ILIRIADA PORTAL

Rreth padisė penale tė Erion Velisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30042010

Mesazh 

Rreth padisė penale tė Erion Velisė




Nga Sami Neza

Ai ēuni i G99-s ka ngritur njė padi penale ndaj katėr gazetave tė pėrditshme, ndėrmjet tė cilave edhe gazeta “standard”. Nė pjesėn qė i kushtohet gazetės sonė, ai thotė se ka hedhur nė gjyq kėtė gazetė tek Dhoma Penale e Gjykatės sė Tiranės, pėr shkak se ka botuar tri shkrime si mė poshtė: shkrimi 1 - “Veliaj hesht, nuk tregon ku shkuan 300 mijė euro”; shkrimi 2 - “Veliaj, asnjė deklaratė pėr zhdukjen e fondacionit “Mjaft”; shkrimi 3 - “Bushati dhe Veliaj, raporte kundėr liberalizimit tė vizave”.

Shkrimi i parė ėshtė shkruar, pasi ka pasur akuza ndaj tij pėr abuzimin nė shifra tė mėdha, 300 mijė euro. Gazeta ka kėrkuar prononcim, por ai nuk ėshtė pėrgjigjur. Teoria e lajmit thotė se edhe nė rastet kur nuk merr pėrgjigje, mund tė shkruash se “i pandehuri” nuk pėrgjigjet. Shkrimi i dytė ėshtė shkruar, pasi ka pasur njė tjetėr akuzė ndaj Veliajt, e thėnė publikisht se ka ngritur fondacionin “Mjaft” ka vjelė donacione nėpėrmjet tij dhe atėkohė nuk ekzistonte mė. Akuza kishte fakte. Gazeta ka dashur tė flasė me Veliajn, por sėrish ai nuk ėshtė pėrgjigjur. Si nė rastin e parė “no coment” ėshtė konsideruar i rėndėsishėm dhe ėshtė botuar. Shkrimi i tretė ėshtė botuar, pasi tė dyja personazhet e mėsipėrme, njėri deputet i PS-sė dhe tjetri kryetar i G99-s, janė hequr si tė pavarur e janė pėrfshirė nė njė mėnyrė apo tjetėr nė njė raport qė dėmtonte aspiratėn e vendit pėr tė arritur liberalizimin e vizave me BE-nė nėpėrmjet disa tė dhėnave qė nuk janė tė vėrteta. Shkrime si ky i fundit gjen ēdo ditė, nė ēdo gazetė, se falė prirjes qė kanė disa njerėz qė edhe gėnjejnė, edhe merren me politikė, ka plot subjekte me kėtė lėndė tė parė.

Tė tria shkrimet nuk kanė thyer asnjė kod minimal etike tė gazetarisė, nuk kanė fyer, dhunuar, helmuar, infektuar apo “vaksinuar” askėnd, pra as Velinė.

Tė tilla akuza me kaq argument brenda mund tė ngrinim ēdo ditė ndaj Erion Velisė. Falė vėmendjes sonė nuk ka botuar shumė mashtrime, gėnjeshtra, tek “standard”, edhe pse ia ka dalė ndonjėherė, por ka mundur t’i botojė ato nė gazeta tė tjera, i ka thėnė nė televizione, takime, mitingje etj.

Nėse njė qytetar i zakonshėm, madje edhe njė gazetar, nėse gėnjen diku pėr diēka apo pėr dikė, nuk bėn shumė dėm, por nėse gėnjen njė kryetar partie, njė politikan, tė cilin mediat janė tė detyruara me ligj ta pasqyrojnė, kjo pėrbėn njė dėm tė madh, jo pėr njė person, por pėr njė grup tė madh njerėzish. Gėnjeshtra e tyre ka kėmbėt e gjata, ndryshe nga ato me kėmbė tė shkurtra.

Por duke qenė njė pjesėtar i kėsaj shoqėrie, qė i bie tė dėgjojė tė tilla gėnjeshtra shumė shpesh, i frymėzuar prej dėmit qė ka konstatuar te vetja Erioni dhe nga frika se dėme tė tilla do tė mė ndodhin edhe mua, kam vendosur tė hedh nė gjyq Erion Velinė me akuzėn pėr kundėrvajtjen penale tė fyerjes dhe shpifjes, vetėm pėrgjatė tri ditėve tė fundit, pra nga e mėrkura e kėtej.

Ai shpifi sy mė sy tė mėrkurėn nė emisionin “Pro e kundėr” tė gazetarit Patrik Sadikaj nė “Ora News”, shpifje qė shkakton dėm publik, duke thėnė se Kongresi Amerikan ka kėrkuar hapjen e kutive. Kongresi Amerikan nuk ka kėrkuar hapjen e kutive. Nė gjuhėn e thatė tė ligjit, kjo ėshtė shpifje, pasi pėrbėn trillim tė qėllimtė tė njė gjėje tė paqenė, pėr t’i pėrlyer tjetrit apo institucionit emrin e mirė, pėr t’i ngarkuar njė faj qė nuk e ka bėrė ose pėr tė njollosur reputacionin e tij. Ajo ėshtė fyese, sepse prek nė nder dhe nė sedėr. Dėnohet prej nenit 120/2 tė Kodit Penal, i cili parashikon se “pėrhapja e qėllimshme e thėnieve dhe ēdo informacion tjetėr qė dihet qė ėshtė i rremė, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė dy vjet”. Dėshmitar, pėrveē shikuesve, jam unė qė ndodhesha nė emision dhe drejtuesi i emisionit, tre kameramanėt e studios, tė cilėt mund tė dėshmojnė se Veliaj nuk ėshtė detyruar prej meje, drejtuesit tė emitonit apo ndokujt tjetėr tė gėnjejė. Ai e pėrsėriti veprėn penale, duke gėnjyer sėrish, kur tha se nė vend kanė humbur punėn 70 mijė persona muajt e fundit. Ai nuk solli asnjė argument dhe kur iu kėrkua tė thoshte dy tė papunė, njė kėrkesė minimale pėr tė vėrtetuar alibinė, ai tha vetėm njė, vetveten. Ai tha edhe gėnjeshtra tė tjera, por pėrderisa ai nuk ėshtė burim fillestar i tyre, por Edi Rama, nuk do t’i rendis nė padinė time penale qė do t’ia dėrgoj sapo tė mė dalė kohė, kryetarit tė gjykatės sė Tiranės, Artan Zeneli.

E di qė ngjan pėr tė qeshur shqetėsimi im, madje edhe vendimi im. Por nuk kam rrugė tjetėr. Erioni do tė flasė sot nė mitingun e Tiranės dhe do tė thotė gėnjeshtra tė tjera, rrepist nė rrena. Nuk ka mur ta ndalė e argument ta bllokojė. Ai nuk ka dilema siē i ndodh kujtdo qė ėshtė vendosur qė nė nisje nė mesin e rrugės pa bėrė gjysmėn e parė tė saj dhe pa menduar qysh do ta bėjė gjysmėn e dytė.



standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi