ILIRIADA PORTAL

SHBA, Liri Berisha takon Zonjėn e Parė Michelle Obama

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30042010

Mesazh 

SHBA, Liri Berisha takon Zonjėn e Parė Michelle Obama




Valentina Madani

Ekspozita “Nėnė Tereza”, Obama, pėrgėzime Berishės

Gjatė hapjes sė ekspozitės pėr Nėnė Terezėn nė Kongresin amerikan, bashkėshortja e Kryeministrit tė Shqipėrisė, zonja Liri Berisha, presidente e fondacionit “Fėmijėt Shqiptarė", u takua me Zonjėn e Parė tė Amerikės, Michelle Obama, bashkėshortja e politikanit mė tė fuqishėm tė planetit, Presidentit tė SHBA-sė, Barack Obama. Ekspozita zgjoi kureshtjen e kongresmenėve amerikanė. Znj.Berisha u pėrgėzua pėr hapjen e kėsaj ekspozitė pėr nder tė Nėnė Terezės nė Kongresin Amerikan, ndėrkohė qė Zonja Obama shprehu konsideratėn e saj tė veēantė edhe pėr komunitetin shqiptar, qė jeton dhe punon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Takimi u realizua vetėm pak pėrpara njė dreke qė zonja Obama kishte shtruar dje, pėr nder tė njė numri zonjash tė para nga vende tė ndryshme tė botės, qė ndodheshin nė Uashington. Zonja Obama i rezervoi zonjės Berisha njė pritje mjaft tė ngrohtė dhe miqėsore. Ajo ėshtė njohur me aktivitetin e zonjės Berisha, nė drejtimin e fondacionit “Fėmijėt Shqiptarė” dhe fondacionit “Nėnė Tereza”. Zonja Obama vuri nė dukje kontributin qė zonja Berisha dhe fondacioni qė ajo drejton nė ndihmė tė fėmijėve nė nevojė. Por, nė mėnyrė tė veēantė, zonja Obama vlerėsoi ekspozitėn qė zonja Berisha ka hapur nė selinė e OKB-sė nė Nju Jork dhe hapjen tashmė tė kėsaj ekspozite pėr shenjtoren shqiptare me famė botėrore, nė mjediset e Kongresit tė SHBA-sė, pikėrisht nė Uashington DC, zonja Obama vlerėsoi figurėn e Nėnė Terezės pėr atė qė ajo i ka dhuruar njerėzimit. Bashkėshortja e Presidentit amerikan, Obama, ka vlerėsuar gjithashtu kontributin qė Shqipėria dhe shqiptarėt kanė dhėnė pėr paqen dhe stabilitetin nė rajonin tonė, por edhe pėr kontributin e madh qė komuniteti shqiptar ka dhėnė nė SHBA, njė pjesė e tė cilėve ēifti presidencial amerikan i kanė njohur personalisht qė nė Ēikago, por edhe mė pas, gjatė dhe pas fushatės elektorale presidenciale pėr zgjedhjet nė krye tė Shtėpisė sė Bardhė. Zonja Berisha gjithashtu vlerėsoi pėrkrahjen dhe mbėshtetjen qė SHBA-tė i kanė dhėnė dhe po i japin Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Mė pas, fotografi zyrtar i Shtėpisė sė Bardhė realizoi njė set fotografimi tė takimit mes zonjės Obama dhe zonjės Berisha.

emigranti

Numri i postimeve : 894
Reputation : 5
Points : 16879
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi