ILIRIADA PORTAL

Shqiperia e dyta ne rajon per standardet e tregtise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20042010

Mesazh 

Shqiperia e dyta ne rajon per standardet e tregtise




Blerina Hoxha
Shqiperia eshte vendi i dyte ne rajon qe ka arritur te adoptoje standardet per tregtine, konform rregullave te Bashkimit Evropian. Percaktimin e ka dhene raporti i fundit i Organizates per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim ne Evrope (OECD), me titull "Indeksi i reformave per investime", i cili nder te tjera jep rekomandime per problemet kryesore qe duhen trajtuar me prioritet. Ne rastin e Shqiperise raporti konstaton me shume ne sektorin e tregtise, por jo sa duhet ne mbrojtjen e pronesise intelektuale apo pergatitjen e te rinjve per tregun e punes. "Sa i perket tregtise, per shembull Shqiperia eshte dyta ne rajon per numrin e standardeve te BE-se ne lidhje me tregtine, te adoptuara tashme. Ne vend te pare eshte Kroacia. Sa i takon aftesive te punemarresve ka diferenca te medha, mes nevojave te sektorit privat dhe aftesive te te rinjve qe mbarojne studimet", tha Alistair Nolan nje nga ekspertet e raportit ne OECD. Rritja e sasise dhe cilesise se investimeve direkte ne vendet e Ballkanit Perendimor ka rendesi jetike per ta. Kjo theksohet edhe me shume perballe efekteve negative te krizes boterore ekonomiko-financiare. Raporti cileson se reformat per terheqjen e investimeve te huaja ne Ballkan jane jetike per ekonomite e ketyre vendeve. Raporti bazohet ne te dhena nga qeverite e ketyre vendeve, eksperteve te pavarur dhe nga sektori privat. Qe prej raportit te fundit te OECD-se ne vitin 2006, vendet kane bere perparime sa i takon per shembull integrimit ne sistemin shumepalesh te tregtise dhe permiresimit te legjislacionit qe ndikon ne qasjen e burimeve te financimit dhe mbrojtjen e prones private. Por sipas raportit te OECD-se reforma te metejshme jane te nevojshme ne nje numer sektoresh. Alistair Nolan, drejtor i Departamentit te Investimeve per Evropen Juglindore prane OECD-se shpjegon: "Rezultatet e raportit flasin nga njera ane per lajme te mira, sa i takon perparimeve qe vendet kane bere ne ndermarrjen e reformave ne disa aspekte kritike te politikave publike. Keto permiresime shtojne mundesine e terheqjes se me shume investimeve direkte. Ne te njejten kohe raporti tregon se ka nje numer reformash strategjike, te cilat jane ende ne nivel kritik. Rajoni ndodhet perballe nje numri te konsiderueshem sfidash te medha ne lidhje me politikat. Raporti pranon se mes vendeve te rajonit, ka diferenca te konsiderueshme. Disa jane shume me prane anetaresimit ne BE disa jane me te pasura, apo edhe sa i takon struktures demografike. Megjithate sfidat dhe reformat e nevojshme jane te perbashketa per keto vende. Kjo theksohet edhe nga pasojat negative te krizes mbareboterore ekonomiko-financiare mbi te gjitha keto vende. "Keto vende kane shenuar nje rritje te shpejte ekonomike qe prej vitit 2000, me nje rritje mesatare deri 5% ne vit. Por kriza beri te qarte se ne rritje kane ndikuar kryesisht transfertat nga jashte, rritja e kredise dhe ne disa raste nga investimet", sqaroi Nolan.

koha jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24161
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi