ILIRIADA PORTAL

Popullėsia e Durrėsit arrin nė 200 mijė banorė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12042010

Mesazh 

Popullėsia e Durrėsit arrin nė 200 mijė banorė







Popullsia e qytetit tė Durrėsit, sipas regjistrimeve nga dega e Statistikave dhe e Gjendjes Civile pranė Bashkisė, ka arritur nė 200 mijė banorė, duke shėnuar shifrėn mė tė lartė nė historinė e tij 3000-vjeēare. "Brenda 15 viteve tė fundit, popullsia e qytetit antik ėshtė dyfishuar, ēka pėrbėn njė tregues tė rėndėsishėm tė rritjes tė tij ekonomike dhe sociale", - thanė pėr “standard” burime nga Drejtoria e Gjendjes Civile nė Bashkinė e Durrėsit. Sipas tė njėjtave burime, qyteti i Durrėsit vazhdon tė jetė qyteti me popullsinė mė tė lartė nė vend, pas kryeqytetit. Rritja e pandėrprerė e popullsisė i detyrohet lėvizjes sė lire tė shqiptarėve pas shembjes sė diktaturės komuniste. Nė regjistrimin e vitit 1989, qyteti bregdetar shėnonte 79 mijė banorė dhe brenda pesė vjetėsh popullsia arriti nė 100 mijė vetė. Rritja e popullsisė gjatė periudhės 1994-2009 ka qenė graduale dhe dyfishimi i saj ka rritur ndjeshėm edhe shtrirjen e qytetit bregdetar. Tani veē popullimit tė zonės periferike tė plazhit dhe asaj tė Shkozetit, qyteti ėshtė zgjeruar nė pjesėn e ish-Kėnetės, si dhe nė zonat veriore tė Spitallės dhe Porto-Romanos. Sipas specialistėve historianė dhe arkeologė, shifra prej 200 mijė banorėsh ėshtė mė e larta nė historinė e qytetit antik. Durrėsi ėshtė njė nga qytetet mė tė njohur nė periudhėn e Antikitetit dhe tė Mesjetės. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė se qyteti ka nisur tė banohet afro 3000 vjet mė parė, nga ilirėt taulantė dhe vazhdon tė mbijetojė nė tė njėjtin vend ku ėshtė themeluar, me gjithė pushtimet, luftėrat dhe tėrmetet shkatėrruese nė shekuj. Specialistėt thonė se numri i popullsisė nė 20 vitet e ardhshme do tė rritet sėrish.
Artur Ajazi
standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi