ILIRIADA PORTAL

PS i ka vendosur maskat vetė, nuk ja ka vendosur kush

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18042010

Mesazh 

PS i ka vendosur maskat vetė, nuk ja ka vendosur kush




Nga Sami Neza
Protesta e socialistėve me maska tė zeza nė gojė kėsaj tė enjteje la pak pėrshtypje tek tė tjerėt rreth problemit pėr tė cilin protesta u bė. Ashtu si edhe shumė ankesa tė tjera tė kėsaj partie, edhe kėsaj radhe nuk pati pėrputhje mes mjeteve qė pėrdoren nė protestė dhe dimensioneve qė kanė pakėnaqėsitė e tyre.
Nė shumė vende tė botės ku dhunohet liria e fjalės dhe ka mbrojtės tė kėsaj lirie, maksimumi vizatohen banera me ēelės nė gojė apo vargonj tek buzėt, por tek banerat. E zeza nė gojė nuk ndjell transparencėn apo lirinė, por na kujton disa gjeste mesjetare tė persekutimit tė tė dėnuarve me vdekje prej kishės. Si i tillė, ky gjest i sforcuar pėr tė pėrshkruar mungesėn e lirisė sė shprehjes nė Parlament e ka tejkaluar fort masėn e protestės dhe dukej qartė qė gjesti ishte i panatyrshėm, duke ēuar edhe nė atė qė protesta tė dukej e panatyrshme. Pavarėsisht se pėrjashtimi i deputetit socialist, Balla, nga disa seanca ėshtė i diskutueshėm pėr nga arsyet apo nevoja pėr tė marrė atė vendim, qytetarėt e kėtij vendi janė tė bindur se deputetėt e Parlamentit tė Shqipėrisė mund tė flasin ēfarė tė duan e pėr kė tė duan pa kufizim. Po ashtu, ata janė nė gjendje tė konstatojnė se edhe dėnime si ai i Ballės nuk i pengojnė deputetėt tė shprehin ato qė duan. Ndėrkaq nuk duhet harruar se dėnimi ėshtė thjesht disiplinor dhe gjithmonė ndodh, pasi deputeti i ka thėnė ato qė ka ndėrmend e asnjėherė para se ai tė shprehet. Nėse do ndodhte ndryshe, atėherė protestat duhet tė ishin tė mėdha, tė forta e tė vazhdueshme.
Dėnime tė tilla jepen rėndom nė Parlamentin shqiptar e jo vetėm nė atė. Deputetėt largohen njė, dy apo katėr javė nga Parlamenti pėr t’u rikthyer sėrish pa asnjė kufizim nė shprehje pėr shkak tė dėnimit administrativ. Deputetėve tė PS-sė do u duhej tė vendosnin beton nė gojė kundėr Edi Ramės, qė ka shtatė muaj qė nuk i lė tė flasin, jo vetėm nė Parlament, por edhe nė mbledhje kryesie, grupi, asambleje etj. Prandaj protesta e PS-sė me maska la pėrshtypjen se maskat deputetėt i kishin vendosur vetė dhe nuk ua kishte vendosur kush.
Por meqė prej njė viti ka rėndom njė sjellje tė tillė tė PS-sė, ku vullneti pėr protesta vjen prej vullnetit pėr protesta tė PS-sė dhe jo prej njė vullneti jashtė saj, protesta e sė enjtes mund tė konfirmojė edhe njė fenomen qė lidhet me faktorizim tė panatyrshėm tė opozitarizmit, duke deformuar edhe njė rrugė normale, pėrmes sė cilės duhet tė realizohet.
Partia Socialiste ka inkurajuar njė ngėrē politik parlamentar, qė lidhet me kėrkesėn e tyre pėr transparencėn e zgjedhjeve. Kėrkesa pėr hapjen e kutive, aq mė pak bindja pėr deformimin e zgjedhjeve, nuk ka gjetur mbėshtetje e po ashtu nuk ka ardhur si rrjedhim i argumenteve apo fakteve e pėr mė tepėr as si rrjedhim i perceptimit tė qytetarėve apo votuesve shqiptarė pėr zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit. “Transparenca” ėshtė maska tjetėr e zezė qė socialistėt i kanė vėnė vetes qė prej shtatorit. Tė gjithė e dinė se protesta e PS-sė nuk ėshtė argument pėr zgjedhje tė tjera mė tė mira, por pėr destabilitet politik. Prandaj, protestat qė lidheshin me transparencėn nė fillim tė dimrit nuk siguruan mbėshtetje, argumentet e PS-sė pėr njė pėrmbysje nuk pėrfilleshin dhe brenda vetė Partisė Socialiste mbėshtetja pėr protestat ishte e fragmentizuar.
Edhe “kriza ekonomike” ėshtė njė tjetėr maskė qė kanė vendosur socialistėt dy muajt e fundit. Jo se nė Shqipėri nuk ka elemente krize, tė cilat ndjehen sė pari te remitancat e ulura, rritja e vlerės sė euros e si rrjedhim edhe rritja e qėndrueshme e ēmimeve, por edhe pėr shkak tė krizės qė ndodhi tashmė nė Greqi. Tė gjithė e dinė se ėshtė jashtė vullnetit tė qeverisė pėr tė kaluar krizėn botėrore pa asnjė pasojė dhe kjo lloj krize nuk ka tė bėjė me menaxhimin ciklik tė qeverive, por me njė fenomen tė tregut. Nė tė gjitha vendet e botės, kjo krizė nuk ka rrėzuar asnjė qeveri, nuk ka nxitur kurrfarė protestash, por veēse bashkėpunim politik mes tė gjithė faktorėve pėr ta bėrė krizėn sa mė kalimtare. Nuk ka asnjė arsye qė periferia e krizės, qė mund tė prekė vendin, ta rrėzojė qeverinė. Kėtė e dinė qytetarėt, prandaj orientimi qė socialistėt duan t’i japin kėtij problemi nuk ngjiti shumė.
Nga tė gjitha argumentet qė ka ngritur PS-ja prej gati njė viti kundėr qeverisė, asnjėri prej tyre nuk ka arritur tė mobilizojė tė njėjtin vullnet tek qytetarėt, bile as te militantėt e partisė. Mobiliteti ka nisur te zyra e kryetarit tė PS-sė, Edi Rama dhe ėshtė mbyllur tek zyra ngjitur e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Gramoz Ruēi, pa prekur atje ku ideja merr kuptim, apo kauza kthehet nė realitet, pra te qytetarėt, shoqėria civile, Parlamenti.
Kėsaj here, socialistėt kishin zėnė me maska gojėn, herė tjetėr do zėnė sytė, e tjetėr herė do mbyllin veshėt. Por sa herė do sforcohen pėr t’i bėrė kėto gjeste, tė gjithė do thonė se socialistėt e kanė me veten.

standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi