ILIRIADA PORTAL

Po mbahet Konferenca 'Shqipėria drejt Bashkimit Evropian, njė rrugė mbi meritėn'

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

15042010

Mesazh 

Po mbahet Konferenca 'Shqipėria drejt Bashkimit Evropian, njė rrugė mbi meritėn'




Kukan: Tė gjitha kriteret teknike janė pėrmbushur dhe Shqipėria ėshtė gati pėr liberalizimin e vizave. Delegacioni, tė cilin unė kryesoj, do tė qėndrojė pėrherė mė mėnyrė realiste dhe do tė ndihmojė gjithmonė me shumė realizėm miqtė tanė shqiptarė, nė rrugėn e tyre drejt BE-sė. Berisha: Ne ndihemi sot krenarė pėr atė ēfarė kemi arritur, por njėkohėsisht mė tė vendosur se kurrė ndėrmarrin ēdo reformė dhe paguajmė ēdo ēmim pėr ta bėrė integrimin europian, kėtė projekt-ėndėrr sė shpejti realitet.

Nė nisje tė vizitės sė tij nė Bruksel, Kryeministri Berisha ishte relator nė konferencėn e organizuar nė Parlamentin Europian, posaēėrisht pėr nder tė tij, nga Fondacioni Robert Schuman dhe Presidenti i kėtij fondacioni, Jean-Domenique Giuliani. Nė konferencėn me temė “Shqipėria drejt Bashkimit Europian, njė rrugė mbi meritėn” merrte pjesė edhe zoti Joseph Daul, President i grupit parlamentar tė Partisė Popullore Europiane dhe zoti Eduart Kukan, kryetar i Delegacionit pėr Europėn Juglindore nė Parlamentin Europian.

Nė nisje tė Konferencės, Presidenti i Fondacionit, zoti Giuliani falėnderoi Kryeministrin Berisha qė pranoi tė merrte pjesė nė kėtė panel tė rėndėsishėm, pėr t’u bėrė me dije eurodeputetėve tė pranishėm nė konferencė vizionin tij dhe tė qeverisė shqiptare pėr integrimin e Shqipėri nė Bashkimin Europian dhe pėr hapat e ndėrmarrė nga qeveria shqiptare nė kėtė drejtim.

Nė konferencė foli edhe kryetari i Delegacionit pėr Europėn Juglindore nė PE, zoti Eduart Kukan, i cili nė hapje tė fjalės sė tij shprehu mbėshtetjen e fuqishme ndaj ambicieve europiane tė Shqipėrisė.

“Integrimi i Shqipėrisė nė BE ėshtė i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, siē ėshtė i rėndėsishėm edhe pėr BE-nė. Delegacioni, tė cilin unė kryesoj, do tė qėndrojė pėrherė mė mėnyrė realiste dhe do tė ndihmojė gjithmonė me shumė realizėm miqtė tanė shqiptarė, nė rrugėn e tyre drejt BE-sė. Ne kemi pasur vetė mundėsinė, nė vizitėn tonė nė Shqipėri, pėr tė parė nga afėr progresin e jashtėzakonshėm qė vendi ka bėrė nė kėto vite. Pra, zoti Kryeministėr, devotshmėria dhe puna juaj e palodhur ka funksionuar dhe ne tė gjithė e ēmojmė kėtė dhe e shohim nga afėr progresin e Shqipėrisė. Ju e dini mė mirė se unė, se ka ende shumė gjėra tė tjera pėr tė pėrmbushur, por unė mendoj se jeni nė drejtimin e duhur dhe ju jeni duke ndėrmarrė politikat e duhura”, u shpreh zoti Kukan.

Pėrsa i pėrket procesit pėr liberalizimin e vizave, zoti Kukan theksoi se Shqipėria ka pėrmbushur kriteret teknike dhe ėshtė gati pėr liberalizimin e vizave.

Ne, - u shpreh zoti Kukan - e pamė vetė se tė gjitha kriteret teknike janė pėrmbushur dhe se Shqipėria ėshtė gati pėr liberalizimin e vizave. Ne urojmė qė Komisioni Europian tė shprehet sa mė shpejt, nė mėnyrė qė Parlamenti Europian ta pėrmbyllė kėtė proces, sepse ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme dhe njė hap tjetėr shumė i rėndėsishėm nė rrugėn drejt BE-sė. Ju, edhe njė herė, keni mbėshtetjen tonė tė plotė.

Zoti Kukan u ndal edhe nė situatėn politike nė Shqipėri, pėr tė cilėn u shpreh se rruga europiane pėr tė zgjidhur konfliktet dhe ēėshtjet politike ėshtė vetėm pėrmes institucioneve demokratike.

Rruga europiane pėr tė zgjidhur konfliktet politike dhe ēėshtjet politike, - u shpreh zoti Kukan - ėshtė vetėm pėrmes institucioneve demokratike dhe proceseve demokratike dhe vendimet e ndėrmarra nga kėto institucione demokratike duhet tė respektohen nga tė gjithė politikanėt. Bojkoti i parlamentit nuk ėshtė mėnyra europiane e zgjidhjes sė ēėshtjeve politike. Mendoj se mesazhi qė unė dhashė ėshtė mjaftueshėm i qartė. Do tė jetė vėrtet me interes pėr Shqipėrinė qė e gjithė politika tė kryhet me pėrgjegjėsi.

Duke marrė fjalėn, Kryeministri Berisha falėnderoi Fondacionin Schuman dhe Presidentin e tij pėr organizimin e kėsaj konference, tė cilėt, prej shumė e shumė vitesh, janė miq tė Shqipėrisė.

20 vjet mė parė, - tha Kryeministri - shqiptarėt, tė cilėt po dilnin nga dimri i diktaturės mė tė egėr qė Evropa ka njohur ndonjėherė, mbushėn sheshet dhe rrugėt e kryeqytetit e tė mbarė vendit me thirrjen: “ E duam Shqipėrinė si Europa!” Sot, kjo ėndėrr mbėshtetet nga mbi 95% e shqiptarėve, tė cilėt panė hapin e parė tė madh drejt realizimit tė saj nė vitin 2006, kur Shqipėria nėnshkroi Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Kryeministri Berisha tha mė tej se qeveria qė ai drejton e ka konsideruar dhe e konsideron procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE si njė proces qė bazohet kryekėput nė performancėn, nė meritėn. Njėlloj si procesin e anėtarėsimit nė NATO, - vijoi Kryeministri - unė kam bindjen mė tė thellė se edhe procesi i anėtarėsimit nė BE, duhet bazuar tėrėsisht nė meritėn, performancėn, imlementimin e njė universi tė tėrė tė reformave tė thella politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore, tė gjithanshme.

Kryeministri u ndal gjerėsisht nė fjalėn e tij nė rezultatet e arritura nė disa nga fushat parėsore, gjatė kėsaj periudhe. Fillimisht, Kryeministri Berisha bėri njė vlerėsim tė zgjedhjeve tė fundit parlamentare nė vend.

Zgjedhjet - tha Kryeministri - kanė qenė njė problem themelor pėr vendin tim. Mė 28 qershor 2009, Shqipėria pati zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare, tė cilat u zhvilluan pas vendosjes sė sistemit dixhital tė Regjistrit tė Gjendjes Civile, duke dixhitalizuar 14 mijė regjistra tė kėsaj zyre, prodhimit tė listave elektronike tė votuesve dhe tė Kartave tė Identitetit elektronike tė tė gjithė votuesve. Bashkė me opozitėn kemi votuar tė gjitha propozimet e saj pėr sistemin zgjedhor, Kodin Elektoral, KQZ-nė. Zgjedhjet e 28 Qershorit 2009, u vėzhguan nga mbi 5 mijė vėzhgues vendorė dhe nga 510 vėzhgues te OSBE/ODIHR dhe institucioneve tė tjera ndėrkombėtare. OSBE/ODIHR doli nė pėrfundimin se kėto zgjedhje kanė pėrmbushur standardet kryesore tė zgjedhjeve dhe konkluduan se nuk pati asnjė provė pėr manipulim rezultati apo numėrim tė parregullt.

Zgjedhjet e 28 qershorit, - tha mė tej Kryeministri - janė zgjedhjet e para ne historinė e vendit, ku tė gjitha proces-verbalet, tabelat e rezultateve dhe ēdo dokument tjetėr tė tė gjitha qendrave tė votimit (gjithsej 4573), pėrveēse nė katėr prej tyre, u firmosėn nga tė gjithė komisionerėt e pranishėm nė votim. Rezultati i tyre u certifikua 7 me 0 nga te gjithė anėtarėt KQZ-se, te zgjedhur nga pozita dhe opozita, nė mėnyrė konsesuale. Kjo, sepse ato ishin unike ne transparencėn e tyre, ku ēdo komisioner dhe ēdo vėzhgues, nė procesin e numėrimit, kishte tė drejtėn e vetos nė kundėrshtinė e tij. Dhe gjatė numėrimit, ēdo vote u filmua, u fotografua dhe transmetua live nė ekrane tė gjerė nė qendrėn e numėrimit dhe nė kohe reale nė KQZ. Por, pavarėsisht kėsaj, kryetari i opozitės ka vendosur tė bojkotojė parlamentin. Ai thėnė se ka dokumente pėr t’ia paraqitur ndėrkombėtarėve, por OSBE/ODIHR ka thėnė se nuk ka asnjė provė pėr manipulim. Mė vonė, ai ka thėnė se e njeh rezultatin, por kėrkon rinumėrimin e votave. Kjo kundėrshtohet nga gjykatat. Gjykata e Apelit e ka kundėrshtuar gjithashtu dhe ka thėnė se nuk mund tė ketė rinumėrim tė votave, kur nuk ka pasur kontestime gjatė procesit tė numėrimit. Unė jam plotėsisht i angazhuar tė trajtoj tė gjithė problematikėn e zgjedhjeve, pėrveē vendimeve tė gjykatave. Ajo ēfarė ne u sugjerojmė ėshtė qė nėse ju keni prova dėrgojini nė prokurori. Ne nuk mund tė bėjmė rolin e prokurorit. Opozita hyri nė parlament, por tani hyn e del. Por mazhoranca ėshtė plotėsisht e angazhuar tė bashkėpunojė me opozitėn dhe ju siguroj se do tė bėjmė gjithēka pėr tė bashkėpunuar me tė.

Lidhur me procesin e liberalizimit tė vizave, Kryeministri Berisha tha se liberalizimi i vizave ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Kryeministri falėnderoi pėrfaqėsuesit e Parlamentit Europian, Komisionit Europian, tė gjithė ata qė na kanė inkurajuar nė kėtė proces. Procesi i vizave, - tha Kryeministri - ėshtė pėrdorur nga qeveria qė unė drejtoj pėr tė transformuar vendin tim. Jam i nderuar tė jem nė krah tė zotit Kukan, i cili ka vizituar Shqipėrinė tre javė mė parė dhe ka parė nė vend tė gjitha arritjet nga kontrolli i kufijve, qendrėn e prodhimit tė dokumenteve tė identifikimit, tė cilat po prodhohen sipas parametrave tė vendeve europiane.

Nė fjalėn e tij, Kryeministri Berisha u pėrqendrua edhe nė masat e ndėrmarra dhe rezultatet nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, nė luftėn kundėr korrupsionit, nė reformat e thella ekonomike dhe fiskale pėr funksionimin e ekonomisė sė tregut. Viti i kaluar, theksoi Kryeministri, shėnoi krizėn mė tė rėndė ekonomike, financiare botėrore, qė pas Depresionit tė Madh. Natyrshėm, Shqipėria i ndjeu pasojat e kėsaj krize, por sidoqoftė, nė dallim nga trendi europian dhe i shumicės sė vendeve tė rėndėsishme pėr ekonominė globale, Shqipėria pati njė performancė pozitive ekonomike.

Nė mbyllje tė fjalės, Kryeministri Berisha u ndal nė rėndėsinė dhe solemnitetin e ditės sė sotme pėr Shqipėrinė. Dorėzimi i pėrgjigjeve tė Pyetėsorit, vlerėsoi Kryeministri, ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėrpara nė rrugėtimin e Shqipėrisė e kombit tim pėr rikthim nė familjen e tij europiane. Ne ndihemi sot krenarė pėr atė ēfarė kemi arritur, por njėkohėsisht mė tė vendosur se kurrė ndėrmarrin ēdo reformė dhe paguajmė ēdo ēmim pėr ta bėrė kėtė projekt-ėndėrr sė shpejti realitet. Rruga gjer kėtu nuk ka qenė njė bulevard dhe e tillė nuk do tė jetė tani e tutje. Rrugėtimi ka qenė i mundshėm, me dhimbje dhe sakrifica, por ndėr mė tė suksesshmit nė memorien e historisė.

Fondacioni Robert Schuman, i themeluar nė vitin 1991, pas rėnies sė Murit tė Berlinit, zhvillon studime dhe hedh ide mbi Bashkimin Evropian dhe politikat e tij, duke i promovuar ato nė tė gjithė Evropėn dhe gjetkė. Pėrmes konferencave dhe debateve tė hapura mbi Bashkimin Europian, ky fondacion kėrkon tė nxisė dhe inkurajojė politikat e Bashkimit Europian dhe dialogun mes vendeve tė BE-sė dhe atyre aspirantė, si dhe konsiderohet njė qendėr kėrkimore mjaft prestigjioze dhe e vlerėsuar nga institucionet e Bashkimit Europian.

bota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi