ILIRIADA PORTAL

Dyluftimi Noli-Konica “Dielli”: Fan Noli, bolshevik republikan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25042010

Mesazh 

Dyluftimi Noli-Konica “Dielli”: Fan Noli, bolshevik republikan




Dalip Greca

... Ishte njė kohė kur Fan S. Noli kryqėzohej nga “Vatra” e “Dielli”, ndėrsa miku i tij, Konica, i ktheu krahėt...


Nga kėshillat tek pėrplasjet

Kur Noli humbi qeverisjen nė dhjetor 1924, gjithēka iu kthye nė tė kundėrt; njė pjesė e bashkėthemeluesve tė “Vatrės” dhe gazeta “Dielli”, qė e ai e ngriti me stėrmundime, pėr rreth nėntė vjet i ktheu faqet e veta nė aktakuza, ku hirėsia e tij, akuzohej jo mė pak se armik i Shqipėrisė. Ndoshta gjithēka duhet tė ketė filluar qė nė momentin e rėnies, kur miku i tij i ngushtė, Konica, nuk ia fali dėshtimin kryeministrit Noli me guvernėn 6-mujore, ku premtoi shumė e s’bėri asgjė. Fillimisht, miku i tij, Konica, u pėrpoq qė ta merrte nė mbrojtje pushtethumburin Noli, duke ia justifikuar disfatėn me idealizmin e tij tė parakohshėm, qė nuk hyri nė rezonancė me popullin e prapambetur. Nė numrin e 2 janarit 1925, gazeta “Dielli” konstatonte se “Noli kishte dashė t’i hidhte hapat e pėrparimit mė shpejt se koha dhe nuk i kishte shkuar pas avazit popullit tė prapambetur. Qėllimi i Nolit, qė ta vinte indipendencėn e Shqipėrisė nė themele tė shėndosha u pėrmbys sepse populli shqiptar ėshtė armik i ēdo gjėje tė re dhe preferon tė mbetet besnik nė zakonet e tij tė vjetra dhe nė mėnyrėn e rrojtjes sė tij tradicionale”.

Nė komentin e tij tė parė pas disfatės “Dielli” e justifikonte Nolin dhe fajėsonte popullin e prapambetur: “Populli shqiptar ėshtė tė paktėn 700 vjet pas popujve tė Evropės; nė ca pikėpamje ai rron edhe nė kohėn e Homerit. Qė t’i kapėrcejė gjithė kėta shekuj me njė tė hedhur, ėshtė gjė qė s’bėhet. Pėrparimi ka pėr tė ardhur dalėngadalė. Pra faji s’ėshtė i tij, se sa i pazotėsisė sė popullit pėr tė nxėnė ide tė reja dhe i ndryshimit tė madh nė mes dy mentaliteteve”.

FTOHJA E MADHE

Duke e ndjekur nga afėr ftohjen e madhe mes Nolit dhe Konicės pas dėshtimit tė dhjetorit 1924, Nasho Jorgaqi, nė botimin e tij mė tė fundit tė serisė letėrsi dokumentare “Jeta e Fan S. Nolit” botim i vitit 2005, konstaton: “Pa kaluar as dy javė nga disfata, Konica u kthehet qortimeve dhe kėshillave. Nga “Dielli”, ai pėrpiqet tė ngushėllojė mikun e vjetėr se nuk ėshtė fajtor kryesor. Fajin e ka populli shqiptar, i cili ėshtė “njė popull thellėsisht konservator”. Dhe kėtė vullnet tė tij nuk e pėrfaqėson Noli, por Zogu: Zogu duket sheshit mė tepėr pas zemrės sė popullit sesa Noli. Tė tjerat janė fjalė tė kota”.

Konica paralajmėron kėshtu kthesėn e rrugės sė tij dhe qėndrimin kundėr Nolit, pro Zogut: “Populli shqiptar s’do reforma dhe reformatorė, s’do gjėra tė ra, as njerėz qė munt tė kllasin gjėra tė ra. Prandaj kėrkon prerazi” ose tė heshtim ose tė pėrkrahim fuqin’ e re” (NJ, Jeta e Fan S. Nolit, F. 15).

Noli nuk iu pėrgjigj Konicės nė hamendjet e tij pėr pėrshtatje apo kompromis me regjimin e Tiranės. Ai po i pėrshtatej jetės sė vėshtirė qė e priste nė emigracion, ku e ndiqte nga pas edhe vendimi me vdekje, qė kishte publikuar kundėrshtari i tij, Ahmet Zogu. Nuk u ndje as kur u publikua amnistia e Zogut. Nuk e besoi atė. Heshtjen Noli e thyen njė muaj pas dėshtimit tė atij qė historiografia komuniste e ka pagėzuar me termin “Revolucioni i qershorit ‘24”. Pasi ka kaluar nga Italia nė Vjenė, mė 24 janar, ai u shkroi njė letėr bashkėpunėtorėve, ku kėrkonte njė mbledhje urgjente pėr t’i dhėnė pėrgjigje pyetjes: “Ta vazhdojmė luftėn apo t’i hedhim armėt”? E shqetėson heshtja e miqve, qė nuk i kthyen pėrgjigje, sidomos L. Gurakuqit dhe S. Vinjaut. Pėr kėtė arsye udhėton sėrish drejt Italisė. Mė pas rikthehet nė Vjenė. Nga pas e ndjek akuza “bolshevik”. Nė njė intervistė qė i dha korrespondentit tė gazetės “Boston Herald” nė Vjenė, ai flet ashpėr pėr ndėrhyrjen e Jugosllavisė, qė mbėshteti Zogun pėr ta rrėzuar qeverinė legjitime tė tij, dhe sakatėsoi se program i qeverisė sė tij nuk ishte bolshevik, por demokratik.

Ngjarjet rrokullisen keqazi. Pas amnistisė vjen vrasja e Luigj Gurakuqit nė Bari nė mars 1925. Kjo do ta bėnte mė tė vendosur Nolin pėr tė mos i hedhur armėt, ndėrkohė qė qėndrimet e kundėrta rreth kėsaj ngjarjeje dhe vetė figurės sė Luigj Gurakuqit, do t’i largonin mė shumė dy miqtė e dikurshėm, Nolin dhe Konicėn. Noli, do ta derdhte helmin e dhimbjes sė shpirtit nė elegjinė “Syrgjyn vdekur”, ku do ta shpallte dėshmor dhe Vigan Liberator:

“Nėno moj, m'a qaj nė Vlorė/ Ku tė dha liri, kurorė,/ Shpirt i bardhė si dėborė;/Ti s'i dhe as varr pėr hor./Nėno moj, ē'ėshtė pėrpjekur/Gojė-mjalt' e zėmėr-hekur, /Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,/Ky Vigan Liberator”.

Nga ana e tij, Konica do tė shkruante nė gazetėn “Dielli” mė 12 nėntor 1925 se “Luigj Gurakuqi ishte njeri pa patriotizėm dhe pa ndėrgjegje, armik i bashkimit kombėtar dhe i kuptimit modern tė shtetit, intrigant, prapanik dhe i errėt”. Nė kėto rrethana rrugėt e Nolit dhe Konicės marrin kahe tė kundėrt. Konica kėrkon pėrkrahjen e shtetit tė ri me Zogun nė krye, Noli vazhdon organizimin e qėndresės nė emigracion kundėr Zogut. Duket se mospėrfillja e Nolit ndaj thirrjeve dhe analizave, qė i kishte bėrė dėshtimit tė qeverisjes sė tij Konica, e prekin nė karakter kėtė tė fundit. Nė rrethanat e reja, ai e lė mėnjanė pozicionin e analistit e tė kėshilldhėnėsit dhe thėrret nė ndihmė fjalorin e tij tė pasur sarkastik pėr t’i treguar vendin guvernės sė dėshtuar, tė cilėn e pagėzon si dordolec, pas sė cilės fshihej kryetari i vėrtetė Gurakuqi. Konica arrin qė tė bind Vatrėn, qė nė Kuvendin e saj vjetor tė shpallė asnjanėsinė politike, duke e distancuar edhe nga politika e Nolit dhe pasojat e dėshtimit tė qeverisjes sė tij.

NOLI THYEN HESHTJEN

Fan Noli, i cili nuk i ishte pėrgjigjur Konicės pėr gati njė vit, thyen heshtjen, duke u mbrojtur e sulmuar njėkohėsisht kundėr Diellit e Konicės nė gazetat “Liria Kombėtare” dhe “Immigranti”. Noli mbron veten dhe miqtė e tij, veēanėrisht Gurakuqin, qė e kishte “pėrdhosur” Konica, duke i kthyer reston ithtarit Konicė, qė ishte bėrė zogist, karikaturon regjimin e Zogut, ( e quan atė sygjarpėr, zemėrvrerė, gjakkalbur, shpirt-shitur) duke e akuzuar se kishte ardhur nė fuqi me ndihmėn e armiqve shekullorė tė Shqipėrisė. Konica i kthen kusurin me botimin e shkrimit “Gurakuqi, Vinjau dhe Noli”. Konica del hapur nė mbrojtje tė Zogut, duke shkruar me simpati nė shtyllėn e tij tek Dielli. Nė njė shkrim tė titulluar “Pėrgjigje Fan Nolit”, botuar nė “Dielli” nė gusht 1925, Konica e kritikon ashpėr pse Noli u kėrkonte shqiptarėve tė Amerikės tė luftojnė kundėr Zogut. Nė nėntor, Noli i kthen kusurin Konicės pėr sulmin e para tre muajve, qė i kishte bėrė Faiku dhe boton nė gazetėn “Immigranti” artikullin “Gurakuqi, Vinjahu dhe unė”. Noli shkruan: “Ndofta jam eliminuar nga sheshi i politikės njė herė e mirė, sikundėr thotė Faik Konica, por zotėria e tij, ėshtė mjaft i hollė sa tė kuptojė se detyra dhe eleganca mė ndalojnė tė hedh armėt tani kur rrezikohet Shqipėria”. Konkluzioni i shkrimit ėshtė ky: “Nuk i ka hije Faik Konicės tė nxijė patriotėt e tė zbardhė tradhtarėt”.

“Dielli” bėhet i ashpėr kundėr themeluesit tė vet. Noli e kupton se pas sulmeve tė “Diellit”, qėndron miku i tij i dikurshėm dhe nė ato rrethana polemikash e debatesh, nuk e kursen veten duke iu pėrgjigjur pėrmes gazetės “Immigranti”. Konica pėrgjigjet tek Dielli. Edhe kur i mungon emri ai dallohet se ėshtė aty, pas rreshtave. Dy miqtė vringėllijnė shpatat nė distancė. Prof. Jorgaqi, qė e ka ndjekur dyluftimin, konstaton se Faiku pranon disfatėn, kurse Noli nuk do kurrsesi tė jepet. Ndėrsa Faiku shkruan se “Ahmet Zogu na mundi dhe na mundi me themel. Ndryshimi mes Fan Nolit dhe meje ėshtė se unė e di se jemi tė mundur dhe paq, kurse ish shoku im, s’ka haber qė hėngrėm dru”. Noli shpėrthen: “Ay qė ka luftuar sulltanėt e Turqisė, tani i falet njė kėlyshi tė krimbur tė Pashiqit... Jazėk! Jazėk”! Noli duket si njė tigėr i egėrsuar qė turfullon. Pėrveēse ka humbur dyluftimin pėr pushtet, ai ka humbur dhe miqėsinė me Faikun dhe mbėshtetjen e “Vatrės”.

Polemikat vazhdojnė hapur gjatė vitit 1926. “Shtylla e Faik Konicės” tek Dielli i kushtoi shumė vend luftės kundėr Nolit, qė cilėsohej “aventurier, anarkist, vėllavrasės” etj. Noli akuzohet hapur pėr lidhje me bolshevikėt tek shkrimi “Propaganda bolshevike mes shqiptarėve”, ndėrsa tek shkrimi “Ēpifarak apo budalla”, ai e ironizon pa mėshirė Nolin. Nga ana tjetėr, Konica ngre lartė vlerat fisnike tė Ahmet Zogut. Mė 5 maj 1926 Zogu dekreton Faik Konicėn Ministėr Fuqiplotė tė Shqipėrisė nė SHBA, ndėrsa nė Tiranė, Noli shpallej armik i qeverisė, amnistia kishte rėnė. Rrugėt ishin tė ndara.

NĖN AKUZĖ: “NOLI KA MASAKRUAR HAMLETIN”

Gjurmėt e aktakuzave qė vatranėt i bėnin Nolit, veēanėrisht ata qė simpatizonin Mbretin, i gjen gjerėsisht nė faqet e Diellit. Pėrveē mospajtimeve politike, qė e akuzonin si mbartės tė fantazmės komuniste, u hapėn edhe debate pa “bukė” siē ishin ato nėse kishin apo jo vlerė pėrkthimet e Nolit nga Shekspiri. Pėr mė shumė se njė vit kanė vazhduar polemikat mes pėrkrahėsve tė tij dhe kundėrshtarėve pėr pėrkthimin e tragjedisė “Hamleti”. Thelbi i polemikave qėndronte nė mohimin e vlerave tė pėrkthimit. Kėshtu p.sh., nė numrin e Diellit, tė datės 6 janar tė vitit 1928, sekretari i degės 56 tė Vatrės nė Boston, Sotir Katundi, shkruante se “pėrkthimet e Nolit nuk i shėrbejnė letėrsisė shqipe, por ai e ka bėrė kėtė vetėm pėr t’u rrėmbyer ca dollarė ca gjysmakėve”. Kritika e Katundit pėrshkohej nga tone inatēore dhe fjalor i papėrshtatshėm pėr Imzot Nolin, kur shkruante se “Dhelpra plakė, Noli ynė, e dinte qė koha ende nuk kishte harrirė, qė tė pėrktheheshin vepra klasike, mirėpo qe nevoja e madhe pėr ca para... Dhe kėshtu dordoleci i njohur nuk humbi kohė dhe na dolli me reklamat e tij bombastike: “Vepra klasike, Sheakspeare-iane… Vepra kllasike”! Letėrshkruesi e mbyll aktakuzėn e vrerosur me parashikimin, (qė natyrisht nuk i doli) se kėto pėrkthime do tė zinin pluhur e askush nuk do t’i zinte me dorė. Debati duket se ka filluar mė herėt se sa viti 1928 nga e sollėm citimin, sepse nė njė letėr tė nėnshkruar nga Shefqet Benēa (qė pėr shumė kohė ishte kryetar i Vatrės nė Nju Jork), botuar nė numrin 4036 tė “Diellit” thuhet: “Ndonėse kemi 3 muaj qė ngjiremi duke biseduar pėr “Hamletin” qė ka masakruar Noli ynė, bisedimi qėndron prapė atje ku ish qėkurse u hap. Ky moskuptim vjen nga qė nuk kemi marrė vesh edhe pse bisedojmė”.

Sipas Benēės, veprat e Shekspirit janė mjaft tė vėshtira ose tė pamundura fare qė tė pėrkthehen. “Shqipja jonė nuk ka fjalė tė mjafta qė tė japin kuptimin e gjithė fjalėve tė inglishtes qė ka pėrdorur dramaticieni englez. Kjo gjė ėshtė e njohur dhe nga i vetmi shkrimtar shqiptar, z. Konica”, - shkruan Benēa.

Pas kėsaj vjen paralelizmi pėrēarės i autorit tė letrės: “Kurse njė shkrimtar i vėrtetė, si Konica, pranon se pėrkthimi i dramave tė Shekspirit ėshtė mjaft i zorshėm, njė shkrimtar ēitak, si Noli ynė, nuk mund t’i kuptojė dot fare. Dhe si provė tė moskuptimit tė tij kemi numėruar ndo nja njė mijė gabime, ku shkrimtari Fan Noli, nė disa vende nuk ka ditur mirė shqipen, dhe nė shumė vende tė tjera, nuk ka kuptuar dot anglisht!”. Meidani ishte i hapur, kushdo mund tė tringėllinte shpatėn, dylyftuesi tjetėr, Noli, mungonte!

Sulmet vazhdojnė dhe tema pėr masakrimin e “Hamletit” qėndron e hapur. Thuajse pėr 15 muaj replikohet, jo pėr dilemėn e vetė kryeheroit tė tragjedisė: Tė rrosh a tė mos rrosh, por a e ka pėrkthyer mirė Noli “Hamletin” apo jo dhe deri nė ē’masė e ka masakruar! Disa janė gati tė vėnė edhe baste me 100 dollarė pasi tė ngrihej njė komision prej tre vetash, qė do tė gjykonte se sa i saktė ishte pėrkthimi!

“Dielli” ka botuar edhe reagime nga pala mbrojtėse, miqtė e Nolit, qė kėrkonin me kėmbėngulje, qė tė mos ngatėrroheshin gabimet dhe idetė politike tė Nolit me pėrkthimet e tij tė mrekullueshme.

Ismail Mevlani, sekretar i njėrės prej degėve tė Vatrės ne Merilend, replikon njėherazi me shumė prej kritizerėve, qė kishin fyer e sharė Nolin tek Dielli: Hamdi Lumit, i kthen pėrgjigjen se Noli i kishte mėsuar Lumit ABC-nė, dhe nuk i kishte hije tė diskutonte nivelin e pėrkthimeve tė mėsuesit tė vet. Pėr Sotir Vasil Katundin, thotė se e njeh mirė kėtė njeri qė s’sheh nga sytė as nė shqip as nė anglisht (Vini re stilin e replikės: “S’sheh nga sytė!”); Shefqet Benēėn e epiteton si “fonograf tė Rohd Islandit” dhe kritikat ndaj Nolit i cilėson personale. Ky debat ndeshet pėrgjatė tre muajve tė fundit tė vitit 1927 dhe pėrgjatė tė gjithė vitit 1928. Nuk ka ndonjė mbyllje tė debatit dhe ndonjė kritikė sporadike e gjejmė edhe mė pas, por tash e tutje, kritizerėt do ta lėnė tė qetė Hamletin, nga qė s’mundėn ta rivarrosnin dhe nisėn tė merren me Nolin si politikan, natyrisht aty kishin se ēfarė tė gjenin, Noli ynė kishte shumė mjegull nė sfondin e politikės kaotike tė kohės. Ndėrkohė qė Dielli i bėnte gjyqin, “Immigranti” e pėrkrahte pa rezerva. Nė janar 1926 gazeta “Immigranti” bėnte thirrje: “Bleni librat e imzot Nolit”! Nga ana e tij Noli nuk rresht, ai pėrgatit pėr botim “Hamletin”, “Makbethin”, “Jul Qezarin” tė Shekspirit, “Armiku i popullit” tė Ibsenit, “Rubairat” e Ohmar Khajami, “Prometeu” tė Eskilit etj. Fushata qė organizohet nė SHBA pėr tė ndihmuar krijimtarinė e Nolit nė fushėn e pėrkthimeve pati sukses. Nėn drejtimin e K. Tashkos u mblodhėn rreth 7 mijė dollarė vetėm nė New England.

“DIELLI”, KARSHILLĖK MES NOLIT DHE KONICĖS

As viti 1929 nuk solli paqe mes Nolit dhe “Diellit”, ndėrkohė qė pėr Konicėn ka editoriale, ka fotografi qė zėnė tė gjithė faqen e pare tė gazetės, ka shkrime lėvduese, ka njė vėmendje tė jashtėzakonshme ndaj tij, pėr sa kohė Nolit ia kishin mbyllur portėn me dry. Ndėrkohė qė edhe portreti i Musolinit zinte tė gjithė faqen e parė, pėr Nolin plangprishės kishte vetėm akuza, kundėr tij villej helm e vrer. Pėr Konicėn shkruheshin korrespondenca jo vetėm pėr aktivitetin diplomatik, por edhe pėr pushimet qė kalonte nė stinė tė ndryshme tė vitit dhe darkat e drekat qė ai shtronte pėr tė tjerėt ose shtroheshin pėr tė. Vetėm pėr vizitėn e Konicės nė Shqipėri nė vjeshtėn e dytė tė vitit 1928 (24 tetor) janė shkruar kronika tė pandėrprera. Gjithēka ėshtė pėrcjellė me detaje nga “Dielli”, qė nga nisja nė Boston, i pėrcjellė prej konsullit George Prifti dhe kryetarit tė Vatrės, Aqile Tasi, pritja madhėshtore me ceremoni zyrtare brenda nė vapor nė Durrės, pa zbritur fare nė tokė. Madje, edhe pse ai ishte thjeshtė njė ambasador, pritej prej Ministrit tė Drejtėsisė, Hyqmet Delvina e adjutantit tė Mbretit Zog, nėnkolonel Sereqi! Dielli nuk harron qė tė sjellė nė faqet e veta edhe pritjen, qė dha kryetari i bashkisė dhe prefekti i Durrėsit, ku ishin edhe Abdurrahman Krosi, Fazli Frashėri dhe Ymer Fortuzi etj. Madje jepen edhe detaje se nė port kishin nxjerrė njė detashment marinarėsh pėr nder tė Ministrit Konica, tė cilėt e nderuan atė me komanda e nderime ushtarake. Vetė Mbreti, qė ia njihte sqimėn Konicės, i dha audiencė, pa zėnė ende vend nė hotelin “Kontiental”, ku ai pushoi gjatė kohėqėndrimit nė Tiranė. Mbreti ia njihte sqimėn prej beu Faikut, ish kundėrshtarit tė tij tė rreptė, ndaj ia bėri nderet nė shkallėn sipėrore absolute dhe ky qe njė investim pėr besnikėrinė e marrėdhėnieve tė tyre tė mėtejshme. Ndėrkohė qė kryeministri Koēo Kota, do t’i bėnte vizitė kortezie nė hotel menjėherė sapo Konica ishte larguar nga Pallati Mbretėror, gazetat e kryeqytetit do ta cilėsonin si pritje madhėshtore atė tė Ministrit Mbretėror nė Uashington.

“Dielli” nuk harron ta ndjekė ikonėn e vet dhe tė “Vatrės”, Konicėn edhe nė pritjen qė dha pėr tė Bashkia e Tiranės, e cila e nderoi kryediplomatin me tė gjitha nderet, edhe paraqitjen e tij nė Parlament etj. Deri sa u kthye nė SHBA nė shkurt tė vitit 1929, “Dielli” e pėrshkroi me hollėsi vizitėn e Konicės, madje edhe pritjet qė ai dha pas kthimit, pėrshkroi darkat e drekat qė shtroi dhe shpėrndarjen e dekoratave tė akorduara nga Mbreti pėr shqiptarėt e Amerikės dhe personalitetet amerikane qė i ishin pėrkushtuar ēėshtjes shqiptare, tė cilat Konica i kishte sjellė me vete. Gazeta do t’i hapte faqet e veta pėr kėtė vizitė edhe pėrgjatė dy vjetėve, ku Konica botoi mbresat e tij nėn titullin ”Shqipėria si m’u duk”.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi