ILIRIADA PORTAL

Gonxhe: Sheshi “Skėnderbej”, Rama po bėn autogol

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07042010

Mesazh 

Gonxhe: Sheshi “Skėnderbej”, Rama po bėn autogol




Ish-nėnkryetari i Bashkisė konteston nisjen e punimeve nga ana e kryebashkiakut
Shtohen polemikat pėr rehabilitimin e qendrės sė Tiranės
Zėrave tė shumtė tė debatit pėr punimet nė sheshin “Skėnderbej” i ėshtė shtuar dhe ish-nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Blendi Gonxhe. Ish-krahu i djathtė i Edi Ramės ka kontestuar nisjen e rikonstruksionit nė qendėr tė Tiranės. Nė njė intervistė pėr televizionin “Alsat” ai thotė se duhet njė zgjidhje mė racionale pėr qarkullimin e qytetarėve dhe automjeteve, para se tė zbatohet projekti i Bashkisė pėr sheshin. Sipas Blendi Gonxhes, njė projekt i dytė do tė ishte aplikimi i modelit qe u ndoq pėr sheshin para Bankės sė Shqipėrisė. Mazhoranca ka kėrkuar bllokimin e punimeve, pasi pretendon se plani nuk ėshtė miratuar nga KRRTRSH, e cila drejtohet nga kryeministri Berisha.
Kontestimi
Blendi Gonxhe kėrkon qė tė bėhen njėherė unazat e qytetit dhe mė pas tė nisė puna pėr rehabilitimin. Polemikave tė ditėve tė fundit, ish-zėvendėsi i Ramės i ka shtuar mė tepėr doza tė forta, duke kritikuar nisjen e punimeve. “Jam pėr njė afrim mė racional pėr ēėshtjen. Do tė kisha zgjedhur njė rrugė tė mesme dhe racionale pėr qytetarėt, pėr sa kohė nuk ka unaza qyteti, njė unazė tė dytė apo tė tretė, derisa nuk ka dalje alternative pėr ata qė kalojnė pėrmes qendrės, duhet tė zgjidhim njė shesh tė asfaltuar, tė kalueshėm, normal, siē kemi bėrė dikur me pjesėn para Bankės sė Shqipėrisė, e cila deri sot nuk ka asnjė gropė”, shprehet Gonxhe, i cili ka dhėnė dorėheqje nga posti i nėnkryetarit tė Bashkisė sė Tiranės pas incidentit qė ndodhi me hapjen e kolektorit nė liqenin artificial tė Tiranės.
Propozimi
Ish- nėnkryetari i Bashkisė shprehet se pėrpara se tė mendohet pėr sheshet kryesore dhe ato tė kthehen nė pronėsi tė kėmbėsoreve, ashtu si do tė ndodhė pėr sheshin “Skėnderbej” nė radhė tė parė duhet tė punohet pėr krijimin e hapėsirave tė gjelbėrta, gjė qė i mungon prej vitesh kryeqytetit.
“Unė do tė isha dakord me ēdo projekt qė e bėn kėtė qytet mė tė jetueshėm, mė tė qarkullueshėm, mė normal. Do tė ishte mirė qė ne tė nxirrnim para nga buxheti dhe tė shpronėsonim tė gjitha lulishtet e mbetura tė cilat kanė ende sot e kėsaj dite pronar dhe t’i bėnim kėto lulishte tė jetueshme nė shėrbim tė qytetarėve, pastaj tė mendonim pėr tė bėrė sheshet pronė tė kėmbėsorėve. Nė rast se nuk mbrojmė lulishtet dhe mendojmė pėr sheshet, tė cilat sot janė me makina dhe nesėr duhet t’ia kalojmė kėmbėsorėve, mė duket njė autogol shumė i rėndė”, thotė Gonxhe.
Ndėrkohė nė sheshin “Skėnderbej” vazhdojnė punimet edhe pse deklaratat e Ministrisė sė Mjedisit edhe dy ditė mė parė ishin se Bashkia nuk ka leje mjedisi pėr punimet nė shesh. Nisja e punimeve nga ana e Bashkisė pėr rehabilitimin e sheshit me tė rėndėsishėm nė Shqipėri solli menjėherė kundėrshtimin e qeverisė, ku disa ministra tė kabinetit “Berisha” deklaruan se nisja e punimeve ėshtė e paligjshme.

tirana observer

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi