ILIRIADA PORTAL

Debat pėr Shqipėrinė nė PE: Tė gjithė kundėr bojkotit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30042010

Mesazh 

Debat pėr Shqipėrinė nė PE: Tė gjithė kundėr bojkotit




Strasburg – Komiteti i Jashtėm i Parlamentit Evropian ka diskutuar sot krizėn politike nė Shqipėri.
Debati lindi pas paraqitjes sė njė projekt-rezolute nga raportuesi Nikolaos Chuntis, eurodeputet grek. Ai kritikua ashpėr si nga e majta ashtu edhe nga e djathta brenda PE-sė.

Pothuajse tė gjithė eurodeputetėt janė nė njė mendje qė zgjidhja e ngėrēit politik duhet tė bėhet nėpėrmjet institucioneve. “Zgjidhja pėr situatėn duhet tė gjendet nė kuadėr tė institucioneve demokratike dhe tė gjitha partitė duhet tė pranojnė rezultatin", u shpreh kryetari i delegacionit pėr Ballkanin nė PE, Eduart Kukan.

Deklarata ėshtė pasuar nga ajo e raportuesit Chuntis, i cili ka deklaruar se nuk duhet t’u tregohet njerėzve se si tė veprojnė. "Unė nuk mendoj se ne jemi kėtu pėr t'i vėnė gishtin e pėr t'i treguar njerėzve si ta bėjnė. Kjo nuk do tė pranohej nė qarqet e politikanėve tė pėrfshirė nė kėtė problem. Nėse japim njė qėndrim pro njėrit apo tjetrit, kjo do tė shfrytėzohej si avantazh”, u shpreh ai.

Mė e ashpėr ishte eurodeputetja, Doris Pack, e cila ka deklaruar se opozita shqiptare duhet t’i bėhet e qartė se protestat nė rrugė nuk janė rruga e duhur dhe njė mėnyrė demokratike pėr zgjidhjen e ngėrēit. Debati ėshtė pėrqendruar edhe mbi mėnyrėn e formulimit tė projekt-rezolutės. Eurodeputeti Libor Roucek, zėvendėspresident i PE-sė, u shpreh se nė vendet demokratike, tejet i rėndėsishėm ėshtė Parlamenti, ndaj “ju pėlqen apo jo rezultati, tė gjithė duhet ta pranojnė atė".

Ai shtoi se kriza politike nė Shqipėri nuk mund tė quhet krizė institucionale, pasi sipas tij, institucionet siē mund tė jetė Kuvendi vijojnė punė normalisht, pavarėsisht se opozita i ka bojkotuar ato. Pierre Mirel, drejtor pėr zgjerimin me Ballkanin nė KE, tha se opozitės shqiptare i ėshtė bėrė e qartė qė debatit duhet tė bėhet brenda institucioneve.

"Nje nga kriteret themelore politike tė Kopenhagėnit ėshtė siē e dini funksionimi efikas i institucioneve demokratike, dhe nuk ėshtė ky rasti pėr Shqipėrinė ku prej 9 muajsh parlamenti nuk funksionon. Ėshtė mė se e qartė qė nė do ta marrim parasysh kėtė fakt gjatė shqyrtimit tė kandidaturės sė Shqipėrisė. Mesazhi i Komisionit ka qene i qartė, se pari debati politik duhet tė behet nė Parlament e jo nė rrugė. Jam dakord me zonjėn Pack kėtu, por sė dyti, prej mė se 9 muajsh qė nuk funksionon parlamenti, qeveria dhe opozita duhet tė bėjnė ēdo pėrpjekje pėr tė gjetur dialogun konstruktiv politik. Te gjendet rruga mes dy principeve, respektimi i Kushtetutės por dhe nevojės pėr transparence. E se fundi, pas zgjedhjeve te fundit, OSBE/ODIHR shpėrndau raportin ku thuhet se ka ende parregullsi, dhe ėshtė e rėndėsishme qė ato tė adresohen pėrpara zgjedhjeve lokale", tha Mirel.
start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22694
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Debat pėr Shqipėrinė nė PE: Tė gjithė kundėr bojkotit :: Komentet

Mesazh prej Sun May 02, 2010 2:28 pm nga neni 55

Edi Rama duhet arrestuar sepse po kerkon ta fuse vendin ne kaos. Prokuroria nuk duhet te qendroje indiferente ndaj veprimeve antikushtetuese te PS perndryshe nje dite do te perballet edhe ajo me ligjin per moskryerje te detyres.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi