ILIRIADA PORTAL

Fajon: Protestat e opozitės mbyllin derėn e liberalizimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25042010

Mesazh 

Fajon: Protestat e opozitės mbyllin derėn e liberalizimit




Valentina Madani

Fajon, thirrje BE-sė: Jo vonesa nė heqjen e vizave

Eurodeputetja Tanja Fajon apelon se situata politike nė vend dhe protestat e opozitės mund tė sjellin penalizimin e Shqipėrisė nė rrugėn e saj drejt Bashkimit Evropian dhe konkretisht, nė planin pėr liberalizimin e vizave. Nė fjalėn e mbajtur nė Institutin Ndėrkombėtar pėr Lindjen e Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES) nė Lubjanė, Fajon vuri nė dukje se zhvillimet e fundit nė Shqipėri dhe protestat e opozitės mund tė mbyllin dyert e integrimit nė lidhje me ēlirimin e shqiptarėve nga zona e ndaluar “Shengen”. Duke bėrė njė krahasim tė arritjeve tė bėra nga institucionet pėr plotėsimin e kushteve pėr vizat dhe situatės politike, Fajon theksoi se sjellja e opozitės do tė tregojė nėse “Shqipėria ėshtė me tė vėrtetė e pjekur, apo do tė mbyllė derėn e saj drejt Evropės nė javėt e ardhshme pėr shkak tė situatės politike tė tensionuar dhe thirrjeve tė opozitės pėr protesta antiqeveritare nė fund tė kėtij muaj”. Eurodeputetja theksoi mė tej se Bashkimi Evropian nuk duhet tė vonojė heqjen e vizave me Shqipėrinė dhe Bosnjėn. “Vlerėsimi i ekspertėve do tė jetė i njohur nė fund tė prillit dhe nėse ēdo gjė shkon mirė, propozimi legjislativ pėr liberalizimin e vizave pėr Bosnjė-Hercegovinėn dhe Shqipėrinė, do tė vihet nė tryezė nė fund tė majit”, - deklaroi znj. Fajon. Nė kėtė mėnyrė raporti i ekspertėve tė Komisionit Evropian pėr liberalizimin e vizave u heq mundėsinė shqiptarėve dhe boshnjakėve tė lėvizin pa viza pėrpara verės. Vendimi i mundshėm mund tė merret vetėm nė muajt e fundit tė kėtij viti. Ky ėshtė konstatimi qė u bė dje nga raporterja e Parlamentit Evropian pėr vizat, Tanja Fajon. “Ėshtė e mundur qė ekspertė tė tjerė do duhet tė vizitojnė Shqipėrinė, ēka do tė thotė padyshim mė shumė kohė, ndaj ne nuk do tė mund tė pėrfundojmė kėtė procedurė pėrpara pushimeve tė verės”, - u shpreh Fajon pėr “Balkan Insight”. Sipas saj,“ėshtė shumė e rėndėsishme qė autoritetet tė vazhdojnė tė punojnė fort, sepse kemi pėrpara muaj vendimtarė dhe duhet ruajtur pėrgjegjshmėria”. Megjithatė, Fajon shpreson se Brukseli do tė ēojė pėrpara propozimin legjislativ pėr liberalizimin e regjimit tė vizave dhe do tė kėrkojė pėrmbushjen e kushteve shtesė pėrpara se tė jetė pėrmbyllur procesi i plotė i liberalizimit. “Unė pres qė komisioni tė bėjė rekomandimin pėr liberalizimin e vizave pėr dy vendet, por kjo varet nga ēėshtjet e mbetura pezull dhe se u takon autoriteteve vendase qė tė finalizojnė punėn qė kanė pėr tė bėrė”, -kėmbėnguli Fajon. Nė kėtė linjė u deklarua edhe europarlamentari Jelko Kacin, nė njė prononcim pėr “European Voice”. Sipas tij, heqja e regjimit tė vizave pėr shtetasit e Bosnjė-Hercegovinės ka gjasa tė shtyhet deri nė fund tė vitit. Kacin tha se propozimi i Komisionit Evropian pėr heqjen e vizave ka gjasa qė pėrfundojė nė Parlamentin Evropian nė shtator dhe mund tė hyjė nė fuqi nė muajin dhjetor.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22704
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi