ILIRIADA PORTAL

Skenarėt e Fatos Nanos pėr nė Pallatin e Brigadave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22042010

Mesazh 

Skenarėt e Fatos Nanos pėr nė Pallatin e Brigadave




Elisabeta Dosku
[b]Kandidimi i ish-kryeministrit pėr postin e kreut tė shtetit[/b]

Takimi i Sali Berishės me Fatos Nanon nė Vjenė, qė erdhi si rrjedhojė e prishjes se axhendės se kryeministrit nga hiri vullkanik, nxiti nė Shqipėri njė vullkan mediatik. Nėse pyet Fatos Nanon, por edhe tė gjithė ata qė e mbėshtesin, llogaritė dalin kėshtu: Politikani qė ka qenė pėr pesė herė kryeministėr i vendit do tė jetė nė vitin 2012 pėr herė tė parė President i Republikės. Por situata politike nė Shqipėri ėshtė aq e komplikuar dhe pėr dy vite mund tė ndodhė gjithēka. Ku njė pjesė thonė se ai nuk ka asnjė shans pėr t’u bėrė President dhe pjesa tjetėr qė thonė se ai i ka shanset 100 pėr qind pėr t’u zgjedhur. Gazeta “Tirana Observer” zbardh gjithė strategjinė e ish-kryeministrit pėr t’u ngjitur nė kulmin e karrierės sė tij, atė tė Presidentit. Njė strategji qė merr udhė nga kalkulimet nė letėr e deri te takimet kokė mė kokė. Ku mė i fundit ishte ai me kryeministrin Sali Berisha nė Vjenė. Megjithėse ky i fundit e pėrjashtoi se ka folur me Nanon pėr Presidencėn. Por tė paktėn janė ata qė besojnė sė na takimin prej mė shumė se tre orėsh tė dy elefantėve tė politikės tė mos jetė folur pėr kėtė ēėshtje. Por Nano para dhjetė ditėsh ėshtė takuar nė Tiranė edhe me ministrin e Ekonomisė Dritan Prifti. Takim ky qė u zbulua nga vetė Prifti nė njė intervistė pėr “Ora-News”. Prifti deklaroi se nėse Nano do tė propozohej nga mazhoranca pėr President, ai do ta votonte atė. Dhe kėtu duhet theksuar se Prifti ishte njė ndėr kundėrshtarėt mė tė mėdhenj tė Fatos Nanos nė vitin 2007, kur ish-kryeministri garoi pėr tu ulur nė karrigen e Pallatit tė Brigadave.
[b]Non-grata nė PS[/b]
Por mė tepėr sesa revanshin pėrballė kundėrshtarėve tė tij pėr postin e Presidentit, Nano synon konsensusin. Njė konsensus qė Nano do ta presė deri nė minutėn e fundit nga drejtuesit e Partisė Socialiste. Problemi i Nanos pėr momentin duket se nuk janė pėrfaqėsuesit e mazhorancės. Berisha por edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė sė djathtės e kanė lėnė tė nėnkuptohet se mund ta pranojnė kandidaturėn e Fatos Nanos pėr President, pasi ai pėr ta tashmė ėshtė njė politikan karriere dhe njeriu qė transformoi Partinė Socialiste. Pra, problemi i Nanos, ėshtė partia e tij. Edi Rama prej kohėsh e ka shpallur non-grata ish-kreun e partisė sė tij. Edhe pse Nano ėshtė njeriu qė e risolli atė nė skenėn politike. Dhe ēarja mes Nanos dhe Ramės ėshtė aq e madhe, sa Nano s’ka shanse qė tė propozohet nga partia si kandidat pėr President. Lidershipi i PS-sė dėshiron qė mė mirė tė ketė njė President demokrat, sesa Fatos Nanon.
[b]71 vota [/b]
Por Nano ndodhet nė njė pozitė komode pėr sa i pėrket ambicies sė tij presidenciale. Tashmė qė Presidenti i vendit mund tė zgjidhet me 71 vota, Nanos do t’i duhet qė tė bindė vetėm njė krah politik pėr tu i bėrė i pari i vendit. Nėse do tė merrte njė pėrgjigje pozitive nga mazhoranca aktuale, Nano pa dyshim qė do tė jetė nė karrigen qė sot e mban Bamir Topi. Nėse partia e tij qė e drejtoi pėr 15 vjet do tė vendoste ta propozonte, do ta kishte po ashtu tė lehtė pėr t’ia arritur qėllimit pėr shkak tė numrit tė vogėl tė votave. Aq mė tepėr qė edhe marrėveshja Berisha-Meta pėrfshin edhe zgjedhjen e Presidentit nė vitin 2012.
[b]Sulmet e Ramės[/b]
Ndėrkohė prej kohėsh Edi Rama ka zhvilluar njė sulm tė fortė kundrejt Fatos Nanos. Megjithėse ky i fundit nuk ka bėrė asnjė deklaratė politike dhe duket i larguar nga jeta politike, kryetari nė detyrė i PS-sė, Rama veē dyshes Berisha-Meta, akuzon edhe Nanon duke i quajtur kėta tre emra si trinomi i sė keqes nė Shqipėri. Por kėto akuza tė Ramės ndaj Nanos pėrkthehen si njė sulm qė Rama i bėn Nanos qė ky tė mos zgjidhet dot President i vendit. Pasi nėse Nano do tė arrinte tė ulej nė karrigen presidenciale, kryetari i opozitės nuk do tė ishte aspak nė njė pozicion komod, pasi tashmė dihet “armiqėsia” mes Nanos dhe Ramės.

[b]Detyrimi i Berishės[/b]
Sali Berisha, do tė jetė i “detyruar” t’ia shlyejė Fatos Nanos borxhin e votave pro Bamir Topit pėr ta zgjedhur President, vota kėto mjaft tė vlefshme qė Fatos Nano i dhuroi nė njė moment mjaft kritik pėr qeverisjen demokrate. Berisha duket se do ta ketė tė lehtė kėtė vendim, pasi pothuajse tė gjithė mbėshtetėsit e Presidentit Bamir Topi, nuk janė mė deputetė dhe kur marrėdhėniet e tij me Bamir Topin duken mė tė ftohta se kurrė.

[b]Takimi Nano-Meta[/b]
Para disa muajsh Fatos Nano takoi edhe kreun e LSI-sė, Ilir Meta, ē’ka duket njė tjetėr mbėshtetje e sigurt e katėr deputetėve tė LSI-sė ndaj “Presidencės” Nano. Ilir Meta, i pėrbetuar tashmė kundėr Edi Ramės, duket se do tė bėjė tė pamundurėn pėr “tė marrė hakun” ndaj tij, pėr sa i pėrket pėrpjekjeve “asgjėsuese” tė PS-sė kundėr LSI-sė.

tirana observer
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22433
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi