ILIRIADA PORTAL

Rama paralizon Tiranėn, policia : Tė mos bllokohet Sheshi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22042010

Mesazh 

Rama paralizon Tiranėn, policia : Tė mos bllokohet Sheshi




Valentina Madani

Berisha, Olldashit: Tri ēėshtjet qė do tė diskutosh me Ramėn


Trafiku, ligjshmėria dhe nisja e njė diskutimi tė gjerė pėr projektin e sheshit qendror tė Tiranės janė tri ēėshtjet qė ministri i Punėve Publike dhe Ttransporteve, Sokol Olldashi, do tė diskutojė me kryebashkiakun Edi Rama. Kryeministri Sali Berisha i kėrkoi dje ministrit tė Punėve Publike, Sokol Olldashi, tė organizojė njė takim me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, pėr gjetjen e rrugėve tė bashkėpunimit pėr mėnyrėn se si duhet tė rindėrtohet sheshi “Skėnderbej”. Sė pari, problemi i trafikut, pasi projekti i ri, qė pėrjashton sheshin nga funksioni i tij kryesor qė ka aktualisht, trafiku, do tė zhysė nė njė kaos total qarkullimin dhe trafikun nė Tiranė. Sė dyti, problemi i ligjshmėrisė, pasi sheshi “Skėnderbej” trajtohet si ansambėl i trashėgimisė kulturore dhe Instituti i Trashėgimisė Kulturore ka paraqitur disa vėrejtje serioze nė lidhje me projektin e rindėrtimit. Sė treti, ėshtė ndėrmarrja e njė diskutimi tė gjerė me qarqet e specializuara, katedrat e universiteteve, me qytetarė, analistė, nė interesin mė tė mirė tė planit dhe projektit. Nė kėtė pikė, Kryeministri ngriti shqetėsimin e paqartėsisė sė vendndodhjes sė monumentit tė heroit kombėtar, Skėnderbeut. Qeveria kėmbėngul qė projekti pėr sheshin qendror tė Tiranės, atė "Skėnderbej", t’u shėrbejė mė sė miri interesave tė banorėve. Kryeministri e risolli dhe njė herė nė vėmendje kėtė problematikė nisur dhe nga njė takim qė zhvilloi pak ditė mė parė nė Bruksel me firmėn belge, hartuese e projektit pėr sheshin. Kryeministri e cilėsoi takimin tė frytshėm, pasi nė tė u parashtruan tė gjitha shqetėsimet qė krijon zbatimi i plotė i projektit aktual. Ndaj dhe Kryeministri i kėrkoi ministrit Olldashi tė kontaktojė me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės pėr tė diskutuar mbi sheshin pėr ndėrtimin e tė cilit, qeveria nuk ka kundėrshti, por ngre shqetėsimin e mungesės sė zgjidhjes sė trafikut tė automjeteve. Problemi i parė madhor, sipas Kryeministrit Berisha, ėshtė trafiku nė Tiranė, ēėshtje tė cilėn ai tha se e ka diskutuar edhe me arkitektėt belgė gjatė njė takimi nė Bruksel. “Projekti i ri qė pėrjashton sheshin nga funksioni kryesor, trafiku, do tė zhysė nė njė kaos total qarkullimin dhe trafikun nė Tiranė. Eksperimentin e parė e bėri sot (dje) z. Rama. U krijua njė bllokim i pėrgjithshėm, ndonėse e bėri nė kundėrshtim me kėshillėn e specialistėve mė tė mirė tė qarkullimit rrugor. Njerėzit mbetėn kohė tė tėrė nė trafik. Trafiku duhet tė jetė pėrparėsia mė e parė, pėrndryshe u nxin jetėn qytetarėve, i rrėnon”, - u shpreh Berisha. Si ēėshtje tė dytė, po aq tė rėndėsishme, Kryeministri ngriti problemin e ligjshmėrisė sė ndėrtimit nė shesh. Nė zemėr tė sheshit, projekti aktual parashikon edhe ndėrtimin e njė platforme nė formėn e njė piramide qė Kryeministri e konsideroi tė papranueshme. Kryeministri kėmbėnguli qė ēėshtja e sheshit "Skėnderbej" tė bėhet objekt diskutimi i gjerė me qarqe akademike, analistė e qytetarė. Kėtu Kryeministri pėrmendi si fakt se firma belge nuk kishte dijeni pėr destinacionin real tė ndėrtesės qė parashikohet tė ngrihet pas Teatrit tė Operės dhe Baletit. Po aq me shqetėsim Kryeministri ngriti dhe ēėshtjen e monumentit tė Heroit Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, duke e konsideruar tė papranueshėm largimin e monumentit nga sheshi. Kryeministri kėrkoi gjithashtu zbatimin e tė gjitha vėrejtjeve tė Institutit tė Monumenteve dhe Kėshillit Kombėtar tė Rregullimit tė Territorit.

"Nuk ka asnjė tendencė pėr tė bllokuar ndėrtimin e sheshit, por pėrcaktimet e Institutit janė tė detyrueshme pėr bashkinė dhe qeverinė. Sheshi me vendimin e z. Rama ėshtė shpallur ansambėl i trashėgimisė kulturore dhe nė ēdo vend tė botės, zėri kryesor ėshtė ai i Institutit tė Monumenteve", - tha Kryeministri Berisha. Instituti, sipas tij: "Ka pėrcaktuar shumė drejt se sheshi nuk mund tė bėhet piramidė dhe ka sugjeruar njė pjerrėsi qė lejon rrjedhjen e ujėrave dhe respekton identitetin".
Kryeministri kėrkoi qė projekti i sheshit "Skėnderbej" tė diskutohet me qytetarėt, analistėt dhe pėrfaqėsues tė qarqeve akademike dhe kjo, sipas tij, gjeti mbėshtetjen edhe tė arkitektėve. Berisha kundėrshtoi edhe pretendimin pėr largimin nga ky shesh tė monumentit tė Skėnderbeut. "Nuk mė duket e drejtė qė ne tė heqim nga sheshi qendror monumentin e Heroit Kombėtar, Skėnderbeu, qė ėshtė realiteti mė i madh historik dhe shpirtėror i shqiptarėve. Ne po lobojmė nė kryeqytetet e botės pėr tė vendosur shtatoren e tij dhe tani po tentojmė ta nxjerrim nė hije nė Tiranė", - theksoi z. Berisha. “Ndėrtimi i sheshit, - tha Kryeministri, - kėrkon njė bashkėpunim tė ngushtė midis autoriteteve qendrore dhe vendore”. Duke kėrkuar qė sheshi tė mos pėrdoret pėr kapital politik, Kryeministri u shpreh se shpresonte qė bashkia t’i pėrgjigjej kėrkesės pėr bashkėpunim tė qeverisė. “Sheshin, - tha Kryeministri, - duhet ta shndėrrojmė nė njė gjė shumė tė veēantė pėr qytetarėt e Tiranės dhe t’u dėshmojmė atyre se pėr sheshin nuk kursejmė dhe jemi tė gatshėm tė bėjmė mė tė mirėn”.


Dėshton eksperimenti i Ramės, kaos nė trafik



Eksperimenti i kryebashkiakut Edi Rama dje rezultoi i dėshtuar. Tirana u paralizua dje, pėr shkak se prova e parė e bashkisė bllokoi sheshin “Skėnderbej”, duke sjellė njė kaos nė trafik qė nė orėt e para tė mėngjesit. Trafiku nė Tiranė u bllokua pėr disa orė, ndėrkohė qė edhe punimet aktuale nė shesh vazhdojnė tė sjellin probleme nė qarkullimin e makinave, por edhe kėmbėsorėve. Pėr zgjidhjen e trafikut nė Tiranė, si pasojė e punimeve nė shesh, bashkia vetėm para disa ditėsh bėri publike dhe marrjen e masave, duke i kthyer disa rrugė me dy kalime e duke hapur edhe urėn e re qė lidh pallatet “Agimi” me ato Shallvare. Por deri tani marrja e masave nga ana e bashkisė ka qėndruar nė nivel deklaratash. Nė kėtė mėnyrė e gjithė Tirana u paralizua nė mėngjes kur drejtuesit e automjeteve nė kryeqytet janė bllokuar nė trafik pėr shkak tė punimeve qė kryhen nė sheshin “Skėnderbej”. Trafiku, pėrveē kaosit, ka vonuar me mijėra qytetarė pėr tė mbėrritur nė kohė nė vendet e tyre tė punės apo destinacionet e tjera, duke i revoltuar pėr kėtė bllokim. Prova e djeshme e bashkisė nuk rezultoi efikase, pasi trafiku u bllokua nė tė gjitha rrugėt e kryeqytetit, duke vėnė nė dyshim suksesin e studimit tė bashkisė pėr trafikun nė rast tė bllokimit tė sheshit.

Rama: Provė paraprake, nuk e heq Skėnderbeun

Kryetari i bashkisė, Edi Rama, e konsideroi dje njė provė paraprake, e cila nė ditėt nė vijim do tė shoqėrohet me mbylljen pėrfundimtare tė lėvizjes sė automjeteve nė qendėr tė Tiranės. Rama vuri nė dukje se ka njė studim tė detajuar tė trafikut, por, sipas tij, bllokimi do tė ndihet vetėm nė ditėt e para, pėr sa kohė drejtuesit tė orientohen mė mirė me ndryshimet. Kryebashkiaku Edi Rama, duke inspektuar punimet nė shesh, edhe me kėshilltarin e Kryeministrit kuvajtian, financuesi i sheshit “Skėnderbej”, bėri tė ditur se problemi i trafikut do tė zgjidhet nė Tiranė, vetėm nėse Unaza e Madhe dhe ajo e Vogėl bėhen funksionale dhe pėrfundojnė punimet nė to. “Sot ėshtė bėrė vetėm njė provė e parė. Kjo nuk mund tė ndryshojė duke bėrė njė ndėrprerje tė menjėhershme dhe radikale tė trafikut. Ėshtė e domosdoshme tė fillojė puna pėr mbylljen e Unazės sė Vogėl, duke bėrė shpronėsimin tek INSIG-u, duke e kompletuar unazėn, tė fillojė puna pėr Unazėn e Madhe”, - tha Rama. Por kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, e ka shpjeguar kėtė me faktin se bashkia ka bėrė njė provė tė ndryshimeve tė lėvizjes nė drejtimet e rrugėve dhe u kėrkon qytetarėve tė bashkėpunojnė pėr tė realizuar kėtė projekt. “Nuk ka mundėsi qė kjo tė realizohet nė kohėn e duhur, nė rast se tė gjithė nuk japim pjesėn tonė tė kontributit, duke nisur nga bashkia, qeveria, mediat dhe qytetarėt e thjeshtė. Sot ėshtė bėrė njė provė e parė. Kjo situatė nuk mund tė ndryshojė duke bėrė njė ndėrprerje tė menjėhershme tė trafikut, por secili duhet tė ndryshojė nė mėnyrėn e lėvizjeve tė tij”, - u shpreh Rama.

Ekspertėt: Sinjalistika nė shesh, e pastudiuar

Sinjalistika e pėrkohshme e vendosur nė sheshin "Skėnderbej", i shndėrruar prej ditėsh nė njė shesh ndėrtimi, ėshtė vendosur nga persona jokompetentė, tė cilėt nuk kanė studiuar mė parė rrymat e trafikut tė tė gjitha senseve tė detyrueshme, qė ēojnė automjetet drejt kėtij sheshi. Inxhinieri i Rrugėve, Artur Sulēe, shprehet skeptik edhe pėr mėnyrėn e bllokimit tė rrugėve nga dy polici qė nuk bashkėpunojnė aspak me njėra-tjetrėn, duke krijuar mė shumė kaos. Inxhinieri Sulēe jep dhe alternativat e mundshme pėr t'i dhėnė frymėmarrje kėtij trafiku qė krijohet nga punimet nė shesh, duke i kthyer shumė rrugė nė dy sense kalimi. Zgjidhja e trafikut nė sheshin "Skėnderbej" ėshtė edhe njė ndėr pikat mė tė kontestueshme tė projektit tė bashkisė.

Policia Rrugore, letėr Ramės: Mos e blloko sheshin “Skėnderbej”

Kaosi i shkaktuar ditėn e djeshme pas eksperimentit pėr bllokimin e sheshit “Skėnderbej” ka vėnė nė vėshtirėsi tė madhe efektivėt e Policisė Rrugore tė kryeqytetit, tė cilėve u ėshtė dashur tė pėrballen me numrin e madh tė automjeteve tė bllokuara nė trafik. Kjo gjė ka detyruar qė drejtuesit e Policisė Rrugore tė Tiranės t’i dėrgojnė njė letėr bashkisė sė kryeqytetit, me anė tė sė cilės i kėrkojnė bashkisė pezullimin e planit pėr bllokimin e kalimit tė automjeteve nė sheshin “Skėnderbej”, duke pohuar se kjo do ta bėnte tė pamenaxhueshėm trafikun rrugor nė kryeqytet. Nga ana tjetėr, shefi i Komisariatit tė Policisė Rrugore tė Tiranės, Fatos Kokalari, u shpreh se siē u pa nė orėt e para tė mėngjesit, plani pėr bllokimin e sheshit krijoi kaos dhe trafik tė renduar, duke bllokuar tė gjithė qytetin e Tiranes. Kokalari deklaroi se qė mė parė komisariati i ka bėrė tė ditura bashkisė problemet e trafikut nė rast tė bllokimit tė qarkullimit nė sheshin “Skėnderbej”. Megjithatė, shefi i komisariatit, Fatos Kokalari, thotė se bashkia ende nuk ka kthyer njė pėrgjigje pėr kėrkesat e Policisė Rrugore.

Sheshi, si lindi konflikti bashki - qeveri

Sheshi “Skėnderbej” u shndėrrua kohėt e fundit nė njė “mollė sherri” mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Debatet pėr tė u thelluan institucionalisht, pasi qeveria deklaronte se bashkia nuk mund ta rregullojė sheshin, ndaj rikonstruksioni do tė bėhej nga buxheti i shtetit. Ndėrkohė, Bashkia e Tiranės u paraprin deklaratave qeveritare, duke nisur punimet nė shesh, nė bazė tė njė plani tė projektuar dhe tė fituar nga njė studio belge. Sipas Bashkisė sė Tiranės, rikonstruksioni i kėtij sheshi ėshtė marrė pėrsipėr nga njė kredi e marrė nga Kuvajti dhe vlera shkon nė 4.3 milionė euro. Punimet nė sheshin "Skėnderbej" do tė kryhen sipas projektit tė hartuar nga studioja belge "51N4E", fituese e konkursit ndėrkombėtar qė u zhvillua vitin e kaluar, ku e gjithė qendra e Tiranės pritet tė pėsojė njė ndryshim tėrėsor, por ende nuk dihet nėse ai do t’u shėrbejė interesave tė qytetarėve apo tė ndokujt tjetėr.



panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi