ILIRIADA PORTAL

Socialistėt lokalė, miliona shpenzime pėr protestėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02052010

Mesazh 

Socialistėt lokalė, miliona shpenzime pėr protestėn




Drejtues tė PS nė rrethe me listat e protestuesve
Listat e pėrpiluara nga drejtuesit e institucioneve dhe me urdhėr tė selisė sė PS-sė, zyrtarėt kanė lėnė punėn e tė nisen pėr Tiranė


Disa qindra zyrtarė tė administratės lokale nė ato bashki e komuna qė drejtohen nga socialistėt, janė detyruar me urdhėr tė marrin pjesė nė protestėn qė kreu opozita tė premten nė Tiranė. Nėpėrmjet listash tė pėrpiluara nga drejtuesit e kėtyre institucioneve dhe me urdhėr prej selisė sė PS-sė, zyrtarėt janė detyruar tė lėnė punėn e tė nisen pėr Tiranė me autobusė tė vendosur nė dispozicion tė pjesėmarrėsve. Ndėrkaq, nga komuna e bashki pak mė larg Tiranės, qytetarėt nė nevojė nuk kanė pasur asnjė mundėsi tė marrin shėrbimet e nevojshme prej zyrtarėve lokalė, pasi dyert e tyre ishin tė kyēura. Disa prej kanaleve televizive nė Tiranė dėshmuan nėpėrmjet pamjeve vizive presionin e PS-sė mbi administratėn publike, pėr tė shtuar nė mėnyrė tė dhunshme pjesėmarrjen nė protestė. Ndėrkaq, Bashkia e Tiranės ėshtė vendosur plotėsisht nė dispozicion tė protestės sė PS-sė. Punonjės tė ndėrmarrjeve tė gjelbėrimit kanė lėnė punėn dhe janė bashkuar me militantėt, ndėrsa ashtu si nė muajin nėntor, disa prej tyre janė pėrzgjedhur pėrkundrejt pagesės tė bėjnė dezhurnin e radhės pranė ēadrave apo nė ēadra. Ndėrkaq, dekori i Tiranės, njė ndėrmarrje edhe kjo e bashkisė qė paguhet me buxhetin e shtetit, prej sė martės ėshtė vendosur plotėsisht nė dispozicion tė selisė sė PS-sė pėr shkrimin e parullave, tė cilat po ashtu u vendosėn nė shesh e bulevard nga punonjėsit e kėtij dekori. Me miliona lekė ėshtė dėmi nė buxhetin lokal nga protesta e PS-sė, pa llogaritur orėt e punės sė shumė drejtorėve dhe punonjėsve tė kėsaj bashkie qė lanė punėn dhe u pėrfshinė nė stafin e protestės dhe tė grevės sė urisė. Ndėrsa kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, prej dy ditėsh ka vėshtirėsuar jetėn e banorėve tė kryeqytetit, ka bėrė vetėm njė gjė tė mirė. Ka mbledhur tė gjithė qentė duke i vrarė ose izoluar larg Tiranės nė mėnyrė qė tė mos mblidhen nė qendėr atje ku mbėshtetėsit e grevės, edhe pse pak nė numėr, hedhin ushqimet jashtė. Nė protestėn e nėntorit, qentė shkaktuan njė problem tė madh me prezencėn e tyre nė mes tė protestuesve.

standart

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22734
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi