ILIRIADA PORTAL

Korrupsioni me kromin shton tensionin nė Bulqizė, ndalohen 4 persona

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24042010

Mesazh 

Korrupsioni me kromin shton tensionin nė Bulqizė, ndalohen 4 persona




Mafia e kromit shfrytėzon minierat e palicencuara, Prifti i mbėshtet
Beteja pėr tė pasur nėn kontroll galeritė e kromit nė qytetin e Bulqizės sa vjen dhe acarohet mė shumė, duke shtuar tensionin dhe ankthin tek banorėt. Pas protestave tė banorėve, tė bėra ditė me radhė, dje kanė ardhur edhe shoqėrimet e para nė polici tė disa

banorėve me pretendimin se kanė fyer forcat e policisė dhe se nuk kanė zbatuar urdhrin e tyre pėr ndėrprerje tė protestės. Mėsohet se janė shoqėruar nė polici 7 persona ndėrkohė qė 4 prej tyre janė mbajtur nė polici pėr hetime tė mėtejshme. Por ashtu siē e dinė tė gjithė, problemi nuk qėndron tek kėta banorė, tė cilėt protestojnė prej disa javėsh duke kėrkuar qė dhe ata tė cilėt kanė njė jetė qė punojnė ne galeritė e kėsaj miniere nė bazė tė ligjit tė jenė aksionerė nė shfrytėzimin e tyre. Problemi ėshtė diku tjetėr pas atyre qė mbajnė poste tė larta zyrtare nė ketė qytet dhe qė kanė lidhje tė ngushta me Ministrin e Ekonomisė Dritan Prifti, i cili prej mėse shkatė muajsh favorizon disa nga firmat shfrytėzuese tė mineralit tė kromit tė cilat operojnė nė Bulqizė pa pasur leje shfrytėzimi dhe dokumentacionin e duhur. Skema e shfrytėzimit tė kromit nė galeritė e minierės sė Bulqizės ėshtė shumė e qartė nga tė gjithė pavarėsisht se banorėt dhe zyrtarėt e tjerė bashkė me policinė nuk kanė kurajėn tė flasin me zė tė lartė pėr ta ngritur kėtė shqetėsim pėr shkak tė klaneve tė fuqishme qė operojnė nė kėtė fole korrupsioni.




Firma
Prej disa vitesh nė qytetin e Bulqizės dhe konkretisht nė 4 galeritė e “Zonės D” operon firma Albanian Chrome-ACR njė firmė, e cila zyrtarisht mėsohet se mban dokumentacion tė rregullt, por kjo firmė pas ardhjes sė Priftit nė krye tė ministrisė sė Ekonomisė ka shprehur ambicien e saj pėr tė shfrytėzuar jo mė 4 galeri por tė 10 galeritė qė ndodhen nė “Zonėn D” nė Bulqizė. Deri kėtu duket sikur asgjė nuk funksion keq, pasi njė firmė mund tė kėrkojė tė ketė mundėsinė e shfrytėzimit tė mė shumė se 4 galerive, por loja fillon kėtu. Firma ACR ka vendosur tė kontraktohet nga firma tė tjera, tė cilat mund tė bėjnė shfrytėzimin e galerive nė “Zonėn D” dhe pas kėtyre firmave fshihet ministri Prifti, pėr llogari tė tė cilit punon nė Bulqizė Eduard Keta vėllai i kryetarit tė Bashkisė sė Bulqizės sė bashku me bashkėpunėtorin e tij Ardian Hida. Kėta po punojnė pėr tė shfrytėzuar galeritė e tjera tė “Zonės D”, megjithėse ende zyrtarisht ministria nuk ka nxjerrė lejet e shfrytėzimit pėr firmat qė kanė dorėzuar dokumentacionin. Deri nė nxjerrjen e licencave, e cila mund tė zgjasė sa kohė tė dėshirojė ministri kėta firma operojnė nė Bulqizė duke nxjerrė krom dhe duke e shitur atė pa paguar asnjė detyrim nė shtet por vetėm nė xhepin e ministrit Prifti dhe tė ndonjė zyrtari tjetėr tė lartė. Kjo situatė ka acaruar mjaft situatėn nė Bulqizė duke shkaktuar zemėrimin e banorėve, tė cilėt kanė nisur protestat e tyre. Protesta tė cilat janė ndėrprerė pėrkohėsisht deri tė hėnėn pas ndėrhyrjes sė deputetit Selami Xhepa, i cili ka premtuar zgjidhjen e kėsaj situate tė ngatėrruar dhe tė tensionuar, e cila pėr hir tė sė vėrtetės duhet pranuar se po agravon ēdo ditė dhe mė shumė duke shkuar deri aty nė pėrplasje me armė mes banorėve dhe drejtuesve tė firmave tė shfrytėzimit tė galerive tė kromit nė kėtė qytet.

Konflikti pėr shfrytėzimin e galerive, deri nė shkėmbime me armė
Situata nė pjesėn jugore tė Minierės sė Bulqizės, ose siē njihet ndryshe, “Zona D”, vazhdon tė mbetet tejet e tensionuar dhe problematike. Shkak pėr kėtė acarim, janė bėrė pėrplasjet e forta mes firmave tė vogla tė liēensuara nga qeveria dhe kompanisė Albanian Chrome-ACR qė mban konēensionin e kėsaj miniere, si dhe shumė blerėsve privatė tė mineralit tė kromit nė Bulqizė. Shfrytėzimi i kėtyre galerive dhe pėrplasja pėr tė pasur sa mė shumė hapėsira nėn kontroll shpesh herė kanė degjeneruar edhe nė shkėmbime armėsh mes palėve kundėrshtare. Kėto pėrplasje kanė ēuar deri edhe nė humbje tė jetės njerėzore, siē ndodhi para mė shumė se njė viti, kur 50 vjeēari F. Doda u vra pas pėrplasjes me armė mes dy grupeve rivale. Ndėrkohė qė sindikata e minatorėve tė kompanisė koncesionare ACR dhe mediat lokale, paralajmėronin pėr tensionimin dhe pėrplasjet nė kėtė zonė tė minierės, ish ministri i ekonomisė, Genc Ruli licencoi mbi njė duzinė firmash tė vogla private pėr shfrytėzim kromi, nė blloqe minerare - shumica brenda hartės koncesionare tė minierės ekzistuese dhėnė njėherė me koncesion nė 2001. Shumė nga kėta kompani duhej tė investonin pėr tė hapur galeri pėr tė arritur nė bllokun minerar tė licencuar pėr shfrytėzim. Por, investimet pėr hapje galerish duan shumė para, qė pėr firma tė vogla me 10 deri nė 20 punėtorė janė thuajse tė pamundura, pasi sipas specialistėve tė minierės, hapja e njė kilometri galerie kromi kėrkon mbi 1 milion euro. Situata nė pjesėn jugore tė Minierės sė Bulqizės, tek “Zona D”, vazhdon tė mbetet shume e tensionuar dhe problematike. “Lufta” pėr zaptim galerish dhe stogjesh, mes firmave tė licencuara dhe atyre tė pa licencuara ka shkuar deri nė pėrdorimin e armėve. Pas njė periudhe pauze pėr shkak tė uljes sė ēmimit tė mineralit nė tregjet ndėrkombėtare gjatė vitit tė kaluar si rezultat i krizės ekonomike globale, rritja e kėtij ēmimi me fillimin e kėtij viti, duket qartė se do shoqėrohet me rikthimin e frikshėm tė kėtyre pėrplasjeve



SOT

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi