ILIRIADA PORTAL

Universitetet, hapet thesi, bursa dhe kredi pėr studentėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15042010

Mesazh 

Universitetet, hapet thesi, bursa dhe kredi pėr studentėt




Ardit Bido

Propozimi pėr reformėn e re financiare nė universitete; tarifat pėr studimet rriten, por shteti do tė financojė ose kreditojė tė gjithė studentėt

Njė nga modelet e reja tė financimit tė arsimit tė lartė, qė po shqyrtohet dhe shihet si favorit pėr t’u aplikuar, parashikon qė shteti tė paguajė ose kreditojė studentėt dhe t’u mundėsojė atyre ndjekjen e universitetit. Sipas kėtij propozimi, studentėt mė tė mirė dhe ata nė vėshtirėsi ekonomike marrin njė kupon shtetėror qė ėshtė i barabartė me koston e studimit dhe pėrzgjedhin universitetin publik ose privat ku dėshirojnė dhe shteti paguan shumėn reale tė kuponit. Pjesa tjetėr e maturantėve qė mund tė mos i kenė paratė nė dorė pėr tė paguar shkollėn, pėrfitojnė kredi afatgjata ku gjatė viteve tė studimit duhet tė paguajnė vetėm interesin, njė shumė minimale, ndėrsa pjesėn tjetėr tė kredisė e kthejnė, pasi pėrfundojnė studimet. Ndėrkohė, tarifat e studimit minimalisht barazohen me kostot reale, qė do tė thotė se studimet do tė kushtojnė disa herė mė shumė sesa sot.

Kjo skemė funksionon nė shumė vende tė botės pėr financimin e universitetit publik dhe sipas burimeve tė gazetės “standard”, ėshtė skema qė shihet me mė shumė pėrparėsi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr reformėn e re qė pritet tė prezantohet kėtė verė.

Prej gati dy muajsh, ministri i Arsimit, z. Myqerem Tafaj, ka ngritur grupin e punės qė po harton draftin e ri tė financimit tė universiteteve e qė pritet tė sjellė njė koncept tėrėsisht tė ri tė mėnyrės sė shpenzimit tė parave publike pėr arsimin e lartė. Burime konfidenciale tė gazetės “standard” bėjnė tė ditur se njė prej modeleve me mė shumė pėrparėsi gjatė shqyrtimit ėshtė ajo e financimit tė studimeve pėr studentėt e mirė dhe ata nė nevojė, si nė universitetet publike, ashtu edhe nė ato private, duke mos pėrcaktuar mė tarifa nėn kosto pėr universitetet publike e duke bėrė qė gjithė pjesa tjetėr e studentėve tė mbulojnė vetė koston e studimeve me ndihmė shtetėrore.

Modelet

Zyrtarisht, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės bėn tė ditur se tė gjitha modelet e financimit janė hedhur nė tavolinė dhe po shqyrtohen nga komisioni pėrkatės. Por deri tani, sipas burimeve tė “standard” modeli lituanez dhe ai kilian janė ata qė kanė gjetur mė shumė terren. Universitetet private kanė kėrkuar prej kohėsh qė tė kenė “pjesėn” e tyre nė buxhetin qė pėrcaktohet pėr arsimin e lartė dhe duket se dy modelet e sipėrpėrmendura janė tė avantazhuara.

Drejtoria e Arsimit Parauniversitar nė Ministrinė e Arsimit bėn tė ditur se ende asgjė nuk ėshtė pėrcaktuar dhe se tė gjitha modelet janė duke u shqyrtuar, duke mos arritur medoemos nė njė rezultat pėrfundimtar. “Deri tani janė tė gjitha modelet nė shqyrtim dhe nuk ka asnjė vendim nė lidhje me modelin e ri tė financimit. Mund tė jetė njė nga modelet e shqyrtuara, por mund tė jetė edhe njė hibrid i tyre, qė do tė funksiononte mė mirė nė arsimin e lartė shqiptar”, – deklaroi pėr “standard” drejtori i kėsaj drejtorie, z. Arjan Xhelaj.

Gjithsesi, burime pėr gazetėn thonė se modeli lituanez dhe ai kilian, i pari i shqyrtuar nga afėr edhe nga ministri Tafaj gjatė njė vizite pune pak javė mė parė, kanė njė epėrsi nė diskutimet e deritanishme nė ministri. Kėto modele bazohen nė tė dyja rastet nė tri nivele, nė bursa, kredi dhe kuponė, tė cilėt mund tė pėrfitohen nga studentėt.

Kuponė pėr shkollėn

Dy modelet mė tė favorizuara, sipas burimeve tė gazetės, kanė tė dyja nė themel tė funksionimit tė tyre kuponėt. Kėta kuponė, qė kanė njė vlerė tė caktuar, tė llogaritur nė bazė tė kostos sė studimeve, u jepen studentėve nė dorė dhe studentėt pėrzgjedhin shkollėn ku duan tė vijojnė studimet. Duke dhėnė kėtė kupon nė shkollė, ėshtė shteti ai qė paguan vlerėn e kuponit, si nė rastin kur ky ėshtė universitet publik, edhe nė rastin kur ai ėshtė privat.

Nė kuptimin real, kuponėt janė njė formė e ngjashme me “bonot e privatizimit” tė cilat mund tė pėrdoren vetėm pėr pagimin e tarifės vjetore tė shkollimit tė studentėve. Si nė Lituani, edhe nė Kili, kėta kuponė janė si pėr studentėt mė tė mirė, edhe pėr ata me tė ardhura minimale. Nė Kili, 5% e maturantėve mė tė mirė pėrfiton kuponin, ndėrkohė qė pjesa tjetėr e kuponėve shpėrndahet pėr ata qė kanė nevojė ekonomike.

Risia qė sjellin kėto dy sisteme, nė rast se do tė aplikohen nė Shqipėri, ka tė bėjė me konceptin nė vetvete tė universiteteve nė vend. Deri mė sot, buxheti pėr arsimin e lartė u jepet universiteteve publike, nė bazė tė buxhetit qė ato kėrkojnė. Nėse njė sistem i tillė do tė prezantohet, atėherė kuponėt do t’u jepen maturantėve pėrfitues, tė cilėt do tė zgjedhin universitetin qė duan tė vijojnė studimet, qoftė ky privat apo publik, e mė pas shteti do tė japė shumėn pėrkatėse qė pėrmban kuponi tek ky universitet.

Kredi me sigurinė e shtetit

Elementi i dytė nė kėtė model ka tė bėjė me kreditė studentore, qė janė tė panjohura pėr sistemin shqiptar. Kėto kredi janė tė buta, me garanci tė shtetit dhe tė universitetit dhe nė Lituani e nė Kili shėrbejnė mė sė shumti pėr atė kategori maturantėsh qė nuk pėrfiton kupon.

Nėse ky sistem i ri financimi vihet nė jetė nė format e mėsipėrme, tarifat studentore vjetore do tė jenė tė bazuara nė koston e studimit edhe pėr universitetet publike. Si pasojė, nga 15 deri nė 40 mijė lekė tė reja qė janė sot, ato do tė katapultohen nė mė shumė se 80 mijė lekė tė reja nė vit; shifėr kjo vėshtirė e pėrballueshme nga klasa ekonomike e mesme e shoqėrisė.

Pėr kėtė arsye, dy modelet ofrojnė mundėsinė qė studenti tė marrė kredi tė barabartė me tarifat e studimit dhe njėzet pėr qind mė tepėr qė do t’i shėrbejnė pėr jetėn e pėrditshme, pėr njė afat 15-vjeēar. Me garancinė e shtetit dhe tė universitetit, ata paguajnė vetėm interesat pėr 6 vitet e para, shifėr kjo qė shkon mė pak edhe se tarifat aktuale tė studimit; ndėrsa pas gjashtė viteve tė para nisin tė paguajnė edhe principalin. Kjo ėshtė konceptuar nė Lituani dhe nė Kili, si model qė mundėson pagim tė lehtė nga studentėt, pasi nė kėtė koncept pas gjashtė viteve, ata do tė kenė mundur tė nisin njė punė nė profesionin e tyre.

Krahas dy instrumenteve tė para tė financimit tė studimeve, ekziston edhe instrumenti i tretė qė ka tė bėjė me bursa dhe financime tė vogla pėr jetėn e pėrditshme tė studentėve, kryesisht pėr ata nė nevojė ekonomike.

Rrjedhojat

Nėse njė model i tillė integrohet nė sistemin tonė arsimor, ai do tė sjellė me vete edhe njė “revolucion” nė mėnyrėn e menaxhimit tė universiteteve, por edhe nė pranimin e studentėve tė rinj. Sot, argumenti kryesor qė pėrdoret pėr menaxhimin e brendshėm tė universiteteve publike ėshtė fakti se ato financohen nga shteti. Me ndryshimin e sistemit tė financimit, ky argument bie e si pasojė universitetet publike pritet tė kenė njė pavarėsi financiare nė pėrdorimin e buxhetit tė tyre me njė kontroll tė rreptė nga Ministria e Arsimit.

Pėr mė tepėr, edhe pranimet nė universitete, pėrcaktimi i kuotave dhe tarifave pritet tė bėhet nė mėnyrė mė autonome. Kjo, pasi nė ēastin qė shteti do tė kthehet nė njė rregullator nė sistemin arsimor, ai nuk do tė mundet mė tė pėrcaktojė se sa kuota “mban” njė degė nė njė universitet publik, ēka mund tė shihet si konkurrencė e pandershme ndėrmjet universiteteve.

Roli rregullator i shtetit ėshtė paralajmėruar edhe nga ministri Tafaj, i cili ka deklaruar paraprakisht autonominė “gjysmė-pavarėsi” qė do t’u ofrohet universiteteve publike. Ndėrkaq, modeli i ri i financimit pritet tė mundėsojė mė shumė konkurrencė ndėrmjet universiteteve dhe vendosjen e tyre nė pozita tė barabarta. Gjithsesi, modeli pėrfundimtar pritet tė dalė nė muajt e verės e aty do tė shihet se cila do tė jetė forma e re e financimit tė universiteteve shqiptare, ku me shumė gjasa studenti do tė jetė marrėsi i fondit shtetėror e jo mė universiteti publik.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi