ILIRIADA PORTAL

Qeveria, gati fadromat nė sheshin “Skėnderbej”:Bashkia tė paraqesė lejet ose do ndėrhyjmė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07042010

Mesazh 

Qeveria, gati fadromat nė sheshin “Skėnderbej”:Bashkia tė paraqesė lejet ose do ndėrhyjmė




Erald Kapri

Nėse Bashkia e Tiranės nuk nxjerr lejet pėr punimet nė sheshin "Skėnderbej", atėherė do tė ndėrhyjė Inspektorati Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar pėr pezullimin e punimeve. Kėshilltari i Kryeministrit Sali Berisha pėr ēėshtjet e Territorit Flamur Kuēi, tha pėr dje gazetėn se ligji parashikon ndėrhyrjen e Inspektoratit Qendror. Sipas tij, Bashkia e Tiranės duhet tė nxjerrė lejet pėrkatėse qė pėrcakton ligji pėr punimet nė Sheshin "Skėnderbej". Nė mungese tė tyre, ligji parashikon qė Inspektorati tė ndėrhyjė sa herė qė ndodhin ndėrtime pa leje. "Ligji parashikon disa leje pėr punimet, tė cilat nė rast tė mungesės sė tyre, ligji parashikon veprimin e Inspektoratit pėr prishjen e objektit", tha Kuēi. Inspektorati Ndėrtimor Urbanistik Kombėtar ėshtė nė drejtimin e Kėshillit tė Ministrave dhe sipas ndryshimeve tė reja ligjore tė miratuara nė Kuvend, ky Inspektorat vepron kur Inspektoratet lokale nuk ndėrhyjnė pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje. Ekzekutivi pretendon se Bashkia e Tiranės nuk ka marrė leje mjedisore pėr ndėrtimin nė Sheshin "Skėnderbej", ē'ka u gjobit me 2 milionė lekė, njėkohėsisht nuk ka marrė as lejen nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Nė reagimin e pak ditėve mė parė, Ministri i Turizmit dhe Kulturės Ferdinad Xhaferri deklaroi se Instituti i Monumenteve tė Kulturės ka kėrkuar nga Bashkia qė tė mos ndėrtohen dy ndėrtesa tė parashikuara nė projekt nė aksin e Bulevardit Zogu I-rė, dhe midis Muzeut Kombėtar dhe Bankės sė Shqipėrisė. Mė herėt nė njė intervistė televizive, kėshilltari i kryeministri Flamur Kuēi tha se plani i Sheshit "Skėnderbej" ka probleme. “Paraqet deficenca tė mėdha nė adresimin e ēėshtjes sė trafikut dhe tė transportit" tha Kuēi.

Punimet nė shesh, firma gėrmon 5 metra nėn monumentin “Skėnderbej”

Ritme pėr t'u pasur zili me punimet qė po kryhen nė sheshin "Skėnderbej". Dje pasdite, rreth orės 18:00, gėrmimi i fadromave vijonte njėsoj si herėt nė mėngjes. Ndonėse po bėhen dhjetė ditė qė nga rrethimi me tela i bllokut mes shatėrvanit dhe monumentit tė heroit tonė kombėtar, kureshtarėt nuk mungojnė. Dikush u hedh edhe ndonjė romuz punėtorėve, tė tipit "Po lodheni kot, se s'ka pėr t'ju lėnė Qeveria". Kėta tė fundit duket se nuk e vrasin fort mendjen, por vijojnė tė kryejnė me sukses detyrėn qė u ėshtė ngarkuar. Kur i pyet nėse ka ardhur dikush t'u kėrkojė qė tė ndalojnė punėn, pėrgjigjja qė merr ėshtė "Deri tani jo". Nga sa pohojnė ata vetė, gėrmimi ka arritur tashmė nė 5 metra thellėsi. Ėshtė pak mė shumė se gjysma e asaj qė duhet, pėr tė nisur mė pas instalimin e dhomės teknike me pompat e ujit. "Ky ėshtė vetėm fillimi, se pjesa qė vjen mė pas ėshtė mė e vėshtirė, pasi do vendosen rezervuarėt e ujit, do futen tubat. Atėherė fillon tamam puna", thonė punėtorėt. Pėr asnjėrin prej tyre nuk ka fort rėndėsi ēfarė ndodh jashtė atij blloku tė rrethuar me tela. Polemikat nėse punimet nė shesh do tė pezullohen, apo do tė vijojnė normalisht, nuk i prekin aspak. "Ne jemi kėtu pėr tė mbajtur familjet me bukė, dhe nuk na intereson shumė se ēfarė bėjnė ata lart. Kėtu na ka sjellė firma pėr tė cilėn punojmė. Kur tė na vijė urdhri nga ajo qė tė ndalojmė punėn, do ta bėjmė", thonė punėtorėt. Projekti qė ata po zbatojnė do tė zgjasė plot 9 muaj. Nė fakt edhe vetė qytetarėve, ajo qė u intereson mė shumė ėshtė qė minimalisht nė shesh tė mos ekzistojnė mė ato gropat e frikshme, qė u shkatėrrojnė makinat. Kthimi i qendrės sė Tiranės nė njė arenė akuzash politike, duket se i lė krejtėsisht indiferentė. "Aman t'i japin drejtim njėherė e mirė, se s'po merret vesh ē'po bėhet. Njė palė thotė do ta bėjmė sheshin kėshtu e ashtu, pala tjetėr thotė do t'i fusim njė dorė asfalt", thotė njė nga kalimtarėt kureshtarė pėr punimet qė po kryhen.
Devijimi i trafikut
Nėse punimet nuk pezullohen, projekti pėr rehabilitimin e sheshit "Skėnderbej" do tė vihet nė zbatim nė blloqe. Ėshtė zgjedhur kjo formė pėr tė mos bllokuar tėrėsisht trafikun. Njė nga rrugėt ndihmėse qė do tė ndihmojė tė mos ketė kaos ėshtė edhe ajo pas Pallatit tė Kulturės. Punimet nė tė kanė pėrfunduar dhe ka nisur qarkullimi i automjeteve. Ajo ėshtė njė prej katėr akseve, tė cilat deri sa tė pėrfundojė ndėrtimi i unazės sė vogėl, do tė mundėsojė ēlirimin e trafikut. Pak ditė mė parė u rikonstruktua rruga "Abdi Toptani", njė tjetėr aks ndihmės, ndėrkohė qė po punohet paralelisht edhe pėr rrugėt "Bardhok Biba" e "Urani Pano". Rrugėt provizore janė parashikuar pėr pėrballimin e flukseve tranzit tė trafikut, duke mundėsuar kėshtu lehtėsimin e punės pėr rivitalizimin e qendrės sė qytetit dhe pakėsimin e ndotjes sė ambientit dhe zhurmave. Sipas projektit fillestar pėr rikonstruksionin e sheshit, qarkullimi i automjeteve ishte parashikuar tė devijonte nė unazėn e vogėl, ku Qeveria duhej tė shpronėsonte godinėn e INSIG dhe disa shtėpi pas saj. Por kjo gjė nuk ndodhi dhe Bashkia e Tiranės mendoi si zgjidhje vetėm rrugėt ndihmėse, nė mėnyrė qė projekti pėr rehabilitimin e sheshit tė mos shtyhej mė. Qė ditėn e parė, punimet nisėn ters pasi fill pas inaugurimit nga kreu i Bashkisė Rama, nisėn akuzat nga Qeveria. Tre ministri po sulmojnė Bashkinė e Tiranės se po shkel ligjin. Pėrfaqėsuesit e Qeverisė pretendojnė se bashkia ka bėrė ndryshime rrėnjėsore nė projektin fillestar. Kjo e fundit hedh poshtė akuzat duke i konsideruar ato tėrėsisht politike.

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Qeveria, gati fadromat nė sheshin “Skėnderbej”:Bashkia tė paraqesė lejet ose do ndėrhyjmė :: Komentet

Mesazh prej Wed Apr 07, 2010 4:16 pm nga nardlushnja

Duket qarte kondra midis qeverise(Sali Berisha) dhe bashkise(Edi Rama).
kjo tregon edhe nje here qe ne jemi mnje vend i mallkuar dhe kurre nuk do te ecim para(fatkeqsisht)
Keto plehra duhet te qerohen nga fusha politike.E kam fjalen per te dy qelbesirat politike saliu dhe edi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi