ILIRIADA PORTAL

Tėrhiqet bashkia, kulla dhe pjerrėsia e sheshit do diskutohen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29042010

Mesazh 

Tėrhiqet bashkia, kulla dhe pjerrėsia e sheshit do diskutohen




Blerta Mrishaj

Agolli: Nga kushtet e vendosura nga ky kėshill, kushti i parė qė ėshtė i plotėsuar


Tri pikat e kundėrshtuara nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės nė projektin pėr rehabilitimin e sheshit “Skėnderbej” do tė ndryshojnė. Kushtet e vendosura nga IMK-ja kanė ndryshuar planet e bashkisė pėr punimet nė shesh. Kėshtu, administratori i Pėrgjithshėm i Bashkisė sė Tiranės, Dritan Agolli, nė njė intervistė pėr buletinin e pėrjavshėm tė kėtij institucioni ka pohuar se sheshi do tė shtrohet me pllaka tradicionale, ndėrsa pėr sa i pėrket pjerrėsisė sė piramidės dhe kullave, pikat janė ende tė diskutueshme.

Debati

Agolli tha: “Nga kushtet e vendosura nga ky kėshill, kushti i parė qė ėshtė i plotėsuar kishte tė bėnte me atė se shtrimi i sheshit duhej tė bėhej me pllaka tradicionale. Ky kusht ėshtė mė se i plotėsuar, pasi e gjithė sipėrfaqja e sheshit do tė shtrohet me gurė vendi. Ėshtė njė detyrim i projektit qė nuk ka pėr t’u sjellė asnjė metėr katror gur nga jashtė. Jo pėr faktin e pėrdorimit tė lėndės sė parė tė vendit, por pėr simbolikėn qė ky shesh mbart: ėshtė sheshi kryesor i Shqipėrisė dhe do tė bėhet me gurėt e Shqipėrisė dhe jo me gurėt e ndonjė shteti tjetėr. Kushti i dytė, qė nuk qėndron, ka tė bėjė me ēėshtjen e godinave. Kėshilli shprehej qė tė mos realizoheshin dy godina tė caktuara, pasi kėtė e parashikon plani francez. Ndėrsa kushti i tretė ka tė bėjė me pjerrėsinė e piramidės, megjithėse edhe kjo pikė ėshtė e debatueshme”. Debati i lindur mes kėtyre dy institucioneve erdhi pėr shkak se punimet nė shesh ishin ta paligjshme pėr aq kohė sa bashkia nuk kishte marrė leje nga IMK-ja, kur dihej qė sheshi “Skėnderbej” ishte shpallur monument kulture qė prej 10 vitesh. Por pavarėsisht kėsaj, bashkia vazhdoi punimet pa ndryshuar kushtet e vendosura nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, ku propozohej qė pjerrėsia e sheshit tė mos e kalonte 1%, tė mos lejohej ndėrtimi i dy ndėrtesave nė aksin e bulevardit “Zogu i Parė” dhe midis Muzeut Historik Kombėtar dhe Bankės sė Shqipėrisė si dhe sheshi tė shtrohej me pllaka tradicionale.

Punimet

Aktualisht, punimet nė shesh vazhdojnė intensivisht, pavarėsisht mungesės sė lejes sė posaēme. Madje, i gjithė sheshi ėshtė kthyer nė njė kantier ndėrtimi, ndėrsa lėvizja e automjeteve nėpėr rrugėt kryesore ka ndryshuar. Ditė pas dite bashkia ka vendosur skema tė reja tė lėvizjes nėpėr qytet, duke ndryshuar kahet e lėvizjes sė makinave. Ēdo ditė kryeqyteti ėshtė i mbėrthyer nga kaosi dhe trafiku. Kufizimet nė lėvizjet nėpėr qytet do tė vazhdojnė edhe nė ditė nė vijim, madje mėsohet se punimet nė shesh mund tė zgjatin deri nė dy vjet. Devijimi dhe kufizimet e bėra sė fundmi, duke e drejtuar trafikun drejt Unazės sė Vogėl qė ka vetėm dy korsi, qė edhe nė ditė tė zakonshme kanė trafik tė rėnduar, sipas ekspertėve, do tė krijojė vetėm kaos, ndaj dhe ata thonė se ēėshtja e trafikut nė qendėr do tė kthehet nė gangrenė tė pėrditshme pėr mijėra qytetarė.

Plani belg pėr sheshin “Skėnderbej” parashikon:

-Opera do tė plotėsohet me njė hyrje nė pėrmasat e mėdha, duke mbuluar oborret e jashtme ekzistuese, pėr tė shėrbyer pėr kongrese dhe ngjarje tė rėndėsishme.

-Xhamia do tė ketė njė dysheme tė re, pak mė e ngritur, pėr t’i dhėnė asaj mė shumė hapėsirė dhe pėr ta bėrė tė duket sikur ėshtė ulur mbi njė qilim madhėshtor.

-Ndėrtesat e ministrive janė trajtuar nė njė linjė me kopshtin e fundosur, duke shtuar pemė tė mbjella qė mbulojnė gjithė hapėsirėn e kopshtit dhe tė rrugės. Kėshtu, kompleksi njėsohet nė njė identitet tė vetėm duke u theksuar.

-Teatri i Kukullave e gjen veten nė shesh dhe lidhet me njė hapėsirė tė re tė ndėrtuar pėrpara tij, duke ripėrdorur pemėt ekzistuese.

-Banka Kombėtare merr sė fundmi vėmendjen qė meriton, duke shmangur ēdo ndėrhyrje, vetėm duke ndryshuar platformėn pėrpara saj.

-Qendra tregtare ngjitur me bankėn ėshtė ripropozuar. Ndėrtesa do tė ngrihet nga toka pėr tė lejuar njė hapėsirė, e cila krijon njė hyrje tė madhe nė shesh, duke kornizuar njėherėsh kolonadėn e ndėrtesės sė Operės. Funksionet tregtare do tė plotėsohen nga njė hapėsirė ekspozitash pėr ngjarje kulturore. Hapėsira kulturore do tė menaxhohet nga qyteti dhe mund tė bėhet partner konkurrent i Galerisė Kombėtare tė Arteve.

-Lidhja e Muzeut Kombėtar me vendin ku qėndron, do tė ndryshojė duke riorganizuar shkallėt kryesore. Fasada e tij njėdimensionale do tė ndryshohet nė njė tipografi multidireksionale.

-Kulla Qytetare (The Civil Tower) do tė rivendoset nė shėrbimet publike tė qytetit, nė njė kullė tė vogėl.

-Masterplani propozon ta shkėpusė trafikun nga sheshi dhe tė krijojė njė shesh kėmbėsorėsh me konstruksione tė reja. Sheshi nuk do tė jetė i sheshtė, ēka do tė thotė se sheshi do tė jetė si kodrinė me ngjitje tė butė nė qendėr (pjerrėsia 2%). Sheshi do tė jetė i pajisur me njė seri tiparesh ujore, sheshi mund tė mbushet ose tė thahet. Ky mekanizėm krijon njė konstelacion gjithmonė nė ndryshim gropash, pellgjesh dhe njollash reflektuese. Sheshi mund ta ndryshojė fytyrėn e tij tėrėsisht: nga monumentale, boshllėk zyrtar, nė konfuzionin e njė bregu artificial. Prania e ujit pėrkohėsisht mund tė aktivizojė njėrin nga skajet ose mund tė fokusohet nė vetė sheshin. Parė nga skajet, pjesė tė sheshit papritur mund tė mbushen me fragmente refleksesh tė ndėrtesės dhe qiellit. Ditėn, brezi i sheshit do tė ofrojė rehati, hije dhe mbrojtje. Sheshi vetė do tė jetė disi sfidues, duke ofruar njė pėrvojė provokuese. Sheshi do tė mbushet nga skajet, por asnjėherė pa tension. I parė nga hija, qendra pėrherė do tė ndihet si tepėr e ndriēuar. Ndėrsa lė zonėn e hijes dhe hyjnė nė shesh, gjithkush do tė ndiejė njė ndryshim tė menjėhershėm tė diafragmės nė sytė e tij. Natėn, sheshi do tė jetė e kundėrta e tij: i ndriēuar fort pėrreth brezit, duke krijuar njė zonė muzgu nė qendėr.

Punimet nė shesh, devijohet sėrish trafiku

Bashkia e Tiranės ka nisur dje zbatimin e njė pjese tė planit tė ri pėr trafikun e kryeqytetit, i cili do tė zbatohet gjatė punimeve pėr rehabilitimin e sheshit “Skėnderbej”. Nga dita e djeshme ėshtė ndaluar rreptėsisht kalimi i automjeteve nė qendėr tė Tiranės. Me urdhėr tė bashkisė ėshtė devijuar sot lėvizja nga sheshi i automjeteve qė vijnė nga Rruga e Kavajės. Tashmė tė gjithė drejtuesit e automjeteve qė pėrshkonin bulevardin "Zogu I", nuk mund tė hyjnė mė nė sheshin "Skėnderbej", por duhet tė kthehen nė rrugėn "Ded Gjo Luli" pas Muzeut Kombėtar. Nėse kėta shoferė duan tė lidhen me Rrugėn e Dibrės, tani u duhet tė kthehen tek rruga pas Bankės sė Shqipėrisė, pranė selisė sė PS-sė. Nuk dihet ende sa kohė do tė zgjasė ky devijim. Ndėrkohė, punimet nė sheshin "Skėnderbej" nė Tiranė janė shtrirė pothuajse nė ēdo cep tė tij, madje edhe nė hapėsirat qė rrethojnė qendrėn. Zgjerimi i kėtyre punimeve nga dita nė ditė tashmė ėshtė kthyer nė njė problem shqetėsues pėr qarkullimin e makinave. Bashkia e Tiranės ka pėrfunduar para katėr ditėsh vendosjen e sinjalistikės sė re pėr tė mundėsuar lėvizjen nė qendėr tė Tiranės dhe nė rrugėt qė do t'u ndryshohet kahu i lėvizjes. Bashkia prej disa ditėsh ka nisur planin e masave pėr sistemimin e trafikut si pasojė e punimeve nė sheshin "Skėnderbej", ku veē tabelave sinjalizuese vertikale, ka vėnė nė punė edhe Policinė Bashkiake pėr tė ndaluar automjetet pėr tė hyrė nė shesh ose tė atyre qė parkojnė nė vende tė ndaluara.

Edhe pse bashkia ka ndėrmarrė kėto masa, drejtuesve tė automjeteve jo vetėm qė do t'u duhet kohė pėr tė mėsuar qarkullimin e ri qė ka nisur nė Tiranė, por do tė duhet tė pėrballen me njė trafik tej mase tė rėnduar.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi