ILIRIADA PORTAL

Ēahet PS, Rama thėrret nė ndihmė milionerėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20042010

Mesazh 

Ēahet PS, Rama thėrret nė ndihmė milionerėt




Blerina Gjoka

Kryetari i PS-sė citon Nolin kundėr kritizerėve tė partisė. Falėnderon ish-kundėrshtarėt e 28 qershorit


Edi Rama ka zgjedhur tė perifrazojė Fan Nolin, duke pėrdorur akuzat e tij ndaj Mbretit Zog. Por ndėrsa Noli jetoi vitet e fundit tė jetės me “pensionin” e kundėrshtarit tė tij, Rama nuk ka gjasa tė ketė nevojė pėr kėtė, duke pasur aq shumė biznesmenė-milionerė pranė vetes. Iu referohemi pikėrisht disa socialistėve, qė nė kongresin e djeshėm e quajtėn partinė e tyre “partinė e milionerėve”, duke shprehur keqardhje kėshtu pėr largimin e saj nga identiteti politik si parti e majtė. Erion Braēe nė njė fjalim tė ndjerė me nota tė forta zemėrimi u tregoi delegatėve tė kongresit atė parti qė ai shihte me sytė e tij dhe qė nuk ishte partia “me njerėzit dhe pėr njerėzit”, por nėse do tė perifrazonim Braēen “partia e biznesmenėve, pėr biznesmenėt”. Por ndėrsa kriza e identitetit nė PS ka kohė qė ka lindur, nė kongresin e djeshėm u vu re dhe njė ndarje klasash brenda vetė partisė. Nė njė pushim tė shkurtėr nė drekė, delegatėve iu dha mundėsia qė tė hanin diēka para se tė nisnin sėrish punimet. Si pėr ironi tė sloganit populist, kryetari Rama dhe “paria” tjetėr e partisė me deputetė e kryetarė bashkish u ngjitėn nė katin e dytė tė Pallatit tė Kongreseve, ku shėrbeheshin brusketa me havjar, lėng portokalli i freskėt e pije tė shtrenjta, ndėrsa delegatėve tė thjeshtė ose “popullit” iu ofrohej nė katin e nėndheshėm tė kėsaj ndėrtese sanduiē dhe pije freskuese. Ėshtė pėr tė thėnė se diferenca ėshtė e madhe mes trajtimit qė PS u bėri delegatėve tė kongresit dhe njė kontradiktė e thellė me fjalimet qė mban ēdo ditė kryesocialisti Rama nėpėr rrethe, ku ai flet si pėrfaqėsues i shtresave shoqėrore nė nevojė. Dje Rama i quajti cinikė ata qė kanė kritikuar protestat e PS-sė dhe u kujtoi atyre se jetojnė mirė e s’mendojnė pėr ata qė jetojnė keq. “Ka cinikė qė thonė se gjėrat vėrtet janė keq po as rruga e protestės nuk ėshtė zgjidhje. Ka edhe dashamirės qė thonė s’jemi kundėr protestave po duam ta kemi tė qartė kur, ku dhe si pėrfundon rruga e protestės. Cinikėt janė ata qė vetė jetojnė mirė dhe nuk e ndjejnė dhimbjen e atyre qė jetojnė keq siē e ndjejmė ne, ndaj kur flasim u duket sikur bėjmė politikėn e ditės e deklarimin e radhės”, - deklaroi Rama dje para kongresit. Duke bėrė thirrje pėr protesta pa ndalim deri nė rrėzimin e qeverisė, kryesocialisti preku pikėrisht ēėshtjen e varfėrisė si motiv, duke shtuar se “nėse e ndjeni dhimbjen e njerėzve, nėse ju dhemb ky vend siē na dhemb neve, ejani nė rrugėn e protestės pėr ta pėrshpejtuar fundin e betejės”.



PS merr rebelėt e LSI-sė, mirėpret Ngjelėn, Zogajn e Ndokėn

Spartak Ngjela, Preē Zogaj e Nard Ndoka nuk ndiheshin fort rehat dje ulur nė kolltukėt pranė delegatėve tė PS-sė. Qė kur kishin nisur karrierėn e tyre politike kishin luftuar kundėr sė majtės, kundėr PS-sė ndėrsa dje ndodheshin ulur nė ato karrige mes qindra delegatėve socialistė dhe dėgjonin fjalimin e kryesocialistit Edi Rama. Dalja nga Parlamenti nė zgjedhjet e fundit parlamentare dhe prishja e marrėdhėnieve me Partinė Demokratike i ka sjellė nė aleancė me PS-nė. Gjithashtu dje nė kongres ishin dhe ata qė u larguan nga LSI, tė cilėt Rama i falėnderoi nė mėnyrė tė veēantė dhe pse i ka pasur kundėrshtarė tė fortė deri nė qershor tė vitit kaluar. “Le t’u urojmė mirėkthimin nė shtėpinė e tyre Sabit Brokajt, Pėllumb Xhufit, Ndre Legisit, Fatos Klosit, Mustafa Muēit e plot tė tjerėve qė e refuzuan pėrfshirjen nė punėt e qeverisė sė pykave dhe u qėndruan besnikė atyre dhjetėra mijėra socialistėve tė gėnjyer nga shpresa se do ta nxirrnin pykėn Sali me pykėn Ilir”, - tha Rama.





standart
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24161
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi