ILIRIADA PORTAL

Rasmussen: Pse nuk u takova me lideret e opozites

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30042010

Mesazh 

Rasmussen: Pse nuk u takova me lideret e opozites




Rozeta Rapushi
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, beri te qarte dje ne viziten e tij te pare ne Shqiperi, se komuniteti nderkombetar e ka njohur menyren se si u zhvilluan zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi. Si dhe theksoi faktin se opozita duhet te zere vendet ne Kuvend. Nderkohe qe interesimit te gazetareve, se pse nuk ka pasur ne axhenden e tij takime me opoziten, nderkohe qe ka zhvilluar takime me kreret me te larte te shtetit, Rasmussen eshte pergjigjur se opozita duhej te ishte ne Kuvend. "Une kam takuar anetare te Parlamentit. Une nuk e kuptoj pse opozita aktuale bojkoton Parlamentin. Nuk eshte e lehte t'i takosh ata. Me lejoni qe te shfrytezoj kete mundesi qe te inkurajoj opoziten qe te angazhohet pozitivisht dhe ne menyre sa me aktive ne jeten politike. Une personalisht e them kete si politikan", deklaroi Rasmussen, per "Ora News". Njeheresh ai nuk ka munguar te jape dhe mesazhin e tij qe politika te gjeje konsensusin ne Kuvend. "Shumica (maxhoranca) dhe opozita duhet te gjejne menyrat per t'u angazhuar ne parlament. Une theksoj rendesine e madhe te konsensusit te gjere ne parlament dhe ne shoqerine shqiptare. Ne perputhje me kete vend si anetar i NATO-s, kjo eshte gjeja me e rendesishme qe mund te theksoj", tha Rasmussen. Ndersa pas takimit me kryeministrin Sali Berisha, Rasmussen, theksoi se do te ishte shume pozitive qe opozita t'i rikthehej aktivitetit parlamentar. Nderkohe qe uroi vendin tone per vitin e pare dhe shume te suksesshem si anetare e NATO-s. "Une besoj se Shqiperia dhe qeveria shqiptare ben gjithcka te mundur, per te permbushur objektivat dhe detyrimet ndaj NATO-s", tha shefi i NATO-s, teksa ka vleresuar qeverine shqiptare. "Komuniteti nderkombetar e ka njohur menyren se si u zhvilluan zgjedhjet. Nga pervoja ime e gjate si anetar i Parlamentit ne vendin tim, mendoj se menyra me e mire per te fituar influencen, gjithashtu edhe per opoziten, eshte te jete ne jeten politike, duke perfshire edhe zenien e vendeve ne Parlament. Kete une e konsideroj si angazhim pozitiv", keshilloi Rasmussen. Sipas tij, Shqiperia dhe qeveria e saj, po bejne c'eshte e mundur per te permbushur objektivat dhe detyrimet ndaj NATO-s, por per kete ai tha se eshte e nevojshme kontributi i te gjitha forcave politike. "Une nuk do te nderhyj ne ceshtjet e brendshme, por sot, kam shprehur shpresen per te pare, te gjitha partite politike dhe grupet politike, te angazhuar pozitivisht ne jeten politike ne Shqiperi", tha Rasmussen. Zyrtari i larte i NATO-s, u ndal edhe ne kontributin qe Shqiperia ka dhene ne misionin ne Afganistan, ku pritet qe vendi yne te shtoje edhe trupa ne operacionet e zhvilluara ne kete zone. Gjate takimit te zhvilluar me kreun e qeverise, Sali Berisha, u diskutua edhe situata ne rajon. Nderkohe qe vitin e kaluar iu dha nje plan veprimi per anetaresim Malit te Zi dhe shpresohet qe te shihen perparime ne te ardhmen, ne marredheniet midis Serbise dhe NATO-s. "Mendoj se integrimi i plote i te gjithe vendeve te rajonit, ne strukturat euroatlantike, ne NATO e ne BE do jete nje kontribut shume i forte per garantimin e stabilitetit ne kete pjese te Evropes", tha ai.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Rasmussen: Pse nuk u takova me lideret e opozites :: Komentet

Mesazh prej Fri Apr 30, 2010 6:14 pm nga emigranti

Si do takohet me opoziten ai ne nje koh qe opozita ishte kunder futjes ne NATO? Bota ben sikur nuk nigjon, por nuk harron.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi