ILIRIADA PORTAL

Nishani: Ministria, gati projektligji i ri i hapjes sė dosjeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20042010

Mesazh 

Nishani: Ministria, gati projektligji i ri i hapjes sė dosjeve




Thimi Samarxhiu

“Ne jemi tė bindur edhe pėr njė sėrė faktesh tė renditura edhe publikisht, qė vendimi pėr rrėzimin e ligjit tė pastėrtisė sė figurave ka qenė nė konflikt tė drejtpėrdrejtė interesi”

Ministri i Drejtėsisė, Bujar Nishani, ka bėrė tė ditur dje se dikasteri qė ai mbulon ėshtė i gatshėm tė nisė hartimin e projektligjit tė ri, tė quajtur ndryshe dhe si ligji i hapjes sė dosjeve tė komunizmit. Gjithashtu, Nishani u shpreh dhe nė lidhje me zgjedhjen e kryetarit tė ri tė Gjykatės Kushtetuese, ku sipas tij, duhet tė jenė 6 anėtarėt e rinj qė pritet tė mandatohen nga Presidenti, ata qė duhet tė vendosin mbi zėvendėsuesin e Vladimir Kristos. “Unė nuk besoj se nuk ka asnjė lloj pengese pėr ta zgjedhur mė pas kryetarin e Gjykatės Kushtetuese pėr mandatin tjetėr, por normalisht ka njė qėndrim moral pėr sa kohė qė njė pjese tė konsiderueshme tė njė numri tė anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, 6 prej tyre u mbaron tashmė mandati, dhe Presidenti i Republikės duhet tė emėrojė 6 anėtarėt e rinj tė Gjykatės Kushtetuese dhe parlamenti tė japė pėlqimin, ka sens tė pritet zgjedhja e anėtarėve tė rinj tė Gjykatės Kushtetuese dhe mė pas zgjedhja e kryetarit tė ri”, - tha Nishani.

Bashkė me rinovimin e Gjykatės Kushtetuese, akuzat ndaj kėtij institucioni drejtuar anėtarėve tė saj pėr tė shkuarėn komuniste, pritet tė zbehen. Nga ana e tij, ministri i Drejtėsisė, Bujar Nishani, u shpreh menjėherė se sapo mazhoranca do tė japė sinjalin, ky dikaster do tė rinisė punėn me ligjin e dosjeve tė rrėzuar pa tė drejtė, sipas tij, nga Kushtetuesja. “Ne jemi tė bindur edhe pėr njė sėrė faktesh tė renditura edhe publikisht, qė vendimi pėr rrėzimin e ligjit tė pastėrtisė sė figurave ka qenė nė konflikt tė drejtpėrdrejtė interesi nga njė pjesė e konsiderueshme e anėtarėve tė Gjykatės Kushtetuese. Pa dyshim qė Ministria e Drejtėsisė do tė vihet nė lėvizje menjėherė pas shprehjes sė vullnetit tė mazhorancės parlamentare”, - mbylli deklaratėn e tij Nishani.
Prej disa kohėsh, ligji i lustracionit ėshtė diskutuar gjatė, pasi nga zbatimi i kėtij ligji njė sėrė figurash tė njohura tė drejtėsisė shqiptare, por edhe tė fushave tė tjera, largoheshin nga detyra pėr shkak tė sė shkuarės sė tyre si komunistė. Ndėrkohė po tė shumta kanė qenė dhe reagimet kundėr kėtij ligji, aq sa Gjykata Kushtetuese u detyruar tė merrte nė shqyrtim kėtė ligj, pasi ishin tė shumtė ata qė shpreheshin se ky ligj ishte nė kundėrshtim me Kushtetutėn e vendit. Pak kohė mė pas, Gjykata Kushtetuese vendosi ta rrėzojė kėtė ligj me argumentimin se ai binte ndesh me parimet e Kushtetutės. Por duket se qeveria nuk do tė mjaftohet me kaq, pasi pritet qė shumė shpejt tė nisė hartimi i njė projektligji tė ri, i cili mė pas do t’i kalojė pėr votim Parlamentit.




standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi