ILIRIADA PORTAL

KE: Shqiperia permbush kriteret per vizat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26042010

Mesazh 

KE: Shqiperia permbush kriteret per vizat




Rozeta Rapushi
Shqiperia ka permbushur kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave plotesisht dhe pergjithesisht ne disa kapituj. Ne nje raport prej 44 faqesh te perpiluar nga Komisioni Evropian per procesin e liberalizimit te vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, jepet vleresimi per arritjet e bera nga vendi yne ne lidhje me kete proces, duke u pergezuar plotesimi i kerkesave per sigurimin e kufijve si dhe prodhimit te dokumenteve te sigurta te identitetit. Raporti do te diskutohet diten e marte dhe sipas tij, Shqiperia ka permbushur plotesisht, nje nga kater blloqet e udherrefyesit per liberalizimin e vizave per sa i perket procesit te prodhimit te dokumenteve te identitetit dhe sigurimit te kufijve. Ne dy blloqe te tjera, vleresohet se pergjithesisht objektivat u arriten dhe per bllokun e fundit, se eshte permbushur pjesa me e madhe e tyre. Duke vleresuar se Shqiperia ka miratuar nje numer te madh ligjesh vetem ne tre mujorin e pare te ketij viti, ne raport permendet fakti se nje gje e tille eshte bere edhe ne mungese te opozites ne parlament. Miratimi i nje kuadri te madh ligjor nga Shqiperia, eshte vleresuar nga Komisioni Evropian, i cili kerkon tashme ne raport qe vendi yne ti zbatoje ne menyre efikase ato. Me ne detaje, ne raport permendet se disa nga ligjet e miratuara ndonese me vonese, jane ai per mbrojtjen ndaj diskriminimit, plani i aksionit ndaj korrupsionit, ligji anti-mafia, plani i ri i aksionit kunder droges, ligji i ri per bashkepunimin gjyqesor me autoritetet e huaja per ceshtje kriminale si dhe rregullat per ceshtjen e azilit. "Periudha e plotesimit te ketyre kritereve, deshmon se prania e opozites ne parlament nuk ka qene e domosdoshme, duke nxjerre pikepyetje perse ky kuader ligjor nuk u miratua menjehere pas zgjedhjeve, apo madje dhe gjate 12 muajve perpara tyre, qe nga momenti i marrjes se udherrefyesit", thuhet ne raportin e KE-se. Ky komision i sugjeron Shqiperise gjithashtu qe te zbatoje strategjine dhe planin e aksionit kunder pastrimit te parave dhe krimit financiar, per luften ndaj krimit te organizuar e terrorizmit, per te cilat kerkohen me shume perpjekje per rezultate konkrete dhe zbatim efikas te kuadrit ligjor. "Duhet te garantohet dhe zbatohet e drejta e refugjateve per te pasur dokumente identifikues dhe sistemi MEMEX eshte operacional, por duhet te eksplorohet potenciali i plote i tij", permendet ne raport. Per trafikun e qenieve njerezore, vleresohet se shume pak ceshtje i kaluan gjykates gjate vitit 2009 si dhe kerkohet zbatim i metejshem i Konventes se Keshillit te Evropes ndaj ketij fenomeni, vecanerisht per te integruar dhe shkolluar femijet e trafikuar. Operacionet e njesise se krijuar ne Policine e Shtetit, fale ligjit anti-mafia, duhet te koordinohen me ato te hetuesise, dhe stafi duhet trajnuar sic duhet, kerkon Keshilli i Evropes. Po keshtu, ne raport theksohet se nevojiten me shume trajnime te specializuara ne Policine e Shtetit dhe nderrimet e shpeshta te personelit te trajnuar duhet te reduktohen. "Duhet trajnuar policia dhe prokuroria ne fushen e bashkepunimit nderkombetar gjyqesor, per te rritur vetedijen e sistemit te perbashket operues per ceshtje te trafikut ilegal", vijon raporti. Vleresimi dhe kerkesat e Keshillit te Evropes Ligji per mbrojtjen ndaj diskriminimit Plani i aksionit ndaj korrupsionit Ligji anti-mafia Plani i ri i aksionit kunder droges Ligji i ri per bashkepunimin gjyqesor me autoritetet e huaja per ceshtje kriminale Ne fushen e azilit, rregullat per apel u qartesuan me udhezim te Keshillit te Ministrave Kerkohet Forcim i kapaciteteve te agjencive qe merren me trafikun e qenieve njerezore. Te miratohet nje strategji me masa konkrete per te lehtesuar kthimin dhe integrimin e personave te riatdhesuar. Ne menaxhimin e kufijve, aksesi ne te dhenat e Interpol-it, eshte i mundur, por nuk eshte i automatizuar. Ligji i ri per organizimin dhe funksionimin e Agjencise per Administrimin e Aseteve te Konfiskuara. Te rritet bashkepunimi mes policise dhe prokurorise

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi