ILIRIADA PORTAL

Ndalja e mendimit ndryshe, nisin doreheqjet nė PS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08042010

Mesazh 

Ndalja e mendimit ndryshe, nisin doreheqjet nė PS




Denis Dedej
Anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ylli Manjani, dha dje doreheqjen zyrtare nga pozicioni i kryetarit te Komisionit te Ligjeve ne AK. Doreheqja u paraqit gjate punimeve te djeshme te Asamblese, nga ku ne kerkesen drejtuar Rucit, kryetari socialist tha se tre vite me pare, kur Asambleja Kombetare e Partise Socialiste miratoi propozimin e kryetarit te partise, per ta emeruar si kryetarin e Komisionit te Ligjeve, nuk mund ta perfytyronte se partia e tyre do te katandisej kaq keq. Ai tha se pranoi te jete anetar i Asamblese Kombetare dhe te drejtoje Komisionin e Ligjeve, sepse mendonte se ishte ne partine e duhur, me njerezit e duhur qe perfaqesojne idete e duhura ne lidhje me sundimin e se drejtes dhe konstitucionalizmin ne vend. Sipas tij, nuk kishte se si te mendonte ndryshe per nje parti qe kishte bere Shqiperine me nje Kushtetute moderne dhe me legjislacion modern. "Nuk mund te mendoja ndryshe per nje parti qe demokracine dhe te drejten i kishte te shenjta. Nuk kisha se si te mendoja ndryshe per nje parti qe debatonte edhe me ze te larte brenda vetes, kur gjerat nuk shkonin ashtu sic duhej. Sot pas tre vitesh, per fat te keq, eshte zhdukur ne menyre zhgenjyese", deklaroi Manjani. Per te, partia qe beri Kushtetuten dhe ligjet e demokracise i zhberi ato me lehtesine me te madhe. Sipas tij, "partia qe kishte marre flamurin e kampionit te demokracise ne vend, sot eshte jo me thjesht si te gjitha partite e tjera shqiptare, por parti qe eshte vetem nje hap larg nga modelet e partive qe prodhuan autokratet e shekullit te shkuar". Ai nenvizoi se "partia qe hoqi mjeshterisht damken e Partise Komuniste, sot vetem emri e ndan me ate parti". "Nga partia model ne perfaqesimin e interesave te Shqiptareve, sot kemi nje parti model ne mbrojtjen e interesave private te nje grupi njerezish pa ngjyre e shpirt politik. Partia Socialiste sot eshte parti e oligarkise se ndertimit ne vend. Ky eshte vetem hapi i pare i shuarjes se shpirtit dhe modelit social-demokrat ne vend", u shpreh perpara anetareve te Asamblese Kombetare, Ylli Manjani. Si profesionist i ligjit, vijoi ai, nuk ka pranuar per asnje cast te cedoj aspak nga parimet e sundimit te se drejtes, qofte kjo edhe per interesa te grupit politik ku ben pjese. Sipas tij, politika me e drejte dhe me realiste qe kerkon Shqiperia, eshte krijimi me cdo kosto i edukates qytetare te sundimit te se drejtes ne vend. Per te, ne kete kohe te veshtire politike, eshte perforcuar bindja personale se te merresh me politike, vecanerisht me opozite duhet te kesh fytyre. "Te gjitheve ne, Gramoz, kujt me pak e kujt me shume na mungon kjo fytyre. Na mungon kjo fytyre, jo per arsyet qe thone partite e tjera, po per arsyet tona. Nuk ka sesi te jesh i besueshem teksa flet per demokracine ne vend nga njera ane dhe brenda partise demokracia nuk ekziston nga ana tjeter", vijoi me tej anetari i AK. Zyrtari socialist tha se nuk ka sesi te flasesh per ligj, shtet e Kushtetute, kur PS i dhunon pa as me te voglen pengese. "Nuk ka sesi te flasesh per kryetaret e partive te tjera, kur kryetari yne shkeli cdo norme e moral, qe vete e vendosem per te bere dallimin nga te tjeret. Prandaj per te gjitha keto arsye kam vendosur te dorezoj detyren e kryetarit te Komisionit te Ligjeve te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste", perfundoi fjalen e tij Ylli Manjani. Cilet nuk moren pjese ne Asamble Ne mbledhjen e djeshme te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku diskutohej drafti per ndryshimet statutore ne seline roze, mungonin mjaft figura te njohura te socialisteve. Personalitete si Rexhep Meidani, Servet Pellumbi, Fatos Nano dhe Ylli Bufi, nuk ishin te pranishem te kete mbledhje. Prej kohesh shumica e figurave te selise roze qe kane mbajtur drejtimin e qeverise socialiste, apo drejtimin e partise, nuk jane te perfshire ne aktivitetet e organizuara nga selia roze. Ndersa nga deputetet e LMN-se munguan deputetet Kastriot Islami dhe Andis Harasani. Batutat ne Asamblene Kombetare te PS Sajmir Tahiri: Ne parim jam dakord qe te garantohet minoranca, edhe mendimi ndryshe, megjithese minoranca eshte e garantuar ne statutin aktual. Por "Oponenca Kolektive" qe propozohet jo vetem qe se mbron mendimin ndryshe, por e kthen qellim ne vetvete, per hir te perfaqesimit ne organet e partise dhe pushtetit. Te vendoset votim me kandidatura alternative, per te gjitha forumet e zgjedhura te partise dhe te konsolidohet institucioni i meritokracise, sepse komisionet e partise kane mbi 2 vjet qe nuk mblidhen, ka anetare Asambleje qe kane mbi 6 muaj qe nuk vijne ne mbledhje, ka keshilltare te zgjedhur vendore, qe nuk bejne detyren dhe ka anetare partie fiktive. Bashkim Fino: Une nuk jam per Asamblene e rrethit, sepse rikthimi tek rrethi eshte rikthim ne nje tradite qe ne e kemi pasur me pare. Nuk ekziston nje ndarje administrative e rrethit dhe ne shkalle rrethi nuk ka dhe nuk prodhohet pushtet. Madje ne hyrje te statutit te partise, ne themi se PSSH ushtron veprimtarine e saj ne baze te Kushtetutes. Ne kete kuptim, kushtetuta nuk ka me nocionin e rrethit dhe detyrimisht PS s'mund te aplikoje organizime strukturore qe nuk i perfshin dhe Kushtetuta. Une jam per krijimin e struktures se zones, ZAZ, pasi kjo strukture do te jete me efektive dhe me rezultateve. Mimi Kodheli: Programi te lihet per diskutim ne Kongres, se kemi pak kohe qe kemi marre draftin. Artan Lame: Propozoj qe vendet qe jane bosh ne Asamblene Kombetare, te zevendesohen me ata qe kane qene ne liste, por nuk jane futur, per shkak se nuk kane marre votat e duhura. Kjo pasi ne statut eshte vene, qe vendet te cilat ngelen bosh, ka te drejte Kryesia te percaktoje anetaret e rinj.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi