ILIRIADA PORTAL

PE, kritika opozitės: Greva pengon integrimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05052010

Mesazh 

PE, kritika opozitės: Greva pengon integrimin




Suela Topi

Mirel: Manifestimet, edhe pse paqėsore, pengojnė progresin e mėtejshėm tė vendit

Opozita nuk ka arritur tė marrė mbėshtetje ndėrkombėtare pėr radikalizmin e qėndrimit, pėrkundrazi, ka marrė kritika se po pengon integrimin e vendit. Pėrfaqėsues tė Parlamentit Evropian dhe tė Komisionit Evropian shprehen kundėr protestave tė saj dhe pėrshkallėzimit nė grevėn e urisė. Gjatė punimeve tė Komitetit tė Stabilizimi-Asociimit BE-Shqipėri pėrfaqėsuesit e lartė tė PE-sė dhe KE-sė kanė theksuar se ky qėndrim i opozitės pėrcjell njė mesazh negativ, pasi nė vend qė debati tė bėhet nė Parlament, ai bėhet nė rrugė. Ndėrkombėtarėt kanė theksuar gjithashtu se opozita nė kėtė mėnyrė po pengon progresin e mėtejshėm tė Shqipėrisė. Kreu i delegacionit tė PE-sė pėr Evropėn Juglindore, Eduard Kukan, kritikoi edhe faktin qė nuk janė dėgjuar mesazhet e organizatave ndėrkombėtare, duke pohuar se nė vend qė situata tė pėrmirėsohej, ajo ka ardhur duke u pėrkeqėsuar mė tej.

Kritikat e Mirel dhe Kukan

“Situata aktuale politike, ku opozita nuk merr pjesė, ose merr pjesė pjesėrisht, ose nė mėnyrė tė kushtėzuar nė seancat parlamentare, ėshtė njė pengesė pėr integrimin evropian tė Shqipėrisė”, - ėshtė prehur hapur eurodeputeti Kukan. Ai ka shprehur pakėnaqėsinė edhe pėr mosdėgjimin e mesazheve tė vazhdueshme tė tyre pėr politikėn shqiptare. “Tė gjitha apelet qė kanė ardhur nga organizata ndėrkombėtare nuk kanė ndryshuar situatėn dhe lajmet qė po vijnė nga Tirana, tregojnė se situata ėshtė bėrė mė e ndėrlikuar dhe e vėshtirė”, - ka deklaruar dje nė Bruksel Eduard Kukan. Kritikave ndaj opozitės u ėshtė bashkuar dhe drejtori pėr Ballkanin nė Komisionin Evropian, Pierre Mirel. Gjatė fjalės sė tij nė Komitetin e Stabilizim-Asoēimit BE-Shqipėri ai ka pohuar se kriza politike po pengon ndėrkombėtarėt tė vlerėsojnė si duhet arritjet pozitive qė ka bėrė vendi ynė. “Zhvillimet politike pozitive tė Shqipėrisė janė tė vėna nė hije nga kriza politike. Kjo jep imazhin e njė vendi qė nuk pėrmbush ende standardet evropiane tė njė demokracie tė pjekur dhe dėmton imazhin e vendit, si dhe vė nė rrezik progresin e mėtejshėm”, - tha Mirel. Sipas tij, protestat e opozitės, edhe pse paqėsore pėrcjellin njė imazh negativ. “Manifestimet e bėra gjatė fundjavės, edhe pse paqėsore, peshojnė nė kėtė imazh negativ, jo sepse kundėrshtimet politike nė vetvete, pasi ato janė normale nė jetėn demokratike tė njė vendi, por mungesa e debatit politik nė Parlament nė vend tė atij tė rrugės bllokon progresin. Kam njė pyetje pėr ju, a janė grevat e urisė njė mjet pėr tė avancuar nė kėtė moment qė ne po pėrgatisim opinionin e Shqipėrisė? Parlamenti shqiptar nuk po funksionon qė prej 8 muajsh dhe ne do ta kemi parasysh kėtė nė opinionin tonė”, - u ėshtė drejtuar Mirel politikanėve shqiptarė. Pas tyre kanė marrė fjalėn deputetė tė opozitės dhe tė mazhorancės, duke dhėnė argumentet a tyre pėr situatėn politike nė vend. Edhe eurodeputetė tė tjerė tė Parlamentit Evropian, si Doris Pack e Jalco Jalcin, kanė kritikuar protestat e opozitės. Pack ka theksuar se protestat nė rrugė nuk janė alternativa e duhur. Sipas saj, ky qėndrim i opozitės po pengon integrimin e mėtejshėm tė vendit. Eurodeputetėt kėrkuan qė Brukseli tė ndikojė nė zgjidhjen e ēėshtjes dhe uljen e palėve nė tryezėn e bisedimeve. Ndėrsa eurodeputeti Jalcin u shpreh pak me ironi se “deputetėt e opozitės nuk janė tė uritur, ata po pėrcjellin njė mesazh shumė negativ me kėtė grevė urie”. Sipas Jalcin, greva e urisė do tė kuptohej vetėm nė diktaturė, por nėse opozita mendon se jeton nė diktaturė, duhet ta thotė hapur kėtė dhe tė pranojė se ėshtė pjesė e diktaturės.

Leskaj: Greva ishte domosdoshmėri

Deputetėt e mazhorancės dhe opozitės kanė debatuar dje nė Bruksel lidhur me zgjidhėn e situatės politike nė Shqipėri. Deputetėt socialistė shqiptare kanė sqaruar para europarlamentarėve se greva e urisė ishte njė domosdoshmėri. “Greva e urisė nuk ishte zgjedhje, por detyrim para kapriēove tė qeverisė”, - ka deklaruar Valentina Leskaj. I menjėhershėm ka qenė reagimi i deputetit demokrat Jemin Gjana, i cili ka theksuar se nėse PS kėrkon njė zgjidhje, duhet tė respektojė Kushtetutėn. “Zgjidhja duhet tė jetė nė pėrputhje mė Kushtetutėn”, - ka theksuar Gjana. Por deputeti socialist, Sajmir Tahiri, ka replikuar duke theksuar se kėrkesa e PS-sė pėr hapjen e kutive ėshtė tėrėsisht legjitime. “Ne e kemi lexuar Kushtetutėn dhe kemi kėrkuar komision hetimor sipas ligjit. Ėshtė mungesa e vullnetit politik qė nuk lejon hetimin e zgjedhjeve”, - ėshtė shprehur ai. Mėsohet se deputetėt e opozitės kanė sqaruar arsyet e aksionit tė tyre politik dhe rrjedhimisht grevės sė urisė qė ėshtė futur nė ditėn e katėrt, duke deklaruar se kjo ishte e vetmja rrugė e mbetur pėr tė siguruar zgjedhje tė lira nė vend. Debati mes qeverisė dhe opozitės ėshtė zhvendosur kėshtu nė Bruksel, ku pėrfaqėsuesit e mazhorancės kanė shprehur vendosmėrinė pėr tė mos dalė mbi vendimet e gjykatave.

Mazhoranca: Jemi tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar me opozitėn

Mazhoranca qeverisėse ka shprehur gatishmėrinė e saj pėr tė bashkėpunuar me opozitėn edhe nė diskutimet e zhvilluara dje nė Bruksel ku u zhvillua Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit ndėrmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipėrisė. Deputetja e PD-sė, Mesila Doda, ka shprehur gatishmėrinė e mazhorancės pėr t’i lejuar opozitės drejtimin e komisionit hetimor pėr zgjedhjet e 28 qershorit. “Kemi ngritur komisionin hetimor, mund tė vijnė qė nesėr ta marrin drejtimin e tij, por gjithmonė duke respektuar Kushtetutėn”, - ka deklaruar Doda, fjalimi i sė cilės ėshtė mbėshtetur nga deputeti Fatos Beja. “Vendi i tyre ėshtė nė Parlament, aty mund tė diskutohet ēdo gjė, brenda ligjit”, - ka thėnė Beja. Beja citoi raportet e vėzhguesve ndėrkombėtarė pėr zgjedhjet e mė tej bėri tė ditur se mazhoranca mbėshtet ndryshimet ligjore qė zgjedhjet nė Shqipėri tė pėrmbushin standardet e kėrkuara. Seanca do tė vazhdojė sot kur pritet momenti mė i rėndėsishėm i debatit, pasi komisioni do tė dalė me njė qėndrim lidhur me situatėn nė Shqipėri
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi