ILIRIADA PORTAL

Shqipėria vlerėsohet me B+ pėr qėndrueshmėrinė financiare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21042010

Mesazh 

Shqipėria vlerėsohet me B+ pėr qėndrueshmėrinė financiare




Tiranė - Shqipėria mori vlerėsimin e dytė tė riskut tė investimit, nga kompania Standard and Poor’s (S&P), e cila ėshtė njė nga tre kompanitė kryesore ndėrkombėtare tė vlerėsimit tė riskut sovran (Moody’s, S&P dhe Fitch Ratings).
Deri dje, Shqipėria ka qenė e vlerėsuar vetėm nga Moody’s me rating-un B1. Vlerėsimi qė S&P bėri pėr vendin tone ėshtė B+, me njė kėndvėshtrim “stabėl” pėr qėndrueshmėrinė financiare dhe makro-ekonomike tė vendit. Ky vlerėsim ėshtė njė konfirmim i vlerėsimit tė Moody’s, dhe shpreh besimin e analistėve ndėrkombėtarė tė riskut pėr ecurinė pozitive tė ekonomisė shqiptare.

Vlerėsimi i S&P i paraprin daljes e Shqipėrisė nė tregun ndėrkombėtar tė kapitalit nė dy javėt e ardhshme, me eurobondin e saj tė parė. Nė vlerėsimin e saj pėr riskun e vendit, kompania S&P citon si argumente kryesore rritjen solide tė ekonomisė, potencialin e saj afatmesėm dhe afatgjatė, prospektet pėr integrimin evropian dhe kuadrin ligjor qė mbron investitorėt dhe garanton me prioritet pagesat e huave.

Gjithashtu S&P thekson se ekonomia shqiptare ishte nga te vetmet ekonomi evropiane qė nuk pėsoi rėnie ekonomike dhe recesion, por pėrkundrazi u rrit nė mėnyrė tė qėndrueshme, nė sajė tė politikave tė efektshme makro-ekonomike tė qeverisė. S&P gjithashtu vlerėson se mbajtja nen kontroll e inflacionit ishte njė faktor i rėndėsishėm i qėndrueshmėrisė ekonomike tė vendit gjatė periudhės sė krizės ndėrkombėtare.

start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi