ILIRIADA PORTAL

PD, Paloka: PS, protestė me miliarderė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02052010

Mesazh 

PD, Paloka: PS, protestė me miliarderė





Mbėshtetėsit e mazhorancės qeverisėse mblidhen sot nė sheshin “Nėnė Tereza pėr tė festuar dhe jo pėr t’u konfrontuar, por PD-ja akuzon opozitėn se po manifeston me miliarderė. Pavarėsisht kėsaj, demokratėt nuk do tė provokojnė dhe tė njėjtėn gjė i kėrkojnė edhe opozitės. Deputeti i PD-sė, Edi Paloka, deklaroi dje: "Sigurisht, kjo varet nga vullneti i atyre qė drejtojnė PS-nė, sepse kanė treguar qė janė tė papėrgjegjshėm. Nė qoftė se ata qė kėrkojnė dhe nxisin konflikt, siē bėnė dhe nė Parlament, do shtyhen deri nė hapa tė tillė, sigurisht qė pasojat do t’i kenė ata, duke filluar nga kryetari i tyre". Z. Paloka komentoi edhe vendimin e opozitės pėr tė protestuar pėr njė muaj me radhė. "Njė muaj, tani kėto janė pėrrallat e Edi Ramės, megjithatė ata sa tė kenė fuqi tė rrinė nė shesh, le tė rrinė. Problemi ėshtė qė do tė dalin njė tufė milionerėsh, qė do tė harxhojnė miliona pėr kėtė protestė qė tė mbajnė tė varfrit. Sa tė kenė para, t’i mbajnė njerėzit aty mė parė dhe mė qofte le t’i mbajnė sa tė duan. Po ka ca rregulla qė duhen zbatuar. Nuk mund ta mbash rrugėn tė bllokuar pėr njė muaj, ky ėshtė mendimi im. Sigurisht, ke tė drejtė tė protestosh, por kanė tė drejtė edhe qytetarėt tė qarkullojnė tė lirė", - u shpreh z. Paloka. Nga ana tjetėr, Ministria e Kulturės njoftoi dje zhvillimin e mitingut tė paralajmėruar nga drejtuesit e mazhorancės nė datėn 1 maj. “Me rastin e 1 Majit, Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve nė bashkėpunim me Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta organizon koncertin e madh festiv nė sheshin “Nėnė Tereza” mė 1 maj ora 12:00”, - thuhet nė njoftimin e ministrisė. Njoftimi bėn tė ditur zhvillimin e koncertit festiv me grupe muzikore dhe me emrat e kėngėtarėve qė do tė marrin pjesė. “Nė koncert marrin pjesė kėngėtarė tė njohur tė muzikės shqiptare si: grupi “Elita 5”, Ēiljeta Xhilaga, Rosela Gjylbegu, Edmond Mancaku, grupi “Burn”, Anjeza Shahini, Mariza Ikonomi, Redon Makashi, Samanta Karavella etj.”, - thuhet nė njoftim. Ndėrsa koncerti do tė prezantohet, jo vetėm nga njė kėngėtare e njohur, por edhe njė politikane e re nė Partinė Demokratike, Ēiljeta Xhilaga.



Gazeta Standard

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi