ILIRIADA PORTAL

Basha: Gati te kandidoj per bashkine e Tiranes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30042010

Mesazh 

Basha: Gati te kandidoj per bashkine e Tiranes




Ministri i Brendshem, Lulzim Basha eshte shprehur qarte se eshte gati te kandidoje per postin e bashkise se Tiranes dhe ta fitoje ate. Nje deklarate te tille e ka dhene ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne TV Klan perballe nje paneli gazetaresh, teksa ka argumentuar se nese4 i behet nje oferte e tille nga Partia Demokratike, e mbeshtetur dhe nga partite e koalicionit, atehere ai eshte i gatshem qe te riktheje bashkine e kryeqytetit pas tre mandateve te drejtuar nga socialistet, ne duart e demokrateve. Te cilet qe nga viti 2000, nuk kane mundur asnjehere te shpallen fitues mbi kryetarin aktual te bashkise, njeheresh dhe kryetar i partise Socialiste, Edi Rama. Ai ka nenvizuar se nese ka nje oferte nga PD dhe aleatet e saj, eshte i gatshem te vihet perballe Rames por dhe perballe kujtdo tjeter nga PS per te fituar zgjedhjet e ardhshme vendore per bashkine e Tiranes. Teksa eshte shprehur se nuk e impresionon asnje kandidature, madje as Rama qe ka fituar tre here perballe kandidateve demokrate, Basha ka nenvizuar "absolutisht kam te gjithe angazhimin dhe energjine te perballem me cdo sfide dhe te dal fitimtar". Duke treguar qarte bindjen e tij se do te dale i fituar ne kete gare te forte dhe te veshtire. Kishit nje gjuhe te ashper ndaj te opozites, kishte nje adrese te sakte, Edi Rama. Mua m'u krijua ideja se ka nisur nje fushate elektorale qe ka nje rivalizim midis Lulzim Bashes dhe Edi Rames. Mund te ndodhe qe ne te ardhmen te kete nje perballje midis Lulzim Bashes dhe Edi Rames? A mund te jeni ju nje kandidat i perzgjedhur per te konkurruar per Bashkine e Tiranes? Fushata elektorale perfundoi ne qershor. Fushata tjeter, sipas gjasave, vjen vitin tjeter. Jeni ju nje kandidat? Keto jane ceshtje te cilin i perkasin per nga vendimmarrja, ne radhe te pare te Partise Demokratike, ne radhe te dyte koalicionit, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim. Nese ka nje oferte konkrete, te jeni te bindur qe te gjithe angazhimin, perkushtimin dhe energjite e mia do te vihen ne dispozicion. A jeni do te jeni i gatshem te konkurroni perballe Edi Rames, qe i ka mundur tre here kandidatet tuaj? Nuk me impresionon fare kjo e fundit qe the. Edhe njehere te thashe, jemi goxha kohe perpara zhvillimeve. Nuk bej kalendar politik per ceshtje, te cilat nuk me takojne ekskluzivisht mua. Eshte ceshtje vendimmarrje te Partise Demokratike dhe forumeve te saj, dhe koalicionit. Eshte kjo vendimmarrje, nuk dua dhe as nuk mundem ta paragjykoj. Por, angazhimi dhe energjia ime jane, sic kane qene deri me sot, ne dispozicion te kesaj mazhorance. Jeni i gatshem te perballoni nje sfide me kryetarin e PS, Edi Rama? Une nuk i jam trembur asnje sfide, fitoren e se ciles gjykoj se i sherben arritjes se objektivave, te ketij vendi dhe atyre per te cilat une besoj... ...Nuk ju ngjan nje sfide e pamundur perballja me Edi Ramen? Nuk i trembem absolutisht asnje sfide, e cila do te kontribuonte ne arritjen e objektivave dhe sherbimit ndaj qytetareve te ketij vendi. Absolutisht as sfides qe ju permendet. Natyrisht qe nuk mund te paragjykoj procesin, se procesi eshte vendimmarrja e partise sime, e Partise Demokratike. Absolutisht kam te gjithe angazhimin dhe energjine te perballem me cdo sfide dhe te dal fitimtar.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi