ILIRIADA PORTAL

Kadare shuplakė racizmit grek, anulon vizitėn nė Athinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17042010

Mesazh 

Kadare shuplakė racizmit grek, anulon vizitėn nė Athinė




Botohet letra e plotė qė shkrimtari i njohur u dėrgoi autoriteteve greke

Skandali i forcave speciale greke qė hodhėn nė paradėn ushtarake thirrje antishqiptare, ka bėrė qe shkrimtari i mirėnjohur Ismail Kadare tė anulojė zyrtarisht vizitėn e tij nė Athinė, e programuar pėr t’u realizuar mė 19 prill 2010. Kadare ishte i ftuar nga autoritetet e Ministrisė sė Kulturės dhe Pallatit tė Kulturės (Megaro Muzikis Athinon) pėr njė axhendė me qytetarėt nė Athinė ku do tė prezantohej si njė ndėr shkrimtarėt mė tė nderuar me ēmime tė rėndėsishme ndėrkombėtare.
Refuzimi
Vetė Ismail Kadare, pėrmes njė letre zyrtare, ka deklaruar se ai ka vendosur tė mos marrė pjesė nė ceremoninė e 19 Prillit 2010 nė Athinė, raporton korrespondenti i NOA nė Athinė, qė ka siguruar tekstin e plotė tė letrės. Nė letrėn e shkrimtarit 74-vjeēar qė jeton nė Paris, thuhet se “unė kam vendosur tė anuloj vizitėn time nė Athinė, pėr shkak tė ngjarjeve tė 25 Marsit 2010 nė Athinė, ku forcat ushtarake tė Greqisė nė paradėn zyrtare me rastin e Festės Kombėtare Greke, hodhėn parulla antishqiptare. Kėto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kundėr shqiptarėve, ndaj unė vendos tė anuloj vizitėn time nė vendin tuaj”, - deklaron Kadare nė letrėn e tij. “Ju e dini shumė mirė, - vijon shkrimtari shqiptar i pėrmasave botėrore, - qė kam admirim pėr letėrsinė greke dhe pėr kulturėn greke, por unė besoj se brenda njė klime tė tillė, e cila ėshtė larg ēdo gjurme tė qytetėrimit, vizita ime do tė ishte e papėrshtatshme”. Kurse nė pėrfundim Kadare thotė: “Dua shumė tė vij nė Greqi dhe shpresoj se kėtė do ta bėj nė tė ardhmen”.
Reagimi grek
I menjėhershėm ka qenė dhe reagimi i autoriteteve zyrtare nė Athinė: “Me tė vėrtetė shprehim keqardhje nga ky vendim qė ka marrė Ismail Kadare. Ne e kuptojmė se vendimi ka ardhur pėr arsye se ajo qė ndodhi ishte njė incident i pakėndshėm, i cili ėshtė dėnuar nga opinioni publik grek”, - thuhet nė deklaratėn zyrtare qė ka lėshuar Drejtoria e Kulturės dhe Artit. “Ne besojmė se njė pėrgjigje efektive pėr sjelljen ekstreme ėshtė promovimi i dialogut konstruktiv”, - vijon deklarata zyrtare. Kurse vė nė dukje mė tej, se nisur nga kėto argumente, ka bėrė “ēdo pėrpjekje pėr tė kthyer mendjen e autorit tė vlerėsuar me ēmime pėr tė ardhur nė Athinė”. “Ne shpresojmė se nė tė ardhmen do tė ketė njė mundėsi tė shpejtė pėr miqtė e shumtė tė Ismail Kadaresė pėr tė realizuar mbėrritjen e tij nė Athinė”, - pėrfundon deklarata.
Marrė nga NOA

Letra e Ismail Kadaresė

“Unė kam vendosur tė anuloj vizitėn time nė Athinė, pėr shkak tė ngjarjeve tė 25 Marsit 2010 nė Athinė, ku forcat ushtarake tė Greqisė nė paradėn zyrtare me rastin e Festės Kombėtare Greke, hodhėn parulla antishqiptare. Kėto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kundėr shqiptarėve ndaj unė vendos tė anuloj vizitėn time nė vendin tuaj. Ju e dini shumė mirė, qė kam admirim pėr letėrsinė greke dhe pėr kulturėn greke, por unė besoj se brenda njė klime tė tillė, e cila ėshtė larg ēdo gjurme tė qytetėrimit, vizita ime do tė ishte e papėrshtatshme. Dua shumė tė vij nė Greqi dhe shpresoj se kėtė do ta bėj nė tė ardhmen”.

Ēfarė ndodhi mė 25 mars 2010
Nė Ditėn e Pavarėsisė sė Greqisė, Forcat Speciale teksa po parakalonin nė paradė, ka shpėrthyer mes tyre kėnga ““Grek lind, nuk bėhesh kurrė, gjakun tėnd do tė derdhim, mor derr shqiptar, o derr shqiptar”, qė nė greqisht, u kėndua me rimė, kėshtu: “Elinas gjeniese, dhen gjinese pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane, guruni alvane”. Thirrjet e frikshme erdhėn pikėrisht kur Forcat Speciale sapo po pėrshkonin zonėn e Sintagma (Kushtetueses) dhe “trimat” u afruan nė rrugėt “Panepistimiu” dhe “Agjios Konstandinos”, nisėn tė klithnin pėr kasaphanė ndaj fqinjėve tė Greqisė, duke mos kursyer shqiptarėt, turqit dhe shkupjanėt, siē i njohin qytetarėt e FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė). Thirrja tjetėr e kėngės horrore, ishte: “Do tė bėhet kasaphanė, pastaj do tė hakmerrem, kur tė adhuroni kishėn edhe kryqin”, qė nė greqisht, u dėgjua kėshtu: “Tha gjini makeljo, meta tha ekdhikitho, otan tha proskinisete, simea ke stavro”. Mė tej skandali vijoi me frazat pėr ne shqiptarėt dhe pėr fqinjėt e tjerė: “U thonė shkupjanė, u thonė shqiptarė, rrobat e mia do tė qep me lėkurėn e tyre”, qė nė greqisht, e klithėn kėshtu: “Tus lene skopjanus, tus lene alvanus, ta ruha mu tha rapsod me dhermat’ap’aftus”.

Reagimet shqiptare
Pas thirrjeve raciste tė ushtrisė greke, nė Shqipėri pati njė reagim tė menjėhershėm nga qytetarėt. Duhet theksuar se reagimi qytetar qe mė i fortė dhe efikas se ai i qeverisė. Njė grup shoqatash protestuan pėr dy ditė rresht para ambasadės greke. Kėto thirrje u dėnuan edhe qeveria shqiptare, ndėrsa ambasadori grek nė Tiranė, kėrkoi falje publike. Po ashtu edhe nė Greqi. njė sėrė personalitetesh kėrkuan falje. Ndėrkohė, pėr ushtarėt racistė nė Greqi kanė nisur hetimet.

tirana observer

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi