė kaluarės do tė shumohen dhe njerėzit do tė shkojnė drejt njė terreni mė tė lirė, qoftė edhe nė rrafshin juridik”, tha Topi gjatė njė interviste pėr gazetarin Mentor Nazarko.

start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi