ILIRIADA PORTAL

Rama urdhėron bojkotim tė “Ishullit” tė Blushit nė Athinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16042010

Mesazh 

Rama urdhėron bojkotim tė “Ishullit” tė Blushit nė Athinė






Papandreu prezantoi dje nė Athinė librin e Ben Blushit “Tė jetosh nė ishull”, nė prani tė mediave dhe lexuesve grekė. “Shqipėria ėshtė ajo e qė lexojmė nė librat e Blushit”


Pas eksperiencės me bojkotimin e Parlamentit, duket se Partia Socialiste e ka marrė pėrsipėr pėrhapjen e kėsaj mode edhe nė fusha tė tjera. Nuk bėhet fjalė pėr fusha politike, por kėsaj here nė letėrsi, ku anėtarėt e PS-sė janė urdhėruar tė mos pranojnė librin e “deles sė zezė” sė selisė rozė, Ben Blushi. Libri “Tė jetosh nė ishull” i Ben Blushit u prezantua dje pėr publikun grek, gjatė njė aktiviteti ku mori pjesė si referues edhe vėllai i Kryeministrit tė Greqisė, Niko Papandreu. Por duket se debatet politike nė atdhe ndikuan edhe nė jetėn letrare tė Blushit, pasi sipas burimeve tė gazetės “standard”, gjatė prezantimit nuk ishte i pranishėm asnjė prej drejtuesve tė Partisė Socialiste nė Athinė, pas njė vendimi tė marrė nga Edi Rama, qė urdhėroi tė gjithė anėtarėt e degės sė PS-sė nė kryeqytetin grek tė bojkotojnė kėtė aktivitet. Gjatė kėtij aktiviteti Blushi falėnderoi tė pranishmit, qė kishin mbushur sallėn e qendrės kulturore “104” nė Athinė, duke parashtruar edhe filozofinė e librit tė tij. Ndėrkaq, vėllai i Kryeministrit grek, Niko Papandreu, e vlerėsoi kėtė vepėr si njė element qė sjell mė afėr bashkėsitė etnike dhe fetare nė Ballkan. “Shqipėria nuk ėshtė ajo qė shohim nė TV, por ajo qė lexojmė nė librat e Blushit”, tha Papandreu.

Mediat greke kishin ofruar hapėsira tė zgjeruara pėr Blushin dhe pėr veprėn “Tė jetosh nė ishull”. Gazeta mė e madhe greke “Eleftherotipia” botoi njė intervistė tė zgjeruar tė Blushit pėr veprėn, marrėdhėniet mes popujve nė Ballkan dhe pėr integrimin e tė gjithė hapėsirės sonė nė BE, nėn titullin “Shoqėria e hapur e vret nacionalizmin”. “Nuk pėrhap mbivlerėsimin e njė kombi ndaj njė tjetri. Besoj kryesisht nė vlerat e bashkėjetesės. Shoqėria e hapur e vret nacionalizmin”, - shprehet Blushi nė intervistė, duke shtuar se me integrimin e rajonit nė BE, “besoj se do tė humbasim gradualisht identitetin tonė ballkanik, qė ėshtė deri diku otoman. Do tė pėrfitojmė identitetin mesdhetar, qė me kalimin e kohės do tė pėrforcohet. Tė identifikohesh me detin do tė thotė komunikim, ndėrsa tė identifikohesh me malet, siē ėshtė Ballkani, do tė thotė tė vendosėsh kufij. Pėr kėtė arsye nė veprėn time ėshtė shumė i pėrforcuar deti”.

Ai u shpreh edhe pėr shtysat e Skėnderbeut e Ali Pashės pėr tė sunduar nė periudhat e tyre, duke i cilėsuar kėto si tentativa pėr tė sunduar mbi territore shumė herė mė tė mėdha, dhe jo mbi karakteristika kombėtare, duke ruajtur gjithsesi karakterin kombėtar tė dy fisnikėve shqiptarė. Ndėrkohė qė nė njė tjetėr intervistė pėr gazetėn “To Vima” ai flet pėr situatėn fetare nė Shqipėri, duke e cilėsuar si harmoni qė bėn kombin krenar. “Tė krishterėt dhe myslimanėt jetojnė nė harmoni fetare, nuk luftuam njėri-tjetrin dhe as popujt e tjerė nė emėr tė fesė. Nė shumė familje prindėrit besojnė nė fe tė ndryshme, por bashkėjetojnė nė harmoni dhe rrisin fėmijėt e tyre nė mėnyrė qė tė respektojnė fenė e tė tjerėve. Kjo na karakterizon dhe na bėn krenar”, - thotė Blushi. “Tė jetosh nė ishull” ėshtė libri i parė i Ben Blushit dhe ka shitur mbi 30 mijė kopje nė Shqipėri. Varianti grek ėshtė pėrkthyer nga gazetari Niko Anagnostu i gazetės “Eleftherotipia”.



Gazeta Standard

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Rama urdhėron bojkotim tė “Ishullit” tė Blushit nė Athinė :: Komentet

Mesazh prej Fri Apr 16, 2010 8:53 pm nga ad

Nuk eshte shume e rendesishme ne qene te pranishem aktivistet e PS, sepse ai nuk ka qene nje aktivitet politik. Pastaj nuk dihet ne jane fruar kreret e PS atje, pasi ne kto aktivitete zakonisht marrin pjese njerez te ftuar, nga ambasada shqiptare, shoqatat etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi