ILIRIADA PORTAL

Manjani: Tete shkeljet statutore te Edi Rames

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07042010

Mesazh 

Manjani: Tete shkeljet statutore te Edi Rames




Bisedoi: Denis Dedej
Anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ylli Manjani, ne nje interviste te dhene dje per gazeten "Koha Jone", komenton mosperfshirjen e "Opononeces kolektive" ne statutin e PS. Gjithashtu ai thote se te gjithe diktatoret dhe autoritaristet qe ka njohur historia politike ne bote, politikanet e dhunshem, nuk sjellin asgje te re ne partite e tyre, perkundrazi perdorin te njejtat mekanizma, dhe kur e shohin pisk punen te gjithe flasin per te forcuar rregullat e disiplines ne parti, nuk eshte e rastit qe gjithmone nderrohet statuti i partise. Zyrtari socialist sqaron gjithashtu se Edi Rama ne krye te PS e ka shkelur 8 here statutin e partise. Si i shikoni ndryshimet ne statutin e Partise Socialiste qe do te miratohet ne mbledhjen e sotme te Asamblese Kombetare? Edi Rama po kerkon te ndryshoje statutin e partise pa zbatuar asnje edhe nje dite te vetme statutin ekzistues, te cilin gjithashtu e beri vete dhe e serviri si reformim te se majtes. Asgje statutore nuk ka ne veprimet e Edi Rames, ne krye te Partise Socialiste. Ne menyre te spikatur statuti u dhunua brutalisht nga Edi Rama personalisht kur: a) Injoroi Kryesine e partise per 6 muaj me radhe, duke shkelur haptazi nenin 27 te statutit; b) Therret Asamblene Kombetare ne kundershtim me nenin 25 te Statutit. Ju e keni vene re se mbledhjet e Asamblese jane pa axhende, pa votim e pa ide politike. Ato jane thjesht konference per shtyp e Rames; c) Ne kundershtim me nenin 44 te statutit, ka emeruar Elisa Spiropalin si kryetare te FRESH-it, pa i shqyrtuar kandidaturat ne Kryesi; d) Per shkak se nuk i pelqen Rames dhe ne kundershtim te hapur me nenin 45 te Statutit, Forumi i Gruas eshte pa drejtues; e) Ne kundershtim te hapur me nenin 49 , Edi Rama nuk miraton raportin financiar te partise; f) Ne kundershtim me statutin por edhe me vendimet e Kongresit dhe te Asamblese, Edi Rama nuk therriti asnjehere Komisionin e Garancive Statutore per ta legjitimuar si gjykaten e Partise. PS e ka pasur shume te forte kete institucion. Pikerisht kete gje nuk e deshi asnjehere Edi Rama; g) Ne kundershtim me nenin 27, Edi Rama emeroi Aldrin Dalipin si Kryeredaktor i Zerit te Popullit; i) pa dyshime ne kete liste duhet renditur edhe krye shkelja e nenit 28 te Statutit nga ana e Edi Rames kur nuk u largua nga drejtimi partise megjithese humbi zgjedhjet. Keto jane disa prej shkeljeve me te spikatura, qe tregojne nje mendesi anarshie qe futi ne PS, Edi Rama. Nese analizojme situaten statutore dhe organizative te bazes se partise, ajo eshte me lemsh akoma. Edi Rama ka nderprere cdo komunikim me disa kryetare te PS ne bashki e komuna, thjesht per faktin se i urren patoligjikisht. Ne keto dege, Rama ne menyre jo statutore ka komanduar disa persona pa identitet politik dhe ne kundershtim me vullnetin e anetaresise (mos harroni se PS adaptoi parimin nje anetar nje vote). Keshtu per shembull, ne njesine 10, Edi Rama nuk i duron socialistet e kesaj njesie. Ai s'do as t'i shohe me sy. Vetem kjo e shpjegon faktin se perse nuk u zhvilluan zgjedhjet per kryetarin e ri ne kete njesi. Ai ka komanduar nje punonjese bashkie (me te cilen s'kam gje personalisht) dhe keshtu PS e qendres se Shqiperise eshte totalisht ne kaos. Keto shkelje nuk jane pak, por prekin thelbin e organizimit te partise. Ishte propozuar qe te perfshihej oponenca kolektive ne statut, por eshte hedhur poshte. Si e shikoni kete gje? Nga pikepamja qe parashtrova me lart, ndryshimet qe propozon Rama, jane thjesht nje "vere ne uje". Ai nuk ka per t'i zbatuar as keto ndryshime. Perkundrazi ne emer te tyre ai do te filloje betejen e tij te radhes me te gjitha ata qe e kundershtojne. Ne emer te ketij statuti te ri, ai do te perjashtoje nga forumet te gjithe ata qe mendojne jo si ai. Me kete proces ka ngarkuar Gramoz Rucin, i cili ne emer te kohezionit do te "fshije" nga partia te gjithe armiqte e brendshem. Tamam si ne kohen e Partise se Punes. Kete parti me sa duket keto njerez, e njohin mire dhe nuk dine model tjeter. Ju shpreheni kritik ndaj zbatimit te statutit ne PS. Mendoni se do te ndryshoje kjo gje ne te ardhmen, me statutin e ri qe do te miratohet? PSSH sot vetem emri i ka mbetur, sepse rregullat dhe drejtimin e ka si ne kohe te PPSH. Do t'i ftoja drejtuesit e partise qe te jene te sinqerte te pakten njehere me veten e tyre dhe te propozojne qe edhe emrin ta kthejne ne PPSH ose ne PNSH (Partia e Ndertuesve Shqiptare). Fakti eshte se kjo parti po kalon ne fazen e nenshtrimit me dhune nga oligarkia e KRT-se te Bashkise Tirane dhe te disa bashkive te ngjashme. Nga praktika boterore kjo eshte faza qe kane kaluar te gjitha partite qe jane rrudhur madje deri ne shuarje. Kete gje po ben edhe Edi Rama, i cili e urren patologjikisht te varfrin, mendimtarin, te lirin, ligjin dhe institucionet. Te gjithe diktatoret dhe autoritaristet qe ka njohur historia politike ne bote, politikanet e dhunshem nuk sjellin asgje te re ne partite e tyre, perkundrazi perdorin te njejtat mekanizma, dhe kur e shohin pisk punen te gjithe flasin per te forcuar rregullat e disiplines ne parti, nuk eshte e rastit qe gjithmone nderrohet statuti i partise. Ky eshte dallimi nga burrat e shtetit, pasi ato sjellin gjera te reja ne parti dhe jo te vjetra. Mos lejimi i oponences kolektive ne PS, sa ndikon per nje parti politike? Partia Socialiste nuk eshte me ajo qe beri vendin me Kushtetute, por eshte shnderruar ne parti qe shkel hapur Kushtetuten. Nga parti me demokraci te brendshme eshte shnderruar ne parti qe ndalon fjalen dhe mendimin e lire. Me keto veprime PSSH e Edi Rames, eshte ne kufijte e legjitimitetit. Neni 7 i ligjit te partive politike kerkon nje parti qe organizohet sipas parimit nga poshte lart, pra ne baze demokratike. Ky nen i ligjit kerkon qe partite te garantojne lirine e shprehjes, ndersa Partia e Edi Rames e dhunon mendimin ndryshe. Ne keto kushte, besoj se eshte luks te flasesh per oponence kolektive apo fraksion. Cila eshte zgjidhja e situates se krijuar? Sic edhe kam thene me pare, e vetmja zgjidhje qe ka mbetur per te shpetuar PS qe njohin njerezit, eshte largimi i Edi Rames dhe rimarrja e drejtimit nga ana e zotit Nano. Z.Nano eshte nje investim i gatshem per kete parti. Pervoja e tij eshte e domosdoshme ne keto momente teper te veshtire per partine dhe te majten. Kete mendim nuk e kam personal por si rezultat i nje veshtrimi te kujdesshem i votimeve dhe opinioneve brenda partise. Socialistet ne shumice nuk e duan Ramen, por ai thjesht ju ka mbetur ne dere. Jam i bindur se nese Nano vendos te kthehet ne parti, Rama mbetet ne minorance, pra kthehet ne vendin qe ka realisht ne PS te pakten deri sa te jete kryetar bashkie, ne krye te grupit ndertues.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi