ILIRIADA PORTAL

Berisha, Nanos: S'pajtohem me ekzilin, qe te ka bere PS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18042010

Mesazh 

Berisha, Nanos: S'pajtohem me ekzilin, qe te ka bere PS




Kryeministri shqiptar Sali Berisha, eshte takuar me ish-kryeministrin fatos Nano, ne nje darke informale, ne kryeqytetin austriak, Vjene. Lajmi konfirmohet per gazeten "Koha Jone" nga burime prane ish-kryeministrit socialist, Nano dhe kryeministrit aktual Berisha. Konfirmohet se takimi eshte zhvilluar diten e djeshme ne kryeqytetin e Austrise, Vjene. Ne darke, eshte biseduar per zhvillimet me te fundit politike ne vend. Por gjithashtu eshte folur dhe per gjendjen ne te cilen ndodhet aktualisht Partia Socialiste. Kryeministri, duke folur hapur me ish-kryeministrin Nano, i ka pohuar se nuk mund te konsideroje te pranueshem faktin qe Partia Socialiste ka krijuar nje distance te forte me ish-liderin e saj, aktualisht kryetar nderi. "Une nuk mund te pajtohem me ekzilin qe te ka bere ty, Partia Socialiste", - mesohet t'i kete thene Berisha, ish-kryeministrit Nano, ne takimin e zhvilluar ne Vjene. Takimi i gjate eshte zhvilluar mbremjen e se shtunes ne Vjene dhe ne te, tema kryesore te bisedimeve ishin zhvillimet ne Partine Socialiste dhe ne teresi zhvillimet politike ne vend. Dorezimi i Pyetesorit nga Berisha ne Bruksel, vizita dhe takimet qe kryeministri zhvilloi ne kryeqytetin belg, si dhe ceshtjet qe lidhen me integrimin, ishin temat kryesore te takimit te zhvilluar. Nderkohe nje ceshtje qe eshte diskutuar shume, ishte ajo e heqjes se vizave per Shqiperine me vendet e Bashkimit Evropian. "Une jam i preokupuar per ceshtjen e liberalizimit te vizave, ecurine e saj dhe hapat qe po ndiqen", ka deklaruar Nano ne takimin me Berishen, bejne te ditur burime prane takimit. Mesohet se Nano ka marre informacione te plota nga kryeministri Berisha, lidhur me fazat e procesit te liberalizimit te vizave. Ai e ka informuar Nanon, per faktin se brenda pak javeve ne vazhdim, e pritshme per ne maj referuar zyrtareve evropiane, do te shpallet propozimi per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Me tej ne nje takim te parapare per me 2 qershor 2010, ne Sarajeve, pritet te merret edhe vendimi. Ndersa ne muajt ne vazhdim, mbetet per t'u ekzekutuar ne vendkalimet kufitare, vendimi i BE per te hequr vizat per shtetasit shqiptare te pajisur me pasaporta biometrike. Berisha gjendej ne Vjene te Austrise, pas axhendes se tij ne Bruksel ku dorezoi Pyetesorin per aplikimin qe Shqiperia ka bere per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Takimet mes dy lidereve te medhenj te politikes shqiptare, te cilet e kane dominuar kete politike per gati 20 vjet me radhe, here permes debate dhe konflikteve te forta dhe here permes kompromiseve te medha, nuk kane munguar, sidomos pas vitit 2002. Per here te pare Berisha dhe Nano jane takuar ne Trieste, ne vitin 1991 duke perbere dhe enigmen me te madhe te takimeve mes tyre per sa i perket temes se bisedes qe ishte ne fillimit e pluralizmit ne Shqiperi, ne ato vite te hershme '90. Ky takim u zhvillua nen monitorimin e komunitetit te San Edixhios dhe pervijoi ate qe eshte quajtur kalimi i bute i pushtetit, ku secili nga lideret mori rrugen e tij, Nano drejt Berces per t'u rikthyer kryeminister ne vitin 1997, Berisha president, per ta lene ate po ne vitin 1997. Dhe ka qene pikerisht nje President ai qe i ka bashkuar serish, presidenti konsensual Alfred Moisiu, qe solli ne vitin 2002 uljen e tyre ne nje tryeze per here te pare pas kaq shume vitesh, per te arritur marreveshjen e shumepritur mes tyre, duke sjelle dhe afer nje vit paqe ne vend. Por pas vitit 2005 jane takuar shume here mes tyre, duke tronditur ndjeshem politiken shqiptare. Pavaresisht se kane komunikuar ne distance mes tyre, pas dorezimit te pushtetit ne menyre paqesore ne vitin 2005 nga Nano tek Berisha, takimi mes tyre eshte bere ne janar te vitit 2007. Pikerisht ne kulmin e debatit mes Rames dhe Berishes, per ceshtjen e certifikatave. Nje takim, qe nga shumekush u cilesuar si mjet presioni ndaj Rames, por si per cudi vetem disa dite me vone u arrit marreveshja mes PD dhe PS per certifikatat, duke bere qe Rama me ne fund te hynte ne zgjedhjet e pergjithshme vendore te shkurtit te vitit 2007. Veshtiresite Berisha niset per ne Tirane Kryeministri Sali Berisha u vu ne veshtiresi keto dite pas dorezimit te Pyetesorit ne Bruksel, duke mos arritur te kthehet ne Tirane ne diten e planifikuar. Burime prane kabinetit te kryeministrit thane mbremjen e se shtunes, se ne oret e nates Berisha do te riniste udhetimin per ne Shqiperi dhe planifikohet te mberrije ne Tirane gjate dites se diel. Burimet pohuan se Berisha pati veshtiresi ne rikthim per shkak te anulimi te fluturimeve ne shume vende te Bashkimit Evropian perfshire Brukselin dhe Vjenen, anulime te cilat kane ardhur per shkak te hirit vullkanik, qe eshte shperndare ne qiejt evropiane, pak dite pas shperthimit te nje vullkani ne Islande. Nano ne "Opinion": Do te garoj per kryetar bashkie Prej 2 javesh qarkullon ideja se ju mund te kandidoni ne postin e kreut te Bashkise se Tiranes. E vertete? Te gjitha hapesirat jane te mundshme. Te gjitha vendet qe jane ne axhenden e konkurrimeve te ardhshme jane te mundshme. Kush mund t'ju kandidonte ju, Ilir Meta apo Sali Berisha? Me vjen shume keq, me dhimbset qe aventurizmi i Rames, ne Shqiperi nuk po ndalet dot nga askush. Nuk eshte fjala per veprime te paligjshme, qe duhet ndalur ai, por nje mjedis dhe trysni demokratike normale, ne nje shtet ligjor, ne te cilin nuk te lejohet te sillesh ne kete menyre. As ne pushtetin bashkiak, ne politike apo ne fushen e perdorimit te buxhetit bashkiak, apo fushen e kontakteve me boten informale dhe te nendheshme. Ke informacione? Kam te gjitha informacionet qe "hajduti bertet kapeni hajdutin". Nje numer i madh personash ne kerkim kane qene ne stafin e Rames ne fushate. Kam folur me organet perkatese, sepse diten qe ju pergjigjem me sinqeritet per ribashkim te se majtes, nje jave para zgjedhjeve, mora mesazhe kercenuese per jeten. Mesazhe ku thuhej se "po vazhduat ju te dy te bukurit e shejtanit te kercenoni Ramen, do ta paguani me jete". E denoncova ne organet perkatese dhe ne kontaktet qe kam. Munda te verifikoj se nga vinin e si perdoreshin dhe sigurisht qe mora masat e mia. Ishin njerez prane Edi Rames, nga ata me te famshmit qe jane shfaqur kohet e fundit. Si eshte e mundur qe nje parti e madhe dhe e rende si PS, te bejne shantazhe per zgjedhjet. Si eshte e mundur qe askush nuk po i del perballe ketij njeriu. Une jam ketu per t'i qendruar ketij njeriu, ne bashki, ne Presidence, ku do qofte. Jam i gatshem te perballem me Ramen dhe cilindo te shpures se tij, per ta frenuar ate qe po merr ne qafe PS. Duke konkurruar per postin e kreut te bashkise? Eshte e hapur edhe kjo mundesi dhe do te jete pjese organike e skemes time politike, ne 3 vitet e ardhshme.
koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi