ILIRIADA PORTAL

Nė 100 ditėt e para tė 2010-ės, 145 denoncime pėr dhunė nė familje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15042010

Mesazh 

Nė 100 ditėt e para tė 2010-ės, 145 denoncime pėr dhunė nė familje




Gjykata e Tiranės mbipopullohet nga proceset e dhunės ndaj grave

Sipas tė dhėnave mė tė fundit tė marra vetėm nga Gjykata e Shkallės sė Parė nė Tiranė, rezultojnė se vetėm pėr vitin 2010, nga janari deri nė prill, janė 145 denoncime pėr dhunė nė familje. Nga kėto kanė pėrfunduar 119 kėrkesa dhe nuk ka pasur asnjė rast pajtimi. Sipas organizatave qė merren me dhunėn nė familje, vetėm rreth 5 pėr qind e grave tė dhunuara nė familje denoncojnė dhunėn e ushtruar ndaj tyre. I vetmi burim informacioni mbetet nė shumicėn e rasteve vetė viktima, e cila nė ēdo rast nuk ėshtė e ēliruar nga paragjykimet dhe stereotipat qė ekzistojnė nė shoqėri. Dhuna nė familje, nė raste tė rralla pėrcaktohet dhe penalizohet si krim brenda familjes, duke mos u paraqitur kėshtu nė statistikat zyrtare. Socializimi i grave dhe burrave nė shoqėrinė tonė dhe caktimi i grave nė role dhe pozita inferiore qė i mbajnė gratė tė varura ekonomikisht, i bėjnė ato me vunerabėl ndaj dhunės se burrave me tė cilėt jetojnė. Shumė akte tė dhunės nga ana e meshkujve janė njė shenjė e dobėsisė, pasigurisė dhe mungesės sė vlerėsimit pėr veten, tė kombinuara me njė kapacitet pėr dominim verbal ose fizik dhe njė ndjenjė se ata duhet tė jenė superiorė dhe tė kontrollojnė gjithēka.
Faktorėt qė nxitin dhunėn nė familje
Faktorėt qė nxitin dhunėn, janė disaplanėsh, ku pėrfshihen: ndikimi i kulturės, ekonomisė, politikės, lėvizjet e mėdha demografike, etj. Faktorė tė nivelit familjar ose mikro ku mund tė pėrfshihen: marrėdhėniet nė familje, modelet me tė cilat janė rritur, edukata e familjes, mėnyra e rritjes sė fėmijėve etj. Faktorė tė nivelit personal ku mund tė pėrmendim: problemet e shėndetit mendor tė individit, abuzimin me alkoolin, drogėn, streset, nivelin arsimor, ērregullimet e ndryshme tė personalitetit, pėrvojat personale nė marrėdhėniet familjare etj.
Pasojat e dhunės mbi viktimat
Shumė gra tė abuzuara janė shprehur se vuajnė nga ērregullime tė stresit postraumatik dhe gjendje ankthi, qė ndodh kur njerėzit janė dėshmitarė tė njė ngjarjeje traumatike si pasojė e sė cilės ata ndihen tejet tė pashpresė ose tė kėrcėnuar pėr vdekje. Simptomat pėrfshijnė pėrjetimin e ndodhisė traumatike nėpėrmjet rikujtimit ose “rishfaqjes”, pėrpjekjen pėr tė shmangur ēdo gjė qė do tė kujtonte traumėn, boshllėkun emocional, vėshtirėsi nė pėrqendrim dhe pagjumėsi, alarmim pėr ēdo gjė etj. Nė pėrgjithėsi, vėrehet se tė mbijetuarat reagojnė emocionalisht dhe fizikisht ndaj ushtrimit tė dhunės. Ato shfaqin ndjenjėn e turpit, vėshtirėsi pėrqendrimi, humbje interesi ndaj atyre gjėrave qė i tėrhiqnin mė parė, izolim nga tė tjerėt etj. Pasojat mund tė renditen nė tri grupime: Pasoja qė lidhen me shėndetin mendor: depresion, frikė, ankth, mungesė vetėvlerėsimi, anoreksi dhe pagjumėsi, ērregullime postraumatike, tentativa pėr vetėvrasje. Pasoja qė lidhen me shėndetin fizik: vdekje, paaftėsi fizike e pjesshme apo edhe e pėrhershme, plagosje, abuzim me drogė dhe alkool, sindromė e irritimit tė zorrėve, pirje duhani shkatėrruese apo seks tė pambrojtur. Pasoja qė lidhen me shėndetin riprodhues: barrė e padėshiruar, probleme gjinekologjike, sėmundje seksualisht tė transmetueshme, abort, lindje nėn peshė, etj.
Format e dhunės nė familje
Nė tė gjitha manualet, studimet dhe raportimet pėrmenden format dhunės, si vijojnė: fizike, psikologjike, seksuale dhe ekonomike. Dhuna fizike: cila fillon nga format mė tė lehta tė saj pėr tė arritur deri nė ato mė ekstremet. Pėrgjithėsisht kjo formė e dhunės takohet te gratė pas disa vitesh martesė (2-3 vjet). Por nuk duhet pėrjashtuar kėtu edhe dhunėn qė fillon mė herėt se kaq. Dhuna fizike pėrfshin: goditje, gėrvishtje, mbylljen nė shtėpi, goditje me sende tė forta, kėrcėnim me thikė apo me armė tė tjera, tentativė pėr vrasje e deri nė formėn mė tė rėndė vrasjen. Kemi dėgjuar shpesh nė media “burri vret gruan pėr shkaqe xhelozie”, mė e rėndėsishmja ėshtė se mėnyrat e vrasjes janė nga mė mizoret, me sėpatė, me thikė, etj. Forma tė dhunės fizike janė edhe pėrpjekjet pėr tė kontrolluar e monitoruar lėvizjet e gruas. Gratė qė dyshohet se nuk janė “korrekte” nė marrėdhėniet bashkėshortore shpesh bėhen viktima tė formave ekstreme tė dhunės fizike. Dhuna fizike pėrfshin: shtyrjen, goditjen, gėrvishtjen, pickimin, kafshimin, hedhjen, mbylljen nė shtėpi, goditjen me objekte tė ndryshme, kėrcėnimin me thikė ose me armė tjetėr, refuzimin pėr ta ndihmuar gruan kur ajo ėshtė shtatzėnė ose sėmurė etj. deri nė formėn mė tė rėndė, vrasjen. Dhuna fizike ėshtė njė formė dhune qė viktimat e kanė mė tė lehtė pėr ta perceptuar dhe pėr ta pranuar pėr vetė natyrėn e ushtrimit tė saj dhe tė gjurmėve tė dukshme qė ajo lė tek viktima. Dhuna fizike, siē pėrshkruhet edhe nga vetė viktimat e dhunės nė materialet e referuara, shfaqet nė forma tė ndryshme. Dhuna Psikologjike pėrfshin talljet, kėrcėnimet, ndjekjen nga pas, mohimin e hapėsirės pėr tė marrė vendime, ndalimin pėr tė dalė me shoqėrinė madje edhe vetėm, kritikėn e vazhdueshme ndaj kulturės, sharjet nė shtėpi dhe nė publik, ngarkimin me faj pėr ēdo gjė qė shkon keq, kontrollin ndaj veshjes dhe gardėrobės. Kjo formė e dhunės ėshtė e hasur pothuajse nė tė gjitha familjet. Ndalimi pėr tė dalė me shoqėrinė, pėr tė shkuar nė punė ėshtė njė nga arsyet e pėrdorimit mė tė shpeshtė tė kėsaj forme dhune. Sipas mendimit tė shumicės sė burrave gratė janė tė destinuara pėr tė qėndruar nė shtėpi, tė jenė amvisa tė mira dhe tė merren me rritjen e fėmijėve. Nė realitetin shqiptar vėrehen kėto forma tė shfaqjes sė dhunės psikologjike: injorim i ndjenjave tė bashkėshortes, kritika tė vazhdueshme, kundėrshtim i vazhdueshėm i mendimeve, poshtėrim nė publik ose privatisht, pėrpjekje pėr ta bindur partneren se dhunėn e meriton nga veprimet e veta, kėrcėnim i partneres pėr tradhti bashkėshortore, shenja xhelozie tė vazhdueshme, kėrcėnimin pėr marrjen e fėmijėve, mbajtje fshehur e parave, mbajtje nė shtėpi pa punė, abuzim me fėmijėt, thirrje me emra poshtėrues etj. Shumica e abuzimeve psikologjike ndodhin nė kontekstin e formave tė tjera tė abuzimit, si ai verbal, ekonomik dhe izolimi social. Burrat qė ushtrojnė abuzim fizik, ushtrojnė edhe abuzim psikologjik. Dhuna psikologjike, pėr vetė natyrėn e saj, ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’u evidentuar, pasi nuk lė gjurmė tė dukshme, si dhuna fizike. Sulmet verbale, poshtėrimi, kėrcėnimi, kufizimi mund tė jenė edhe mė tė dėmshme se sulmi fizik. Dhuna seksuale: pėrfshin marrėdhėnie seksuale me forcė, trajtimin e partneres si objekt seksual, detyrimin pėr te realizuar marrėdhėnie nė forma tė padėshiruara dhe tė papranueshme pėr partneren. Nė vendin tonė denoncimi i kėsaj dhune ėshtė i vogėl. Dhuna ekonomike:Gratė pėrballen edhe me forma tė ndryshme tė dhunės ekonomike, si: kontrolli i partnerit mbi tė ardhurat financiare tė familjes apo edhe ndalimi i pjesėmarrjes sė gruas nė vendimet pėr shpenzimet e parave, madje edhe refuzimi i dhėnies sė parave pėr tė mbuluar nevojat bazė tė familjes, mohimi i pronėsisė mbi pasurinė e pėrbashkėt etj.
Ēfarė strategjish pėrdorin gratė pėr tė pėrballuar dhunėn?
Nė mjaft studime cilėsore analizohet edhe reagimi i grave tė dhunuara. Shumica e tyre reagojnė duke fajėsuar vetveten pėr dhunėn qė ushtrohet mbi to nė familje. Ato gjithmonė besojnė se mund ta kishin shmangur konfliktin me partnerin tė tyre duke thėnė, p.sh.: "Ah, sikur ta kisha bėrė darkėn nė kohė! Ah, sikur tė kisha folur me zė mė tė ulėt!" Ato harrojnė ose nuk duan tė besojnė se bashkėshorti i dhunshėm do tė gjejė njė arsye tjetėr pėr t'i dhunuar. Ato mbartin shumė stres mbi vete duke u pėrpjekur tė kontrollojnė sjelljet e tyre dhe tė kėnaqin tekat e bashkėshortėve tė tyre. Njė grup tjetėr i grave tė dhunuara ndihen tė pashpresa nė situatėn qė ndodhen, sepse ato mendojnė se dhuna nė familje ėshtė pjesė e jetės bashkėshortore. Ato kanė parė tė njėjtin model te nėnat e tyre dhe kanė dėgjuar se edhe gjyshet e tyre nuk kanė qenė mė mirė. Kėshtu, ato e konsiderojnė dhunėn si pjesė tė jetės sė tyre.
Sipas studimeve dhe raporteve te kryera ndėr vite
Gjatė viteve 1998-2003, Strehėza pėr Gratė dhe Vajzat e Dhunuara u ka ofruar shėrbim rreth 160 grave, vajzave dhe 220 fėmijėve. Rastet e trajtuara nė kėtė Strehėz dėshmojnė pėr njė dhunė tė skajshme fizike, seksuale, emocionale apo ekonomike ndaj grave dhe vajzave, e ushtruar kryesisht nga bashkėshorti, partneri, babai apo vėllai, si dhe nga persona tė tjerė tė familjes. Nė raportin pėrfundimtar pėr “Studimin rreth shėndetit riprodhues, Shqipėria 2002”, ku janė analizuar pėrgjigjet e 5697 grave dhe tė 1740 burrave, rezulton se 30.4 pėr qind e grave tė anketuara kanė pėrjetuar gjatė jetės dhunė tė ushtruar nga partneri i tyre nė formėn e dhunės verbale, 8.2 pėr qind dhunė fizike dhe 2.9 pėr qind abuzim seksual . Ndėrsa nė njė anketim me kampionė, tė realizuar nė Tiranė me gratė e martuara tė moshave 25-65 vjeē, nė periudhėn korrik- tetor 2003, rezulton se mė shumė se njė e treta (37 %, 384/1039) e grave tė intervistuara kishin pėrjetuar tė paktėn njė rast dhune nga bashkėshorti gjatė vitit tė mėparshėm. 267 (26%) prej tyre kishin pėrjetuar tri apo mė shumė raste dhune, 655 (63%) pohuan se nuk kishin pėrjetuar asnjė rast dhune, 45 (4%) dy raste; 97 (9%) tri raste: 104 (10%) pesė deri nėntė raste, 27 (3%) dhjetė apo mė shumė raste dhune. Nga njė testim pėrmes pyetėsorėve tė realizuar nė vitin 2004, me njė kampion prej 400 gra dhe vajza tė moshave 18-65 vjeē, banuese nė zonat periferike tė Tiranės, si Kombinat, Laprakė e Kamzė, Tiranė e Re etj., rezultoi se 50 pėr qind e tė intervistuarave (pasi pjesa tjetėr rezervohej pėr t’u pėrgjigjur) kanė qenė viktima tė kėrcėnimit apo tė abuzimit fizik nė familje.

145
Nė Gjykatėn e Tiranės, vetėm pėr kėtė vit janė regjistruar 145 denoncime pėr dhunė nė familje. Meshkujt shqiptarė kanė treguar “muskujt” duke detyruar femrat e familjes qė t’i drejtohen dyerve tė gjykatės pėr tė vendosur drejtėsi. Kjo pėrbėn njė shifėr alarmante pėr shoqėrinė shqiptare.

2010
Viti nė tė cilin jemi, ka hyrė mjaft i mbrapsht pėr sa i pėrket dhunės nė familje. Vetėm nė tre muaj e gjysmė, nė Gjykatėn e Tiranės zhvillohet njė gjyq e gjysmė nė ditė. Kjo shifėr ėshtė zyrtarisht, pasi pjesa mė e madhe nuk bėjnė denoncime pėr dhunėn qė ushtrohet ndaj tyre.

119
Ėshtė numri i gjyqeve tė cilat kanė pėrfunduar. Nė asnjė rast viktima e dhunės nuk ka pranuar tė pajtohet me agresorin qė nė shumicėn e rasteve ėshtė bashkėshort ose ish-bashkėshort. Proceset gjyqėsore pėr dhunėn nė familje pėrfundojnė shpejt, ē’ka bėn qė dhe palėt tė mos kenė mė kontakte me njėri-tjetrin.
Sajmira Dhoska

tirana obsever

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi