ILIRIADA PORTAL

Nesėr kongresi i PS fillon spastrimin e “mendimit ndryshe”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17042010

Mesazh 

Nesėr kongresi i PS fillon spastrimin e “mendimit ndryshe”




Zbardhet axhenda e aktivitetit ristrukturohet kryesia dhe asambleja
Zbardhet agjenda e Kongresit tė Partisė Socialiste, i cili siē ėshtė paralajmėruar, do tė mbahet ditėn e diel. Ndonėse pika kryesore e rendit tė mbledhjet ėshtė jetėsimi i ndryshimeve statusore pėr shpalljet e kryetarit mbret, Rama ka vendosur qė paketa e ndryshimeve tė votohet si diēka

e parėndėsishme nė fund. Kėsisoj, mbledhja do tė hapet nga drejtuesi Ruēi, i cili do t’i japė menjėherė fjalėn Ramės. Mandej Rama do tė flasė pėr krizėn ekonomike-politike nė vend, qė sipas tij ka lidhje me vjedhjen e votave me 28 qershor. Ashtu si nė mbledhjet paraardhėse Rama do parashtrojė para delegatėve arsyet se pse PS duhet tė protestojė dhe tė mbajė marrėdhėnie tė kushtėzuar me Parlamentin. Ky fjalim nė formė propozimi do tė merret si i mirėqenė pa pasur nevojėn e hedhjes nė votė. Pas Ramės do tė flasė Braēe dhe Meksi. Fjalimet do tė jenė tė gjata dhe bajate ku do tė mungojė pėrfaqėsimi i socialistėve tė mendimit ndryshe.


Ndryshimet statusore
Menjėherė pas fjalimeve mbi krizėn ekonomike-politike, nė mbledhjen e Kongresit do tė diskutohen ndryshimet statusore, tė cilat u miratuan nė mbledhjen e Asamblesė. Por, pėrveē ndryshimeve tė bėra publike deri mė tani, nė Kongres do tė ketė propozime tė tjera, tė cilat do tė bėhen objekt debati. Mėsohet se Rama, pėr tė krijuar idenė e se nė PS ka demokraci, ka porositur disa mbėshtetės tė vet qė tė propozojnė ndryshime tė tjera nė lidhje me organizmin e PS nė bazė, por pa prekur ēėshtjen e rikandidimit tė kryetarit nė rast humbjeje. Pritet qė Bashkim Fino, Blendi Klosi dhe Damjan Gjiknuri tė propozojnė di ndryshime formale qė janė tė padėmshme pėr dinastinė e Ramės. Gjithashtu nė Kongres do tė ketė propozime nga Bend Blushi dhe Marko Bello pėr tė rishikuar pikėn pėr rolin e kryetarit nė rast humbje tė zgjedhjeve Parlamentare. Por, sigurisht kjo do tė hidhet nė votim me votė tė hapur dhe do tė rrėzohet. Pak e shumė, pothuajse tė gjitha ato ndryshime qė kaluan nė Asamble do tė kalojnė edhe nė Kongres.


Pėrjashtimet, pas Kongresit
Pas mbledhjes sė Kongresit, Rama do tė pėrgatisė listėn e kandidatėve pėr anėtarė Kryesie. Gazeta “SOT” i ka bėrė publike qyshkur se kush do tė largohet dhe kush do tė vijė nė Kryesinė e re tė Ramės. Nė listėn e re tė anėtarėve tė kryesisė janė pėrjashtuar tė gjithė reformatorėt socialistė duke filluar nga Ben Blushin, Kastriot Islamin, Andis Harasani, Eva Allushi, Saimira Pino, Edlira Haxhiymeri, Marko Bellon, Mimoza Hafizin etj. Nė emrat e rinj qė do tė bėhen anėtarė Kryesie janė Saimir Tahiri, Taulant Balla, Olta Xhaēka, Ditmir Bushati, Damjan Gjiknuri, Rudina Seseri, Ilir Gjoni, Ilir Beqaj dhe Vasilika Hysi. Ndėrkohė emra qė diskutohen pėr t’u bėrė pjesė e Kryesisė sė re janė Dash Peza dhe Shegushe Ligori. Kjo listė do tė miratohet nė Asamble. Pas kėsaj do tė fillojė reforma nė Asamble, ku gjithashtu priten tė pėrjashtohet tė gjitha zėrat kundėr. Mė pas pėrjashtimet do tė vijojnė nė Kongres.


Lufta pėr anėtarė kryesie
Me afrimin e afatit tė zgjedhjeve tė pėrbėrėsve tė rinj tė Kryesisė sė Partisė Socialiste, deputetėve tė rinj u kanė hyrė ethet pėr tė marrė njė vend dhe janė pėrshirė nė njė garė se kush ia mbush mė shumė mendjen kryetarit. Deputetėt e rinj, duke e dituar se Rama do t’i pėrjashtojė reformatorėt, prej disa javėsh kanė vėrshuar duke dalė nė konferenca pėr shtyp, nė televizione, gazeta etj., vetėm e vetėm qė Rama tė krijojė idenė se ato janė tė denjėt pėr anėtarė Kryesie. Kjo u vėrtetua edhe nė mbledhjen e fundit tė Asamblesė, ku deputetėt e rinj u vunė nė garė se kush mban fjalimin mė tė mirė para Ramės. Pėr shkak tė kėsaj situate, mbledhja e Asamblesė u braktis edhe nga ato deputetėt reformatorė qė kishin ardhur.

Rama: Protestat, e vetmja rrugė
Edhe njėherė Rama pėrsėriti dje se protestat janė e vetmja rruge pėr tė kundėrshtuar padrejtėsitė nga pushtetit. Ndėrkaq Rama u bėri thirrej tė gjitha qytetarėve qė t’i bashkohen protestės sė madhe me 30 prill qė opozita do organizoje nė qendėr tė Tiranės. Sipas Ramės tė gjitha kriza vjen nga keqqeverisja nė Shqipėri qė nisi me grabitjen elektorale dhe pllakosi me krizėn ekonomike. Kreu i PS-sė u shpreh se ka njė lidhje mes vjedhjes sė votave dhe krizės ekonomike dhe se mediat apo njerėzit qė nuk e kuptojnė kėtė gjė, sipas tij, kanė qenė tė pavėmendshėm. “Mirėqeverisja ėshtė rezultat i njė kontrate me popullin, kontratė kjo e pėrfaqėsuar reciprokisht, por nė rast se kontrata griset dhe imponohet njė kontratė ku njė nga palėt nuk bie dakord, kėtu nuk kemi me mirėqeverisje, kemi njė pushtet qė vjedh votat”.

Shalsi: Kongresi i PS diskutim pėr statutin, programin dhe situatėn ekonomike

Kongresi i Partisė Socialiste, qė do tė mbahet nė 18 prill, do tė trajtojė tre ēėshtje kryesore, programin, statutin dhe krizėn politike dhe ekonomike tė vendit. Deputetėt socialistė, Eduart Shalsi dhe Ilir Beqja nė njė emisionin televiziv kanė deklaruar se ky kongres ngjall interes sepse ėshtė kongresi sfidues pėr tė marrė fatet e qeverisjes. Beqja nė kėtė drejtim veēoi faktin se agjenda e kėtij kongresi ėshtė e paracaktuar qė nė muajin shtator. “Nė kėtė kongres tė pas dy ditėve diskutohen dy dokumente tepėr tė rėndėsishme programi i partisė, propozimet pėr tė ndryshuar atė, ky ėshtė dokumenti themelor qė bashkon socialistėt. Sė dyti ėshtė statuti qė janė rregullat e lojės qė vendosim sesi do tė respektojmė lirinė e njėri-tjetrit, duke qenė se janė dy dokumente themelore tė partisė, publiku sheh aty me interes sesi do tė sillet kjo parti kur tė qeverisė vendin. Sė treti, momenti kur zhvillohet ėshtė tepėr delikatė pėr vendin, se ėshtė provuar edhe zyrtarisht se Shqipėria ėshtė nė krizė ekonomike”, veēoi Beqja. Ndėrsa deputeti tjetėr socialist, Eduart Shalsi nė fjalėn e tij theksoi se pas njė vale tė gjerė dhe kontaktesh, ėshtė arritur nė konkluzionin se Shqipėria po lėngon dukshėm, duke pasur parasysh se fatura e kostos sė jetesės sė shqiptarėve po rėndon. “Pas zgjedhjeve tė fundit tė qershorit, prioriteti i PS u fokusua nė denoncimin e procesit, pėr asnjė moment PS nuk ka reshtur sė diskutuari dhe debatuari qoftė sė brendshmi por dhe me qeverinė. Qė nga shtatori, paralelisht me ngritjen e kauzės sė madhe, hapjes sė kutive, PS ka qenė e pėrfshirė nė njė diskutim pėr njė komision dhe tė rregullave dhe aksionit tė saj politik”, u shpreh Shalsi, pėr tė shtuar se asambleja e PS ėshtė mbledhur shpesh. Sipas tij, nė kėto mbledhje tė asamblesė, PS ka bėrė pjesė tė diskutimit tė saj krizėn ekonomike, alternativat sesi dilet prej saj. “Kongresi ka tre pika kryesore, programi, statuti dhe kriza politike dhe ekonomike qė po kalon vendi”, shtoi ai. Ndėr tė tjera, Shalsi theksoi se ekzistojnė njė mori deklaratash tė bėrė nga krerė tė lartė tė KiE, dhe qė sipas tij tė gjithė konvergojnė nė njė fakt, qė zgjidhja e krizės duhet tė vijė si pasojė e njė kompromisi maxhorancė dhe opozitė. “PS ka ofruar kompromise nė mėnyrė tė pranueshme, prania e kushtėzuar nė parlament ka qenė provė pėr t’i dhėnė maxhorancės tė kuptojė se jemi tė gatshėm tė dalim nga ky batak ku na ka zhytur maxhoranca”, nėnvizoi deputeti socialist.

Haxhiymeri: Vendimmarrjet nė PS, nga persona pranė kryetarit
Jo tė duhura i ka konsideruar, sekretarja e Shanseve tė Barabarta nė PS, Edlira Haxhiymeri deklaratat e kryetarit tė PS, Edi Rama se opozita nuk do tė ndalet nga protestat deri nė mosbindje civile. Sipas saj kėto thirrje janė karakteristikė e opozitės dhe nuk janė tė duhura nė kėtė situatė. Nė njė emision televiziv, Haxhiymeri ka theksuar se Partia Socialiste e ka vendin e saj nė Parlament, sepse vetėm aty bėhet debati i vėrtetė politik. Ajo shton ndėr tė tjera se Partisė Socialiste tashmė i mungon vizioni pėr tė ardhmen. Haxhiymeri nė fjalėn e saj ka theksuar se opozita tashmė krijon agjenda afatshkurtra ēka nuk po sjellė rezultatin e duhur duke theksuar se vendimmarrjet qė janė marrė kanė qenė tė pamenduara dhe jo vendimmarrje politike. Sipas sekretares sė Shanseve tė Barabarta, nė PS vendimmarrjet e kėsaj force politike janė marrė nga individė qė janė pranė kryetarit dhe qė kanė njė perceptim tė gabuar tė realitetit. Ndėrkohė Haxhiymeri u shpreh pesimiste pėr situatėn brenda Partisė Socialiste pasi sipas saj nuk ka pasur ndryshime nė strukturėn e PS. Ajo gjithashtu theksoi se ka varfėri politike dhe intelektuale nė PS dhe nuk shihen alternativa pėr ēėshtje tė ndryshme.



sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Nesėr kongresi i PS fillon spastrimin e “mendimit ndryshe” :: Komentet

Mesazh prej Sat Apr 17, 2010 2:12 pm nga ADMIN

hahahaa origjinal si ne kohen e Xhaxhit,

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Apr 18, 2010 11:25 am nga ad

edhe me keq

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:07 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi