ILIRIADA PORTAL

Pagat e pensionet do tė rriten me 10 pėr qind gjatė 2010-ės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27042010

Mesazh 

Pagat e pensionet do tė rriten me 10 pėr qind gjatė 2010-ės






“Ekonomia shqiptare, rritje, ndryshe nga ēdo vend tjetėr i botės”


Rrogat dhe pensionet do tė rriten sėrish kėtė vit deri nė 10 pėr qind. Masa e rritjes ėshtė saktėsuar dje nga ministri i Ekonomisė, Dritan Prifti. Pohimi i tij vjen pak ditės pas deklaratės sė Kryeministrit Sali Berisha, i cili bėri tė ditur kėtė vendim tė qeverisė. Kreu i Ekonomisė, njėkohėsisht deputet i LSI-sė, ka komentuar mė tej gjatė fjalės sė mbajtur nė Komitetin Drejtues Kombėtar tė partisė sė tij edhe performancėn e pritshme ekonomike tė vendit tonė pėr vitin 2010. Prifti deklaroi me tej se qeveria po pėrgatit njė tjetėr politikė pėr uljen e taksave ndaj biznesit, duke filluar sė pari me lehtėsimin e barrės fiskale pėr arsimin. Ai nuk ka kursyer as akuzat ndaj opozitės, e cilat, sipas tij, po pėrpiqet me ēdo kusht tė nxijė realitetin.

Deklarata

“Nė qoftė se keni qenė tė vėmendshėm, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendet qė janė menjėherė rreth nesh, i kanė ulur nga 10-15 pėr qind rrogat dhe pensionet vitin e kaluar, kanė bėrė ulje pėr punonjėsit buxhetorė dhe pėr pensionistėt. Ne edhe sivjet, falė politikave tė qėndrueshme ekonomike, do tė kemi njė rritje deri nė nivelet 10 pėr qind tė rrogave dhe pensioneve”, - deklaroi dje Prifti, si pjesė e kabinetit qeveritar. Sipas tij, qeveria “ėshtė duke menduar brenda kėtij viti pėr tė pasur ulje tė mėtejshme tė taksave. Mendohet qė tė fillohet me arsimin pėr tė hequr tatimin e vlerave tė shtuara”. Premtimet e Priftit kanė ardhur pas kritikave tė bėra ndaj qėndrimit opozitar lidhur me zhvillimin ekonomik tė vendit. “Ushtria e kėtyre bojaxhinjve me bojė tė zezė tė PS-sė kanė filluar tė lėvizin gjithandej pėr t’u pėrpjekur sa mė shumė pėr tė nxirė realitetin”, - tha ai. Prifti pohoi se gjithsesi PS nuk mund tė arrijė asgjė, sepse qeveria me kontributin e LSI-sė po punon nė mėnyrė tė jashtėzakonshme pėr tė realizuar integrimin e vendit dhe lėvizjen e lirė tė shqiptarėve. “Unė mendoj qė kėta bojaxhinjtė e Partisė Socialiste duhet tė heqin dorė nga ky mision pėr tė nxirė realitetin e Shqipėrisė, sepse nuk ėshtė kjo mėnyra pėr tė bėrė opozitė, nuk ėshtė kjo mėnyra pėr t’u rikthyer nė pushtet”, - deklaroi Prifti. Mė tej, ai ka bėrė njė pasqyrė tė plotė tė zhvillimit ekonomik tė vendit pėr vitin 2009. “Ne nė vitin 2009 kemi njė rritje prej 3.5 pėr qind tė ekonomisė nė njė kohė kur BE-ja ka njė rėnie prej -4 pėr qind apo Amerika ka njė rėnie -5 pėr qind”, - tha ai. Mė tej, Prifti ka shtuar se megjithėse nė njė vit krize, ka pasur gjithashtu rritje punėsimi me 0.01 pėr qind, por mė e rėndėsishme ėshtė qė nuk ka pasur papunėsi, siē kanė pasur gjithė vendet e tjera. “Gjatė vitit 2009 i vetmi vend qė ka rritur rrogat dhe pensionet e administratės dhe pensionistėve tė vet, ka qenė Shqipėria. Kemi rritur 10% rrogat dhe 15% pensionet gjatė njė viti krize tė gjithanshme. I vetmi vend nė Evropė i cili ka ulur 25% kontributin e punėdhėnėsit pėr sigurimet shoqėrore, pra ka ulur taksat nė vitin 2009, ėshtė pėrsėri Shqipėria dhe jo pak, por 25% njė taksė tė vetme”, - ka shtuar ai. Po, sipas Priftit, i vetmi vend nė Evropė qė ka pasur rritje tė investimeve tė huaja me 59 pėr qind ėshtė vendi ynė. “Kjo rritje, - ka pohuar Prifti, - ka vijuar edhe pėr muajt e parė tė vitit 2010, duke shėnuar kėshtu njė sukses shumė tė madh tė qeverisė”.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi