ILIRIADA PORTAL

Dhuna ne familje dhe viktimat e saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

09122007

Mesazh 

Dhuna ne familje dhe viktimat e saj




Dje ndoqa ne TVSH nje program kushtuar dhunes ne familje. Te them te drejten programi ishte konceptuar mjaft drejt megjithate ajo qe une desha te theksoj ka te beje me menyren se si OJQ-te qe merren me kete problem e konceptojne luften ndaj dhunes tek grate dhe ne familje. Kam degjuar nga goja e shume te intervistuarve gra te thone se; "Gruaja nuk duhet ta pranoje dhunen. ajo duhet ngritur kunder saj."Mirepo lind pyetja; Cilat jane mjetet qe ajo duhet te perdore per ta ndaluar dhunen ndaj saj? Divorci, kunderpergjigjia fizike vete ose me ndihmen e te afermve, dialogu etj? Le te marrim divorcin. Personalisht mendoj se, divorci mbyll nje plage por hap dhjet te tjera. Se pari femijet qe rriten ne nje familje te ndare jane me te predispozuar te behen pre e kriminalitetit duke u bere viktima ose protagonist te saj. Se dyti pasojat ekonomike. Nje grua e ndare nuk eshte ne gjendje ne Shqiperi te perballoje e vetme problemet ekonomike, te permbush ndaj femijeve te saj detyrimet ekonomike,dhe kjo per shume aresye gbjektive. Se treti; vete grate e divorcuara ne shoqerine nuk gezojne mbeshtetjen e duhur si nga shteti ashtu dhe nga instancat joqeveritare. Shpesh here pas divorcit ato jane me te pambrojtura ndaj rrezikut te nje dhune te gjiithanshme ku mbrapa nuk mbeten as strukturat shteterore duke filluar nga gjykatat, bashkite, policia e instanca te tjera te cilat nuk merren seriozisht me problemet e tyre duke i shkelur dhe dhunuar te drejtat e tyre. Po keshtu mund ti analizonim te gjitha pasojat qe vijne nga ēdo lloj kunderpergjigje e gruas ndaj dhunes qe ushtrohet ndaj saj ne familje. Pse? Pse ndodh kjo. Pa analizuar me gjate mendoj se disa nga faktoret qe luajne nje rrol te madh ne kete drejtim jane; Mentaliteti i shoqerise si pasoje edhe ai i familjareve te gruas apo te burrit ndaj se ciles ushtrohet dhune. Se dyti; vete dhuna eshte produkt i nje sere faktoresh qe jane, pasiguria ekonomike per te ardhmen, ndotja(ushqimi, uji, ajri, zhurmat, gjithshka qe shkakton probleme psiqike, mungesa e nje sherbimi serioz ndaj njerezve me probleme psiqike, mungesa e institucioneve te trajtimit terapik ndaj problemeve ne familje ose individit etj. Perballe te gjitha ketyre qe permendem, perpjekjet e gruas per ta ndalorur dhunen apo per tu ngritur kunder saj behen ndoshta absolutisht te pamundura, dhe thirrjet se gruaja duhet te ndergjegjesohet per ta ndaluar dhunen, apo per te rreaguar nda saj, tingellojn fals dhe te pakuptimta. Lufta ndaj dhunes ne familje dhe shoqeri, ashtu si dhe lufta ndaj ēdo fenomeni tjeter kriminal duhet te funksionoje ne menyre frontale njeheresh nga te gjitha instancat, qofte ne formen ligjore qofte ne formen e ndihmes ekonomike, trajtimeve nepermjet nenshtrimit te terapive tek psikologet apo spitalore etj. Ne syte i kemi drejtuar tek gruaja duke e konceptuar ate si viktime te dhunes po harrojme se po aq viktime eshte edhe vete dhunuesi. Eshte e domosdoshme qe dhunuesit cilidoqofte ky burre apo grua ti ofrohet ndihme e specializuar.Keta njerez duhen trajtuar njelloj sikurse viktimat e tyre. besoj se vetem ne kete menyre lufta ndaj dhunes do te merrte nje karakter konkret dhe padyshim do te sillte rrezultate. Te tjerat mbete bla, bla, bla, qe nuk i [/color]sherbejn askujt aq m[/color]e teper viktimave te dhunes. Question Exclamation :!

ad

Numri i postimeve: 4186
Reputation: 58
Points: 18829
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Dhuna ne familje dhe viktimat e saj :: Komentet

Mesazh prej Tue Dec 11, 2007 6:04 pm nga emigranti

tongue lol! Berisha: Krimi nė familje, me burgim tė pėrjetshėm

Krimi nė familje tė dėnohet me burgim tė pėrjetshėm. Kėshtu ka thėnė gjatė seancės parlamentare tė ditės sė djeshme Kryeministri i vendit, Sali Berisha.Nė njė debat me kryetaren e grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste, Valentina Leskaj, Kreu i qeverisė ka pėrmendur ngritjen e njė nėnkomisioni pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut. Pėrpara votimit tė projektvendimit “Pėr ngritjen e nėnkomisionit, Pėr tė drejtat e njeriut”, Kryeministri Sali Berisha, ftoi deputetėt e tė gjitha grupeve parlamentare qė tė ndėrmarrin nisma ligjore pėr amendimin e Kodit Penal dhe tė parashikojnė dėnimin mė tė rėndė pėr krimin nė familje. “Jemi dėshmitarė se nė njė hark kohor prej 2 muajsh, 70 pėrqind e vrasjeve janė brenda familjes. Unė mendoj se njė strategji kombėtare nė kėtė aspekt ėshtė e domosdoshme. Kėto qė ndodhin nuk kanė ndodhur kurrė nė kėtė komb, as nė rrethana shumė tė rėnda,” tha Berisha. Ai theksoi ftesėn e tij pėr ndėrmarrjen e nismave pėr forcimin e Kodit Penal, duke sugjeruar vendosjen e dėnimit me burgim tė pėrjetshėm nė rast vrasjeje tė njė familjari, duke shprehur bindjen se kjo do tė ndikonte nė uljen e ndjeshme tė krimit brenda familjes. “Nuk mund tė rrimė indiferentė dhe duhet tė ndėrmarrim nisma ndaj kėtij fenomeni. Gjėrat duhet t’i shohim nė sy. Ju ftoj tė bashkojmė votat dhe tė amendojmė me urgjencė Kodin Penal. Duhet tė parashikojmė njė seri masash tė rrepta dhe tė parandalojmė krimin brenda familjes,” theksoi Kryeministri. Mė pas Berisha bėri tė ditur se Ministria e Brendshme ka krijuar njė sektor pikėrisht pėr luftėn kundėr dhunės nė familje. “Ju garantoj se do tė mbėshtes me gjithė forcėn luftėn kundėr dhunės brenda familjes”, pėrfundoi Berisha. Kuvendi miratoi me shumicė votash projektvendimin nė fjalė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Dec 12, 2007 7:26 pm nga dea

Krimi ne famile eshte kthyer tashme ne nje virus ne Shqiperi. Jam dakort me Teuten kur thote se krimit i duhet shpallur nje lufte frontale. Prishja e familjes apo denimet e renda jane vetem njera ane, problemi eshte se ēduhet bere per ta parandaluar precipitimin e situates deri ne kete faze. Besoj se lufta kunder krimit duhet te filloje qe ne kopesht, madje dhe me heret. Kjo duhet bere duke u krijuar femijeve ne shkolla etj mundesine te mbrojne te drejtat e tyre etj. Ne fakt tek ne ndodh e kunderta. Perveē dhunes ne familje, femijet i nenshtrohen edhe dhunes ne ēerdhe, kopesht e shkolle nga "edukatoret', "mesuesit" etij. kjo ndodh sepse vete mesueset ose mesuesit jane viktima te nje tjeter dhune, si asaj ne familje edhe te dhunes nga sistemi qe kryesisht ky i fundit ushtrohet nepermjet shkeljes te te drejtave. Ne keto rrrethana dhuna ne Shqiperi ushtrohet zinxhir, ku gjithsejcili eshte viktime me vete. Atehere lind nevoja e hapjes se qendrave edukuese, e kuruese per ēdo nenpunes, mesues, prind, femij etj, ashtu siē ndodh ne te gjitha vendet e perparuara, ku ēdo ndermarje e shkolle ka psikologun e tij falas dhe per ēdo rast traumatik, si aksidente, fatkeqesi natyrore etj, qytetareve u ofrohet ndihme psikologjike falas.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Dec 13, 2007 4:16 pm nga Drini

Ky problem eshte nje problem vertet shqetesues. eshte e dhimbshme tek degjojme ēdo dite vrasje brenda familjes. Ne ne te shumten e rasteve ja faturojme fajin ekonomise por ne fakt mendoj se nuk eshte keshtu. Ne kemi jetuar gjith jeten tone ne varferi por kete lloj dhune deri ne kte shkall nuk e kemi petur. Mendoj se ka ardhur koha qe shteti dhe shoqeria shqiptare te angazhohet seriozisht kunder ketij fenomeni. Ke frik te dergosh femijen ne shkoll se mund te te vij i sakatosur apo i perdhunuar, ke frike te dalesh ne rruge se po i pate borxh dikujt, te fut plumbin, ke frike qe djali a vajza te dashurohen se ta vrasin etj. Nuk po kuptojm ēbehet keshtu, duket sikur jetojme ne nje shoqeri te ēmendur? No No No

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Mon Dec 17, 2007 7:53 pm nga Bora

Te thuash te ēmendur eshte pak, sepse atyre i gjendet dermani. Per keto qe po ndodhin ne shqiperi ska emer.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Dec 25, 2007 8:58 pm nga Jona

Normal qe dhune ne familje i duhet kushtuar vemendje dhe duhet perpjekur qe ta ndjekim me emendje kete ēeshtje ne familjet shqiptare ka dhune sidomos kundra grave dhe femijeve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Jan 03, 2008 9:58 am nga trimi

Nji burr qe dhunon fmit dhe grat nuk esht burr as me kanun as me adet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Jan 06, 2008 12:38 pm nga Peshkopiasi

Me te veertete eshte per te te ardhur keq ,por une mendoj se keto gjera vijne nga varfria dhe injoranca.I lutem Zotit qe ne te rinjte te jemi me te matur dhe te formojme nje familje pa dhune dhe te lumtur sikur e ka dhene Zoti

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Jan 06, 2008 1:00 pm nga ILIRI

Natyrisht qe ndikojne shume faktor e nder to eshte dhe varferia e mbi te gjitha injoranca por nje rrol te madh luan edhe e kaluara e ketyre njerezve. Njerezit qe jane rritur ne familje ku eshte ushtruar dhune ose ata qe jane dhunuar ne femijeri jane me te predispozuar per te ushtruar dhune ndaj te tjereve. Kjo shpjegohet me faktin se gjitha ai zemerim apo urrejtje qe ata kane grumbulluar per vite te tera ne nje moment te caktuar do shkarkohet diku. Keta njerez nuk jane ne gjendje ti perballojne me qetesi sfidat e jetes, nuk kane force ti rezistojne shume situatave dramatike apo te tjera situatave si keto, e ne keto momente ata i shkarkojne emocionet etyre duke ushtruar dhune mbi personat e afert apo te tjere njerez. Duke patur parasysh se ne shqiperi dhuna ne kuptimin e saj te pergjithshem ka qene dhe eshte nje menyre te "komunikuari" per shkak te mentalitetit, numeri i njerezve me komplekse eshte i madh pa marre parasysh faktoret e tjere siē permenden me lart qe kane te bejne me modernizimin e jetes (pak natyre dhe shume asfalt, ndotje etj). Prandaj ne vendet e zhvilluara i jepet nje rendesi e veēante ngritjes se institucioneve te cilat meren posaēerisht me keto probleme. Ne shqiperi ndodh ndryshe. Sa koh qe shteti nuk do te angazhohet me gjetjen emenyrave per zgjidhjen e ketyre problemeve, natyrisht qe dhuna ne famile dhe ambjente te tjera ne shqiperi do te perbej nje problem te madh me pasoja te renda per gjeneratat e ardheshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Jan 11, 2008 4:28 pm nga ILIRI

Tregon gruaja e keqtrajtuar: Im shoq ka 30 vjet qė mė dhunon sistematikisht
Nga Arjan Kaja
Berat - Ndėrsa qėndron para godinės sė komisariatit tė policisė lokale tė Beratit, nė fytyrėn e gruas dhe tė vajzės sė saj, duken qartė shenjat e dhunės; mbi fashon me tė cilėn ka lidhur gishtin e madh tė njėrės dorė duket gjakosja. Madje, 47-vjeēarja Hatixhe Alimeti nuk ngurron tė tregojė pasojat e dhunės sė ushtruar nga i shoqi, Tafil Alimadhi. Pret ta thėrrasin forcat e policisė, ndėrsa na shpjegon se ka ardhur pėr tė kėrkuar ndihmėn e organeve tė policisė, pasi pėr atė dhe tre fėmijėt qė ndodhen nė shtėpijeta ėshtė bėrė e padurueshme. Ngjarja e dhunimit tė fundit nga i shoqi ka ndodhur ditėn e hėnė.




Kur keni zbritur nė Berat dhe cila ėshtė arsyeja qė jeni pėrpara komisariatit tė policisė?




Kam zbritur nga shtėpia ime nė fshatin Lubshė, qė ditėn e hėnė, sė bashku me vajzėn. Fillimisht shkova tek prindėrit e mi qė banojnė nė lagjen “Ēlirim”. Shkaku i ardhjes tonė nė Berat ėshtė dhuna e vazhdueshme qė burri im Tafili ushtron ndaj meje dhe fėmijėve tanė. Unė kėtė shqetėsim ua kam thėnė edhe prindėrve dhe vėllezėrve tė mi dhe sė bashku vendosėm qė sot, pas tri ditėsh, unė t’i denoncoj veprimet e dhunshme tė tim shoqi nė polici. Kėtė e shohim si tė vetmen rrugėzgjidhje qė unė dhe fėmijėt tė shpėtojmė nga rrahja e vazhdueshme qė na bėn Tafili.




Kur ka filluar tė ushtrojė dhunė mbi ty dhe fėmijėt Tafili?




Unė kam rreth 30 vjet qė jam martuar me Tafilin dhe thuajse qė nė fillim jam pėrballur me dhunėn e tij fizike ndaj meje. Kur ishia e re mendoja se me kalimin e kohės ai do tė piqej dhe se me lindjen e fėmijėve do ta ndėrpriste dhunėn ndaj meje. Por, asgjė nuk ndryshoi tek ky njeri, pėrkundrazi ndėrsa fėmijėt rriteshin edhe ata u bėnė pjesė e dhunės sė tij njėlloj si edhe unė.




Cili ėshtė shkaku qė Tafili ushtron dhunė ndaj jush?




Nuk e kuptojmė dot. Ai nxjerr shkaqe tė kota dhe provokon konflikte pėr gjėra pa rėndėsi. Mė sė pari fillon tė mė qėllojė mua dhe kur fėmijėt ndėrhyjnė ose shprehin dhimbje dhe pakėnaqėsi pėr veprimet qė Tafili bėn ndaj meje, ai fillon t’i qėllojė edhe ata. Ngrihet nė mėngjes dhe thotė se ka parė njė ėndėrr tė keqe, ndaj dhe dita nuk do t’i shkojė mbarė. “Pashė njė ėndėrr me gjarprinj”, -thotė njėherė, herėn tjetėr se ka parė njė endėrr me ujq, me xhind dhe lloj-lloj ėndrrash. Pas rrėfimit tė tyre fillon dhe pyet pėr tė gjetur shkakun e sherrit. Ditėn e hėnė mė pyeti sa mjell i bluar kishte ngelur. Kur unė i thashė se duhej bluar tjetėr, ai mė tha se pėrse kishte mbaruar kaq shpejt dhe nisi tė mė qėllojė. Pėr tė mė mbrojtur u fut nė mes vajza, duke iu lutur Tafilit qė tė mos mė qėllonte, por ai e qėlloi edhe edhe atė. Ja shikojeni si e ka bėrė.




Po alkool a pi Tafili? Mos ėshtė i dehur kur i kryen kėto veprime?




Jo Tafili nuk pi alkool, por mendoj se e ka ngaqė ėshtė dembel. As edhe nė pazar nuk shkon. Unė shkoj nė punė sė bashku me fėmijėt, tė cilėt ai i ka hequr nga shkolla ende pa mbaruar klasėn e tetė dhe kjo vetėm qė ata tė punojnė. Edhe vajzėn qė kam me vetė e ka hequr nga shkolla qė nė klasėn e gjashtė. Po ashtu dhe vajzėn e djalin tjetėr qė kam nė shtėpi, me tė cilėt punoj tokėn tonė. Djali i madh ėshtė emigrant dhe punon nė Greqi.




Ēfarė kėrkoni nga organi i policisė dhe drejtėsia?




Unė kėrkoj qė policia dhe drejtėsia tė marrė masa pėr Tafilin, pasi dhuna e tij ndaj meje dhe fėmijėve ėshtė bėrė e padurueshme. Ai njeri duhet tė izolohet nė burg, pasi jeta jonė ėshtė bėrė shumė e vėshtirė dhe e padurueshme. Nuk mė vjen shumė keq pėr vete, por kur shikoj qė rreh edhe fėmijėt nuk mund ta duroj dot. Po tė njėjtėn gjė thonė edhe fėmijėt tanė, tė cilėt nuk mund ta durojnė dot dhunėn fizike tė babait ndaj nėnės sė tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Jan 11, 2008 8:25 pm nga Peshkopiasi

M.gj.s te besh ndarjen ne kete moshe qe paska kjo fatkeqja eshte e veshtire por,per ti shpetuar dhunes qe burri i saj po perdor mbi familjen ndarja do te ishte e vetmja rruge.Ky Tafili duhet te jete i semure psiqik!!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Jan 12, 2008 9:16 am nga ILIRI

Ky eshte nje nga ato qindra raste te grave qe dhunohen fuzikisht e psiqikisht nga burrat. Une kam patur nje komshie qe njelloj dhunohej nga burri i saj. Une e kuptoi se si ndjehesh Peshkopias kur degjon per te tilla raste sepse asnje njeri nomal dhe i rritur ne nje familje normale nuk mund te mos ndjehet keq kur degjon te tilla histori, por ky eshte realiteti. Nje realitet i hidhur qe duhet pranuar se ekziston dhe qe duhet luftuar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Jan 12, 2008 12:51 pm nga emigranti

Ne adresen me poshte jepet nje pasqyrim i formave te dhunes ne familje metodave te parandalimit dhe disa statistika.

http://www.stopvaw.org/sites/3f6d15f4-c12d-4515-8544-26b7a3a5a41e/uploads/versioni_FINAL_DV_i_botuar_shqip.pdf

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Jul 23, 2008 4:42 pm nga nardlushnja

Dhuna ne familje ushtrohet nga meshkujt(ne shumicen e rasteve)
Viktimat jane femrat(jo gjithmon)
Nje gje eshte e sigurte
Femijet jane viktimat me te medha ne te gjitha rastet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Jul 30, 2008 10:13 am nga Edia

Xhelozia eshte nje faktor qe ndikon shume ne mendjet e njerezve dhe i ben keta qe te ushtrojne dhune ndaj njeri-tjetrit, qofte kjo dhune fizike ashtu edhe psikologjike.
Duke pare se shoqeria ka nje tendence te madhe drejt shthurjes dhe tradhetise bashkeshortore njerezit per te mbajtur nen vete te tjeret nuk perdorin komunikimin si nje mjet shume te forte per te larguar xhelozite e ndryshme por dhunen duke bere te kunderten . Nje njeri qe ndihet mire me nje tjeter nuk ka perse te mendoje per tradheti , ose te pakten keshtu e mendoj une, e kunderta ndodh nese ajo ose ai ndihet i dhunuar dhe kerkon te gjeje afeksion te nje tjeter.Ne kete menyre njerezve u erren syte dhe nuk shohin me se cbejne. Por dhuna ne familje nuk eshte vetem burri rreh gruan por edhe femijet me njeri tjetrin duke u bere xheloze fillojne te mesohen me dhune dhe kjo con ne nje degradim te shoqerise. Duhet qe patjeter shkolla ose media te behet nje konceptim tjeter i shoqerise , te shfaqen filma me teme familiare , ti jepet vlere jetes familiare , ne televizione tani sheh vetem dhune, sex , keshtu qe njerezit duan apo jo ndikohen nga ato qe shohin ose degjojne, nuk duhet lene gruaja ne shtepi dhe burrat ne kafene duke konsumuar alkool , thjesht duhet vene ne pah jeta familiare. Kam lexuar diku qe nje njeri familiar qe eshte ne nje shoqeri ku te gjithe ose shumica tradhetojne ai eshte i prirur te tradhetoje thjesht sepse e bejne te tjeret.
E gjitha kjo qe shkrova ka vetem nje qellim .
Mediat e shkollat duhet te edukojne njerezit te duan njeri-tjetrin.
Ka nevoje per dashuri dhe mirekuptim ,asgje nuk zgjidhet me dhune. Perkundrazi do ngjallesh vetem frike , urrejtje dhe vdekje.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Jul 30, 2008 4:19 pm nga ILIRI

Eshte e vertete qe dhuna ka nje kuptim me te gjere se sa dhuna fizike per vete faktin se dhe format e ushtrimit te saj jane nga me te ndryshmet dhe se rroli i medias dhe i shkolles ne kete mes eshte mjaft i rendesishem ne edukimin e shoqerise, por siē thote Teuta lufta ndaj ketij fenomeni duhet te kete karakter frontal. Shkurt fenomenit te dhunes i duhet shpallur lufte kudo qe ajo shfaqet me mjetet me efikase qe zoteron shteti dhe shoqeria, duke filluar nga tradita(e drejta zakonore) e duke perfunduar tek venia perpara ligjit e personave pergjegjes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 26, 2008 2:08 pm nga ad

Jo dhunės! Sensibilizimi nis nga tė rinjtė
Dita ndėrkombėtare e eliminimit tė dhunės kundėr gruas, 25 nėntor, e cila sjell nė vėmendje nė mbarė botėn iniciativat e para tė tė drejtės sė votės sė grave, pėrpjekjet pėr njė shoqėri tė barabartė mes grave dhe burrave, solli edhe nė Shqipėri frymėn e organizimit tė shumė aktiviteteve nė kontekst sensibilizues. Nė vazhdėn e njė sėrė aktiviteteve tė organizuara nga pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, apo politikanė, ishin edhe fushatat ndėrgjegjėsuese me tė rinjtė e qyteteve tė Tiranės, Durrėsit, Shkodrės dhe Malėsisė sė Madhe. Me qėllim qė sensibilizimi duhet tė nisė nga fėmijėt dhe adoleshentėt e mė pas tek tė rinjtė, organizata “Zhvillim Informim dhe Barazi Gjinore” organizoi dje nė disa qytete tė Shqipėrisė fushatėn kundėr dhunės ndaj grave nėn moton “Dhuna nė familje, regres nė shoqėri”. Tė rinjtė nė qytetin e Shkodrės u mblodhėn sė bashku nė njė sesion forumi e mė pas nė njė manifestim paqėsor nė qendėr tė qytetit, duke vendosur fjongot lejla tek kalimtarėt, duke shpėrndarė materialet informuese, si dhe duke sjellė njė risi nė fushatat sensibilizuese me volantet e ndryshme, tė cilėt qytetarėt e Shkodrės gjenin tė varura nė dyert e shtėpisė sė tyre. Gjithkush kur tė hapte apo tė mbyllte derėn e shtėpisė, do tė kishte mundėsi tė lexonte njė informacion tė pėrgjithshėm mbi dhunėn nė familje, si dhe disa pika kyēe tė mbrojtjes sė grave nga legjislacioni shqiptar. Kjo fushatė realizohet nėn kuadrin e aktiviteteve tė 16 ditėve tė aktivizimit ndaj dhunės kundėr gruas, nėn kujdesin e UN, me mbėshtetjen e Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale e Shanseve tė Barabarta, UNDP Albania dhe UNFPA.



Tė rinjtė gjermanė ndihmojnė tė rinjtė nga qyteti i Durrėsit

Tė rinjtė e qytetit tė Tiranės dhe tė Durrėsit, tė cilėt janė pjesė e qendres sociale “Mbėshtetje dhe tė ardhme pėr adoleshentė nė vėshtirėsi”, qendėr e cila ėshtė pjesė e programeve sociale pėr zhvillim, angazhoi nė kėtė nismė tė gjithė tė rinjtė nė fushatėn antidhunė ndaj gruas. Organizata “Zhvillim, Informim dhe Barazi Gjinore” ndėrmori kėtė nismė duke krijuar kėshtu rrjetin funksionues tė tė rinjve nė aksion pėr veprim ndaj fenomeneve tė tilla sociale. Veprime qė duhet tė vinė fillimisht nga vetė ata, pėr tė shkuar mė pas tek familjet e tyre. Shpėrndarja e informacioneve dhe vendosja e fjongove lejla simbol i kėsaj dite, ishin nė plan tė parė tė kėsaj fushate sensibilizuese. Nė kuadėr tė aktiviteteve sociale qė organizohen nė kėtė qendėr ditore nė qytetin e Durrėsit, po organizohen edhe aktivitete social-kulturore me kėta tė rinj gjatė 16 ditėve tė aktivizimit, qė nisėn mė 25 nėntor, Ditėn ndėrkombėtare tė dhunės ndaj gruas e pėrfundojnė mė 10 dhjetor, Dita e tė drejtave tė njeriut. Tė rinjtė e Durrėsit, pjesė e qendrės sociale, janė pėrfituesit direkt tė shėrbimeve psiko-sociale dhe kulturore, qė mbėshteten jo vetėm financiarisht nga fondacioni gjerman “Shuler Helfen Leben”, si dhe bashkia e kėtij qyteti

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 26, 2008 6:37 pm nga ilda

para disa ditesh ne tv se di cili kanal saktesisht por u trajtua kjo ceshtje mbi dhunen ne familje , ndarja e prinderve , pasojat e ndarjes , si ndikon nje gje e tille te femijet etj etj ...............ishin ftuar studente te deges filozofise dhe dy avokate ne mos gabohem opinioniste te tjere ............personalisht me duket nje fenomen mgjth se i zbehur ne shoqerine shqiptare serish i pranishem qe kerkon vertet vemendjen edhe te shtetit me ligjet perkatese ...........pasi jane femijet viktima kryesore e gjithe kesaj situate qe i nxit ato te jene te dhunshem e agresive ne te ardhmen jo vetem kaq por ka dhe nga ato te tjere qe pesojne traume ^psikologjike .................ky eshte vertete krim..................

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 26, 2008 6:41 pm nga shqiptari

po kujt tja thush se.
ato qe drejtojne shtetin tek ne kan hanger per vete dru nga baballaret sa u ka kercit kurrizi d.m.th jane me edukaten se problemet zgjidhen me dajak prandaj rrine me dajak nkrah.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 26, 2008 6:43 pm nga ilda

ghhaghgahgahaghaghga ta mbeshtes mendimin ghaghhgaghaghagh

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 26, 2008 6:46 pm nga shqiptari

Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 26, 2008 9:42 pm nga flutura

Sidomos ato nga rrethet .Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 26, 2008 9:53 pm nga laura

eshte ne kulturen e shqiptarit te ushtroje dhune ne familje pra dhune mbi gruan, dhe ky fenomen ndodh gjithandej ne Shqipere pa dallim feje krahine apo moshe, skandaloze.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 26, 2008 9:57 pm nga flutura

Kjo eshte e vertete. Do te duhen akoma vite te tera qe te ndryshoje ky mentalitet. Mendoj se edhe ne kete pike rrol luan ekonomia. Ndryshe jeton nje grua e divorcuar ktu ndryshe ne Shqiperi. Grate e divorcuara ne Shqiperi nuk e kane te lehte.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Nov 26, 2008 11:44 pm nga ilda

Normalisht qe pavarsia ekonomike eshte element baze pasi ne shqiperi femra do detyrohet ti qendroj pas b.......burrit per faktin se s ka ku shkon ska leke me ca t mbaj veten e jo me femijet ndersa ketej ne perendim eshte mire shyqyr ZOTIT s ta ndjen fare t perputhen karakteret , keni te njejtat ide voila mire shikon qe s respektohen te drejtat tua ciao ku t kam pare jo me dhuna qe do ishte absolutisht skandaloze ...............

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi