ILIRIADA PORTAL

Brukseli : Komitet tė posaēėm pėr Shqipėrinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16042010

Mesazh 

Brukseli : Komitet tė posaēėm pėr Shqipėrinė






Rompuy, Berishės: BE, vlerėsim korrekt pėr vizat. Presidenti i BE-sė: Sė shpejti do tė vij nė Shqipėri

Kryeministri Sali Berisha premtoi dje nga Brukseli se do tė bėjė ē’ėshtė e mundur pėr tė gjetur konsensusin me opozitėn pėr reformėn e re zgjedhore. Nė krah tė Presidentit tė Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, me tė cilin pati njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp, kreu i qeverisė, Berisha, garantoi se do tė realizohen tė gjitha reformat e tjera, qė Unioni kėrkon pėr tė pranuar Shqipėrinė. Gjatė takimit qė pati me Presidentin e BE-sė, Berisha e informoi atė pėr reformat dhe situatėn politike nė Shqipėri. Berisha e siguroi z. Rompuy se qeveria e tij do tė bėjė ē’ėshtė e mundur, do tė ndėrmarrė ēdo reformė, do tė miratojė ēdo ligj pėr tė bėrė tė mundur integrimin e Shqipėrisė nė BE. “Gjithashtu, do tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė bashkėpunuar me opozitėn. Jemi gati pėr tė gjetur konsensus pėr reformėn zgjedhore”, - tha Berisha. Pata kėnaqėsinė e madhe tė diskutoj dhe t’i prezantoj Presidentit Van Rompuy tė gjitha pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr t’u afruar mė shumė me BE-nė. Berisha vlerėsoi momentin e vajtjes nė Bruksel duke thėnė: “Erdha kėtu nė njė moment shumė tė rėndėsishėm pėr tė sjellė librin e pėrgjigjeve tė pyetėsorit tė Shqipėrisė nga Komisioni Evropian. Gjithashtu, e informova Presidentin pėr tė gjitha reformat, pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, reformat ekonomike, duke pėrfshirė situatėn politike nė vendin tim”. Mė tej Kryeministri shtoi: “E sigurova Presidentin se qeveria ime dhe unė vetė do tė bėjmė mė tė mirėn, do tė ndėrmarrim ēdo reformė, do tė miratojmė ēdo ligj, nė mėnyrė qė Shqipėria tė ecė drejt integrimit nė BE. Dhe gjithashtu do tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė punuar sė bashku me opozitėn shqiptare. Jemi tė gatshėm tė bėjmė tė gjitha lėshimet nė kuadrin e reformės zgjedhore. Kam njė lajm shumė tė mirė pėr shqiptarėt, qė do tė jepet nga Presidenti. Presidenti Van Rompuy mė premtoi se do tė vizitojė Shqipėrinė dhe do tė jetė njė vizitė shumė historike”. Nga ana e tij, Presidenti i Bashkimit Evropian iu drejtua Berishės: “Ju mirėpres nė kėtė ndėrtesė tė Kėshillit tė Bashkimit Evropian. Kryeministri Berisha pėrfaqėson njė vend qė e ka bėrė nė mėnyrė shumė tė qartė vizionin dhe ambicien e tij politike. Do tė doja ta pėrdorja kėtė mundėsi gjithashtu tė ripėrsėrisja angazhimin tim tė fortė pėr perspektivėn e integrimit tė tė gjithė rajonit tė Ballkanit Perėndimor. Kryeministri mė informoi pėr dorėzimin pranė Komisionit tė pėrgjigjeve tė Shqipėrisė tė pyetėsorit, pas aplikimit pėr t’u bashkuar me BE-nė. Ky ėshtė njė dokument historik pėr vendin tuaj”. Ai bėri tė qartė se politika nė Shqipėri po monitorohet. Teksa u diskutua mes tyre pėr situatėn politike nė Shqipėri, z. Rompuy theksoi se vitin qė kaloi, Shqipėria zhvilloi zgjedhjet e pėrgjithshme qė ishin njė test kyē pėr demokracinė dhe progresin nė rrugėn e anėtarėsimit nė BE. Van Rompuy njoftoi gjithashtu se sė shpejti do tė nisė turin nė vendet e Ballkanit Perėndimor dhe ndėr to edhe Shqipėrinė. Presidenti Van Rompuy theksoi ndėr tė tjera se ai e ndjek me vėmendje situatėn nė vendin tonė, ndėrsa dorėzimin e pėrgjigjeve tė pyetėsorit ai e konsideroi si njė moment historik pėr Shqipėrinė. Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perėndimor ėshtė nė Bashkimin Evropian. “I kam thėnė Kryeministrit Berisha se do tė bėj njė tur nė tė gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perėndimor dhe do tė jetė hera e parė qė do tė vizitoj dhe vendin tuaj tė bukur”, - theksoi Presidenti i BE-sė. Sipas tij, stabiliteti i vendit, si nė situatėn politike, por dhe nė atė ekonomike dhe mė gjerė, janė tė domosdoshme pėr integrimin e vendit nė BE. Nė lidhje me procesin e liberalizimit tė vizave, Van Rompuy theksoi se KE do tė bėjė vlerėsim korrekt pėr kėtė ēėshtje. “Ne diskutuam shkurtimisht liberalizimin e vizave dhe unė e kuptoj rėndėsinė e lidhur me tė dhe jam i bindur qė Komisioni pa dyshim do tė bėjė njė vlerėsim tė plotė dhe objektiv dhe do tė veprojė nė pėrputhje me tė. Diskutuam ēėshtjen e qėndrueshmėrisė dhe bashkėpunimit rajonal, do tė doja tė pranoja kontributin konstruktiv tė Shqipėrisė nė stabilitetin e rajonit dhe nė sfidat e sigurisė sė rajonit. Mė lejoni t’i uroj vendit tuaj suksese tė vazhdueshme, ndėrsa ai ecėn pėrgjatė rrugės sė tij drejt Bashkimit Evropian dhe i thashė Kryeministrit se pėr herė tė parė nė jetėn time, tashmė 62 vjeē, do tė bėj njė tur tė kryeqyteteve tė Ballkanit Perėndimor dhe do tė vizitoj vendin tuaj tė dashur dhe ju do tė jeni aq i sjellshėm qė tė mė prisni”, - pėrfundoi Presidenti i BE-sė.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Brukseli : Komitet tė posaēėm pėr Shqipėrinė :: Komentet

Mesazh prej Fri Apr 16, 2010 8:56 pm nga ad

Nė krah tė Presidentit tė Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy,
personi ne foto nuk eshte Herman Van Rompuy,

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi