ILIRIADA PORTAL

Topi “kėrkesė” Janullatosit: Meshat nė shqip!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05042010

Mesazh 

Topi “kėrkesė” Janullatosit: Meshat nė shqip!




Tiranė – Presidenti Bamir Topi ka mbajtur njė fjalim tė gjatė pėr tolerancėn fetare nė Shqipėri, duke pėrmendur etapat historike dhe kulturore tė vendit tonė si dhe bashkėpunimin midis besimeve fetare.
Topi- gjatė dekorimit tė katėr klerikėve tė komuniteteve fetare- iu tregoi ambasadorėve, kryesisht atij tė SHBA-sė, pėr vlerat dhe harmoninė e shkėlqyer fetare. Nė jo pak radhė, Topi ka folur edhe pėr diktaturėn komuniste, e cila goditi objektet fetare dhe besimin nė pėrgjithėsi.

“Diktatura synoi me ēdo mjet ta shkėpuste shqiptarin nga besimi e Zoti, duke persekutuar klerin dhe mbyllur objektet e kultit, fakt ky qė nė vitin 1967 pati kulmin e vet tragjik”, tha Topi.

Presidenti, me njė gjuhė diplomatike ka kėrkuar qė ritet fetare tė zhvillohen nė gjuhėn shqipe. Duket se qėllimi ishte t’i tregonte kreut tė ortodoksisė shqiptare, Janullatus nga Greqia, meshat e tė cilit zhvillohen nė gjuhėn greke. “Njė nga simbolet mė sipėrore tė besimit, tė qėndresės, tė shkrimit dhe tė dėshmisė, At Zef Pllumi, na la porosinė qė besimi, sa tė jetė e mundur, tė transmetohet nė gjuhėn amtare, se kėshtu fjala e Zotit prek mė lehtė mendjet dhe zemrat e njerėzve”, u shpreh Topi.

Ai shtoi se Shqipėria lindi si njė shtet laik ku bashkėsitė fetare u konsideruan barazisht tė ligjshme, por ka theksuar se “laicizmi nuk ėshtė njė proces i dhėnė, bazat e tij edhe mund tė tronditen herė pas here, nėse nuk jemi rojtarė konstantė tė tij”.

“Shteti shqiptar do t’i qėndrojė kėsaj tradite tė shkėlqyer, sepse shteti laik ėshtė garanti kryesor i lirisė sė besimit dhe i bashkėjetesės paqėsore nė njė shoqėri demokratike”, nėnvizoi Presidenti i Republikės. Por, Topi ka shkuar edhe mė tej, kur ka deklaruar se feja nuk duhet tė shėrbejė si motiv pėr tė shkatėrruar traditėn. “Shprehja e jashtme e besimit fetar duhet tė pėrputhet me traditėn tonė kombėtare nė veshje, nė lutje, nė predikime, nė falje, nė agjėrime - pse feja nuk duhet ta modifikojė pasurinė e traditės, nuk duhet tė zbehė bukurinė e vlerave tona historike, pėrkundrazi duhet t’i nxjerrė mė nė pah ato”, tha gjithashtu Presidenti.

Kreu i shtetit u ka dhėnė leksion krerėve tė komuniteteve fetare, sipas tė cilit duhet tė eliminojnė elementėt ekstremistė. “Bashkėsitė fetare nė vend, ashtu siē kanė bėrė deri tani, jam i sigurt qė edhe nė tė ardhmen, nėn frymėn e traditės dhe tė kujdesit pėr njė shoqėri tė lirė e demokratike, do t’i izolojnė zėrat ekstremistė dhe fondamentalistė nė gjirin e tyre, sepse siē e dimė shfaqja e tyre pikėsėpari nuk tolerohet nga vetė besimtarėt”, vijon fjalimi.

Nė fjalėn e tij, Topi u shpreh se pėrdorimi i fesė pėr qėllime politike ėshtė i papranueshėm. “Pėrdorimi i fesė pėr qėllime politike ėshtė i papranueshėm, futja e argumentit fetar si prapavijė politike ėshtė rrezik pėr harmoninė dhe laicitetin e shtetit. Kur kjo tendencė shfaqet, duhet tė reagojmė me forcė e tė bashkuar pėr ta izoluar fenomenin qė nė nisje”, u shpreh kreu i Shtetit shqiptar.

start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Topi “kėrkesė” Janullatosit: Meshat nė shqip! :: Komentet

Mesazh prej Mon Apr 05, 2010 8:18 pm nga ad

Me beri pershtypje qe Janullatosi e shprehu falenderimin e tij ne greqisht. Ishte ky nje rreagim ndaj "kerkeses" diplomatike te presidentit qe meshat te mbahen ne shqip, apo nje menyre per tja kthyer presidentit me te njejten monedhe theksimin nga ana e presidentit te vargjeve qe kaq sa koh, jane nje himn per shqiptaret se " Feja e shqiptarit eshte shqiptaria". Thua kjo ta kete terbuar Janullatosin???????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi