ILIRIADA PORTAL

Vjedhja 5.4 milionė euro, Ku fshihet Erion Veliaj?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25042010

Mesazh 

Vjedhja 5.4 milionė euro, Ku fshihet Erion Veliaj?




Prokuroria e Rrethit tė Tiranės, do tė marrė nėn hetim kreun e G 99-ės pėr akuzat e abuzimeve financiare dhe evazionit fiskal

Nisja e procedimit penal nga Prokuroria e Tiranės pėr abuzimin me 5.4 milionė eurot e fondeve tė donatorėve pėr shoqėrinė civile dhe evazionin fiskal ka bėrė qė Erion Veliaj tė zhduket nga Shqipėria prej tė paktėn dy javėsh. Tė dhėnat e mbledhura demonstrojnė njė shkallė tė lartė evazioni fiskal tė shkaktuar nga disa organizata dhe biznese tė drejtuara nga Veliaj dhe vėllai i tij, apo bashkėpunėtorėt e ngushtė Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga. Kėto do tė zbardhen pėrgjatė njė hetimi tė gjatė qė duket se do tė pėrfshijė tė dhėnat bankare tė "Mjaftistėve" tė krijuar nga Veliaj. Prokurori i ēėshtjes Julian Zonja, ka thėrritur pėr tė dėshmuar disa persona qė kanė dijeni pėr aktivitetin antiligjor tė Veliajt. Pėrmes njė prononcimi pėr gazetėn, Goxhaj thekson se heshtja e kreut tė G99, pėr kėtė skandal nėnkupton fajėsinė e tij. I gjendur nė vėshtirėsi, Veliaj ka urdhėruar tė gjithė pėrfaqėsuesit e G99 qė tė mos komentojnė nė media hetimet qė po kryen organi i akuzės.
Hetimet pėr dosjen me nr. 3379, tė vitit 2009, e procedimit penal ndaj Veliajt pėr evazion fiskal pėr plot 5.4 milionė euro, janė nėn hetim nga Njėsia e Pėrbashkėt Hetimore pėr Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionin. Denoncuesi i kėtij abuzimi galopant ėshtė kreu i Lėvizjes "Zgjohu", Altin Goxhaj i cili nė dėshminė e tij ndaj kėsaj vepre penale ka theksuar se verifikimi i llogarive bankare do tė jetė prova qė organizata "Mjaft" dhe simotrat e saj kanė konsumuar veprėn penale tė evazionit fiskal. Por fiks njė muaj pas kėtij denoncimi, Erion Veliaj ėshtė zhdukur nga skena politike si dhe ajo publike nė tė cilėn tė gjithė janė mėsuar ta shohin shpesh. Kjo ēėshtje u nis dhe mori shkas nga informacioni i dėrguar nė Prokurorinė e Tiranės nga kreu i Lėvizjes "ZGJOHU", Altin Goxhaj nė 11 qershor 2009, ēka i dha mundėsi organit tė akuzės tė konsiderojė tė arsyeshme nisjen e kėtij procedimi penal kryesisht. Sipas tė dhėnave tė mbledhura, rezulton se prej vitesh Erion Veliaj pėrdor njė skemė evazioni fiskal tė veēantė, e cila mund tė shėrbejė si njė precedent i rrezikshėm pėr demokracinė dhe zhvillimin e shoqėrisė civile, si dhe i ka krijuar shtetit njė dėm nė miliona lekė. Erion Veliaj ėshtė anėtar i bordeve tė ndryshme nė fondacione tė ndryshme.
Veliaj pėrpiqet tė fshehė gjurmėt e korrupsionit
Shuma prej 5.4 milionė eurosh ėshtė pėrdorur nga Veliaj aspak pėr interesa tė shoqėrisė civile. Nuk ka asnjė transparencė pėr mėnyrėn se si janė pėrdorur kėto fonde nga Veliaj. Ajo qė dihet ėshtė se drejtuesi i G99 ka ndėrmarrė njė sėrė veprimesh pėr zhdukjen e gjurmėve tė abuzimeve financiare. Konkretisht, disa vite mė parė ai zhduku vetė nga zyra e tij kompjuterin ku mbante tė dhėnat dhe e reklamoi kėtė nė media. Zjarrvėnia ishte e qėllimshme dhe pėrmes saj Veliaj arriti tė pėrdorė alibinė se nuk mund tė bėjė transparencė tė fondeve pasi gjithēka ishte nė kompjuterin e vjedhur.
Megjithatė, organizata tė tjera tė shoqėrisė civile kanė arritur tė zbardhin skemėn se si bėhej e mundur vjedhja e fondeve tė donatorėve tė destinuara pėr shoqėrinė civile. Vėllai i Erion Veliajt, Arbėr Veliaj rezulton tė ketė marrė kredi nga i vėllai i tij pėr hapjen e njė biznesi "Grafik Propaganda". Ėshtė e qartė se Erioni i jepte kredi tė vėllait nga paratė qė donatorėt kishin lėvruar nė dukje pėr shoqėrinė civile, por qė shkonin pėr biznesin familjar tė Erionit. Por jo vetėm kaq, ky biznes i pastėr rezulton se nuk ėshtė regjistruar sipas ligjit dhe nuk u paraqit asnjėherė pėr tė paguar taksat pranė Drejtorisė sė Tatim Taksave, duke i shkaktuar shtetit njė dėm tė konsiderueshėm pėr tė cilin njė qytetar i thjeshtė i kėtij vendi do tė kishte shkuar nė burg. Biznesi madje nuk figuron i regjistruar as pranė QKR-sė dhe ndėrkohė, ėshtė nė aktivitet tė plotė sipas tė dhėnave qė shoqėrojnė materialet e dorėzuara nė Prokurori. "Klientėt e kėtij biznesi janė tė shumtė dhe disa nga kėta klientė janė tė publikuar edhe nė faqen online prezantuese tė kėtij biznesi www.grafik.fshatiurban.com, faqe qė ėshtė fshirė pas denoncimit nė njė tė pėrditshme nė nėntor 2008", ka pohuar denoncuesi i kėtij abuzimi. Gjithashtu, ai theksoi se njė linjė tjetėr e evazionit fiskal pėrfshin organizatėn jofitimprurėse Qendra Fshati Urban", ku drejtor ekzekutiv ėshtė Arbėr Veliaj, e regjistruar nė Gjykatėn e Tiranės nė dt. 7/12/2006, me nr. 341, ku nė pikėn 5 parashikohet qartazi qė qendra nuk do tė ketė lidhje me aktivitete tė paligjshme apo aktivitete tė tjera, qė nuk parashikojnė pjesėmarrjen e organizatave jofitimprurėse. Kjo organizatė jofitimprurėse ushtron aktivitet biznesi megjithėse ėshtė regjistruar si organizatė jofitimprurėse dhe tė dhėna mbi disa klientė tė spikatur tė saj janė tė regjistruara nė faqen e saj online www.fshatiurban.com si dhe njė kopje ėshtė e regjistruar nė CD-nė shoqėruese tė materialit". Kreu i Lėvizjes "ZGJOHU" ka vėnė nė dukje se njė linjė tjetėr e evazionit fiskal pėrfshin projektet e Qendrės Lėvizja "MJAFT" dhe tė fondacionit "MJAFT", ku drejtor ekzekutiv ka qenė Erion Veliaj, tė cilat janė faturuar dhe realizuar nga biznesi i paligjshėm i tė vėllait Arbėr Veliaj. Kreu i Lėvizjes "ZGJOHU" theksoi se, janė qindra miliona lekė projekte dhe shėrbime, tė cilat nė asnjė rast nuk janė raportuar pranė zyrave tė detyrimeve fiskale. Tė dhėnat e mbledhura nga Goxhaj po ndihmojnė Prokurorinė e Tiranės qė tė gjejė tė dhėnat e mjaftueshme pėr tė kuptuar se nė ēfarė pėrmase tė frikshme ka arritur evazioni fiskal i njė modeli tė shėmtuar tė shoqėrisė civile qė thithi 5.4 milionė euro, ku gati vetėm 2 prej tyre u siguruan vetėm nga ambasada holandeze. Paratė e fituara nė mėnyrė tė paligjshme u pėrdorėn pėr tė shkretuar shoqėrinė civile rinore, duke lėnė vetėm njė protagonist, Veliajn dhe MJAFT-ėt e tij.

Skema korruptive e Erion Veliajt
Tė ardhurat personale tė Erion Veliajt tė siguruara nga pagesat pranė MJAFT-ėve, duke pasur parasysh qė ka blerė dy apartamente.
Sigurimet shoqėrorė tė mospaguara nga tė ardhurat personale tė Erion Veliajt, nga 6 MJAFT-ėt e Veliajt & Co, tė cilat kanė pasur donacione nga 34 donatorė ku vetėm njėri projekt ka vlerėn e 1.020.000 eurove.
BYL-A,
Shoqata Kombėtare e Debatit,
Fondacioni MJAFT,
Shoqata Fshati Urban,
Qendra Lėvizja MJAFT,
Shoqata G99
Evazion fiskal tė bizneseve tė Veliaj & Co:
C&PR Production, i regjistruar nė Gjykatė dhe mė pas nė QKR si biznes i vogėl i Denis Behlulit.
Grafik Propaganda i drejtuar nga vėllai i Erionit Arbėr Veliaj i paregjistruar nė Gjykatė apo QKR qė praktikisht do tė thotė kryen veprimtari pa licencė.
Mozaik Sh.p.k. me administrator njė nga njerėzit e financave tė MJAFT dhe ekspert i financave tė Fondacionit MJAFT Endrit Kromidhja.
Veprimtari financiare tė paligjshme (tė palicencuar apo tė palegalizuar nė shtet)
1) Dhėnie tė kredive pėr aktivist tė MJAFT nėpėrmjet Fondacionit tė zhdukur MJAFT kur dihet se ēdo dhėnie kredish me pėrqindje nga njė fondacion i palicencuar nga Banka e Shqipėrisė ndėshkohet me ligj penal.
2) Ushtrim tė aktivitetit ekonomik nga Grafik Propaganda i drejtuar nga vėllai i Erionit Arbėr Veliaj, i paregjistruar nė Gjykatė apo QKR, qė praktikisht do tė thotė kryen veprimtari tė paligjshme ekonomike.
3) Mbėshtetje tė aktiviteteve ekonomike tė paregjistruara nė Gjykatė nėpėrmjet mbėshtetjes kredituese tė bizneseve tė aktivistėve tė MJAFT.
Zhdukje tė 300.000 eurove donacion pėr kreditimin e biznesit rinor shqiptar
1) Zhdukje e Donacionit tė dhėnė nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), Youth Business International (YBI), njėsi e The Prince of Wales International Business Leaders Forum me qendėr nė UK, e cila ka sjellė pėrjashtimin DE FACTO tė rinisė shqiptare nga ndihma ekonomike ndėrkombėtare nė fushėn e vetėpunėsimit rinor, ndėrsa shtetit shqiptar njė evazion tė presupozuar fiskal prej mbi 150 mijė euro nė total prej 5 vjetėsh si pasojė e heqjes nga qarkullimi i grantit pėrkatės pėr kreditimin e bizneseve rinore.
2) Zhdukje tė Fondacionit MJAFT nga qarkullimi pėr tė zhdukur pėrgjegjėsinė
Mosdeklarim tė tė ardhurave pranė Zyrave tė Tatim Taksave
1 )Tė ardhurave personale tė Erion Veliajt;
2) Tė ardhurave tė 6 organizatave tė MJAFT-ėve;
3)Tė ardhurave tė 3 biznesve:
C&PR Production
Grafik Propaganda
Mozaik sh.p.k.
Prishje tė konkurrencės sė rregullt nė treg nga avantazhet e mospagimit tė taksave nga bizneset e Veliajt & Co
1)Mungesė tė kontributeve financiare nė shtet tė kompanive tė tjera qė do tė pėrfitonin kėtė numėr tė ri klientėsh qė kontraktuan bizneset e Grupit tė Veliajt & Co:
2) Grafik Propaganda, e cila ka pėrfituar njė numėr tė madh klientėsh tė cilėt normalisht do t'i kishin kontraktuar biznese tė tjera, tė cilat do tė shtonin kėshtu pėrfitimet, por dhe do tė paguanin taksat;
3) C&PR Production, e cila ka pėrfituar njė numėr tė madh klientėsh, tė cilėt normalisht do t'i kishin kontraktuar biznese tė tjera, tė cilat do tė shtonin kėshtu pėrfitimet, por dhe do tė paguanin taksat, duke mos harruar qė ėshtė regjistruar si biznes i vogėl pranė Gjykatės Tiranė dhe mė pas nė QKR, ēka pretendon se nuk e kalon xhiron prej 8 milionė lekėsh nė vit dhe qė prezantohet nė treg si kompani e fuqishme;
4) Mozaik sh.p.k., e cila ka ofruar njė numėr tė madh produktesh nė treg pėrfshi edhe tranfera financiare, duke i hequr tė drejtėn e kėtij shėrbimi kompanive tė tjera, tė cilat kanė fituar mė pak dhe pėr kėtė arsye kanė paguar mė pak taksa nė shtetbota sot

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi