ILIRIADA PORTAL

Bufi sherr me Ngjelėn pėr PS nė studion e ALSAT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07042010

Mesazh 

Bufi sherr me Ngjelėn pėr PS nė studion e ALSAT




Ish-kryeministri e qėllon me stilolaps dhe e fyen

Mjaft i ashpėr ėshtė zhvilluar dje debati nė mes ish-kryeministrit socialist Ylli Bufi dhe kryetarit tė Ligj dhe Drejtėsi Spartak Ngjela nė studion e televizionit ALSAT nė emisionin “Studio e Hapur”. Debati ėshtė zhvilluar pėr mėnyrėn e politik bėrjes sė opozitės gjatė kėtyre nėntė muajve, politikė e cila ėshtė kritikuar nga ish-kryeministri Bufi por qė ėshtė vlerėsuar nga Spartak Ngjela.

Gjatė debati Bufi e ka quajtur idiot Ngjelėn dhe e ka goditur me stilolaps. Ngjela ka ngritur disa herė tonin e zėrit tė tij, kryesisht nė debatin qė zhvilloi me pėrfaqėsuesin e PS, Ylli Bufin, i cili u shpreh se PS kishte dėrguar Ngjelėn nė kėtė emision. “Me mua nuk bėnė lodra tė tilla. Shterimi i ujit nė njė burim nuk ėshtė faji im. Ik gjej ujin., mua nuk mė delegon dot as zoti. Jam njeri me integritet. Kam ardhur tė bėjė analizėn e opozicionit”, i ėshtė drejtuar Ngjela, anėtarit tė asamblesė parlamentare tė PS, Ylli Bufit. Ndėr tė tjera, gjatė fjalės sė tij, Ngjela ka deklaruar se Rama ėshtė treguar tepėr i butė, qė pas momentit tė artikulimit tė manipulimit tė zgjedhjeve. “Ka hu pas koke, mbasi tė kanė manipuluar zgjedhjet”, theksoi Ngjela. Sipas tij, bojkoti i opozitės sensibilizoi gjendjen pėr manipulimin e botės nė institucionet ndėrkombėtare . Ndėrsa Anėtari i asamblesė sė Partisė Socialiste, Ylli Manjani deklaroi se zgjedhjet janė manipuluar me para nė dorė dhe se kryetari i PS, Edi Rama ka shkelur kushtetutėn e partisė duke urdhėruar politikisht 65 deputetėt opozitarė qė tė refuzonin betimin nė parlament. “Janė manipuluar zgjedhjet me para nė dorė, nuk ėshtė manipuluar vota tek komisionerėt e mi. Ka ēuar asistencėn sociale, janė borderotė e shtetit, janė tė verifikueshme. Ky ėshtė hetim, nuk ėshtė folur kurrė nė PS pėr kėtė. Kjo ėshtė e vėrteta”, u shpreh Manjani. Ai theksoi ndėr tė tjera, se Berisha qeverisė nė mėnyrė komode pėr faj tė opozitės dhe sepse vėmendja e opinionit ėshtė shkėputur nga qeverisja. Nė kėtė drejtim ai shtoi se tė gjithė merren me kutitė, kauzė qė nuk duhet tė ekzistonte, dhe se kushdo tė ishte kryeministėr nė kėto kushte do tė punonte nė mėnyrė komode. “PS ėshtė mė e dobėt sepse po pėrdorė politikė tė gabuar dhe pa krye, as vet Rama nuk e ka ditur fundin e kėsaj historie. Problemi ėshtė se mė duket njė strategji dalėse nga ky budallallėk i kėtyre 8 muajve”, nėnvizoi ai.



sot
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24166
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi