ILIRIADA PORTAL

Pėrcaktohen kriteret pėr daljen nga greva e urisė, dėshirat e grevistėve dhe trishtimi i Fidelit dhe i Dashit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05052010

Mesazh 

Pėrcaktohen kriteret pėr daljen nga greva e urisė, dėshirat e grevistėve dhe trishtimi i Fidelit dhe i Dashit




Kronika e grevės sė urisė, vėzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (4)

- Lista e diabetikėve, e tė sėmurėve tė stomakut dhe e kategorive tė tjera me risk qė ishte vendosur tė ishin objekt i ambulancave dhe i spitaleve nė 3 ditėt e para tė grevės

- Me vaktet e Edi Ramės tek Restorant “Logoreci”, pronari i tė cilit ėshtė nė grevė urie, protesta politike e ish-bllokmenit mund tė zgjasė edhe njė vit

- Propozimi surprizė/Tė spostohet greva nė Durrės, me hapjen e sezonit tė ri turistik



Paralajmėrimi i Edi Ramės, se janė pėrgatitur pėr rotacionin e grevistėve tė urisė, filloi tė bėhet dje realitet. Pas “nominimeve pėr kandidim” nė tri ditėt e para, dje kanė lėnė ēadrėn e grevės sė urisė edhe tre militantė. Nė kėtė mėnyrė, ėshtė barazuar numri i deputetėve, me numrin e militantėve qė kanė braktisur ambientet e grevės sė urisė. Sikur, kjo braktisje, tė ishte kaq e lehtė, do tė ishte pothuajse normale. Por kur mėsohen “kriteret”, nuk ka se si tė mos habitesh, se grafiku i tė sėmurėve grevistė, i parashkruar qysh pa hyrė nė ēadrėn e grevės sė urisė, “zbulon” “largpamėsinė” e ideatorėve tė kėsaj mender greve. Lista e diabetikėve, e tė sėmurėve me stomakut dhe e kategorive tė tjera me risk qė ishin vendosur tė ishin objekt i ambulancave dhe i spitaleve nė tri ditėt e para tė grevės, ka ngjallur te grevistėt e mbetur, deputetė apo militantė, dėshirėn e papėrmbajtshme, pėr tė braktisur njė orė e mė parė kėtė grevė. Nga ana tjetėr, dje, nė ēadrėn grevės sė urisė, nuk kanė reshtur edhe debatet, nė formėn e tė folurit me vete, nė tė cilat, secili prej grevistėve tė urisė shante veten, qė kur ishte bėrė klasifikimi i sėmundjeve nga ata me mė shumė risk, nė ato me pak risk, qė natyrshėm korrespondonte me kohėn e daljes nga greva e urisė, ata nuk kishin zgjedhur ndonjė sėmundje me mė shumė risk, me qėllimin e vetėm, qė t’i mundėsonte daljen sa mė shpejt nga greva e urisė...

* * *

Pasi edhe muhabetet ju kanė mbaruar, nė kushtet kur tė flasėsh me vete, ėshtė mė mirė se sa tė flasėsh me “fqinjin”, pavarėsisht edhe inateve, me pamundėsinė e rėnies nė pjesė njė sėmundje me risk, kjo jo pėr faj tė tyre, por pėr faj tė shorit tė hedhur para hyrjes nė grevė, “tė mbeturit” e grevės sė urisė, deputet e militantė, gjejnė kohėn t’i bėjnė edhe qejfin vetes. Nė kushte, kur brenda ēadrės sė grevės sė urisė, nuk ju mungon asgjė, veē lirisė pėr tė gjezdisur nė njė sipėrfaqe mė tė madhe se sa segmenti i shtrirjes nė gjatėsi tė ēadrės sė grevės sė urisė, bujtėsit e saj, deputetė e militantė, kanė filluar tė shohin ėndrra me sy hapur, pėr atė se sa mirė do tė ishte, sikur “sakrifica” e tyre tė zhvendosej nė bregdeti e Durrėsit, ku tė kishin mundėsi, tė shijonin plazhin nė kėtė prag ditėsh tė nxehta. Ēudia (rast pėr njė studim shkencor) qėndron, se tė gjithė “tė mbeturit” e grevės sė urisė, shohin tė njėjtėn ėndėrr me bregdetin e Durrėsit... Dhe ajo qė ėshtė edhe mė e ēuditshme, se nė kėtė ėndėrr, ata “debatojnė” me njėri-tjetrin, sigurisht me sy hapur, duke mos e frenuar veten nga ofshamat, “eh sikur kėtė grevė urie, ta zhvendosnim nė breg tė detit nė Durrės. E ē’tė keqe do tė kishte, qė nė kushtet kur hamė e pimė, tė bėnim edhe pak plazh. Jemi apo s’jemi nė prag tė sezonit veror. Pse mos ta ēelim ne kėtė sezon veror turistik”. Dhe pas shprehjes sė dėshirave me zė tė lartė, nė kėtė ėndėrr tė parė me sy hapur, duket se grevistėt e urisė, kthjellohen dhe kuptojnė se nuk duhet “ta bėjnė kaq baltė”, edhe “institucionin” e grevės s urisė, kur pasi po hanė e pinė, tė kėrkojnė edhe plazh...

* * *

Nė kėto ditė grevė, tė pretenduar si grevė urie, nuk mungon dėshira pėr ca protagonizėm mė shumė. Kėsaj “manie”, nuk po mundte t’i shpėtojnė as biznesmenėt, qė “parte time” bėjnė edhe rolin e deputetėve tė PS-sė. Nė njė situatė tė keqe, mė shumė duket sikur ndodhet Fidel Ylli. Sulmi mė i fundit i Erion Braēes nė kongresin mė tė fugnit tė PS-sė, pėr deputetėt milionerė, me varėse, unaza e byzylykė tė shtrenjtė, u lexua prej tij (Fidel Yllit), si njė mesazh i Edi Ramės, i amplifikuar nga Erion Braēe. Nė kėtė situatė, i ndjerė i zhgėnjyer, por i pa mundur pėr tė vetėvendosur, ai, sė bashku edhe me Dash Pezėn, kanė filluar tė bėhen pjesė e aleancės “pėr pak protagonizėm mė shumė”. Tė ndėrgjegjshėm se nė kėto ditė greve, ata janė “lėnė pas dore”, nga Edi Rama, ēnuk po bėnė pėr t’i “rėnė sado pak nė sy atij (Edi Ramės)”. Sigurisht, ata edhe kanė gjetur njė mėnyrė, qė atyre ju duket origjinale, por qė nė sytė e tė tjerėve, nuk duket asgjė mė shumė se sa njė budallallėk... Shkurt, prej dy ditėsh, Fidel Ylli, Dash Peza edhe ndonjė biznesmeno-deputet tjetėr kanė filluar tė duket, mes turmės sė protestuesve pranė ēadrės sė grevės sė urisė, tė veshur me bluza tė kuqe, sikurse edhe grevistėt e urisė. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, mėsohet as Fidel Ylli, as Dash Peza, nuk i kishin rėnė nė sy Edi Ramės. Kėmbėngulės, pritet qė ata sėrish sot, tė mos mungojnė mes turmave tė cilat “ju bėjnė hije” grevistėve tė urisė...

[b]Me vaktet e Edi Ramės tek Restorant “Logoreci”, pronari i tė cilit ėshtė nė grevė urie, protesta politike e ish-bllokmenit mund tė zgjasė edhe njė vit[/b]/Nė radhėt e grevistėve tė urisė qė ushqimin bazė tė tyre kanė sallamin, qė prej dje kishte filluar tė qarkullonte “meraku”, se ku i ha vetė Edi Rama, drekat dhe darkat. Duke e konsideruar vendin e grevės sė tyre tė urisė, si qendrėn e botės, ata fillojnė tė bėjnė inventarin e lokaleve, qė frekuenton Edi Rama. Duke vendosur si kriter, numėrimin e lokaleve duke filluar numėrimin me lokalet qė ndodhen mė afėr vendit tė grevės sė urisė, fillimisht “ndalen” te “Ėest”-i i Fidelit. Pasi sjellin nėpėr mend menynė e Fidelit, keqardhja ndjehet fillimisht nė radhėt e grevistėve. Kjo keqardhje buron nga fakti, se Fideli, gatuan vetėm qofte dhe se ato i servir te kėndi i sajuar mbi ĖC-tė e lokalit. Gjendja e keqardhje pėr Edi Ramėn ėshtė e pėrkohshme nė radhėt e grevistėve, sepse duke u larguar nga “qendra e botės”, kujtohen se diku pas Piramidės, Artan Gaēi, deputet grevistė urie, ka njė restorant luksoz. Tashmė, shkėlqimi lodron nė sytė e grevistėve tė urisė, Ata e kanė dėgjuar,s e vetė nuk ju ka rėnė rasti ta frekuentojnė, se lokali i Tan Gaēit, ka njė meny tė pasur, me gatime...

Oh, kjo ėshtė pjesa mė e vėshtirė pėr grevistėt e urisė... Sekrecionet dhe jargėt, fillojnė tė rrėshqasin nė cepat e buzėve, pėr tė pėrfunduar nė bluzat e tyre tė kuqe. Me largimin nga “qendra e botės”, situata rėndohet..., por sigurisht nė radhėt e grevistėve. Diku te blloku, banon Koēo Kokėdhima, i cili shquhet jo vetėm pėr njė gastronomi tė kėnaqshme nė apartamentin e tij, qė pėr grevistėt e urisė, do tė thotė shumė... dhe tashmė jo mė “merak” pėr Edi Ramėn, por revoltė, sepse kuptojnė padrejtėsinė. Kulmi arrin, kur ata me “inventarin” e tyre, arrijnė nė Pezė, ku menysė “sė varfėr” tė Edi Ramės, i shtohen pulat e fshatit dhe pilafi qė konsumohet prej tij, me “lugėt e floririt” tė “Babė Myslymit”. Pėr grevistėt, ky moment, ėshtė momenti i ndėrgjegjėsimit tė tyre, sepse kuptojnė se janė keqpėrdorur, duke u lėnė tė hanė vetėm sallam, nga ai qė ku ha drekėn s’ha darkėn...

Por, gjithsesi, ata, grevistėt e urisė, nuk mund tė bėjnė mė shumė se sa tė kuptojnė keqpėrdorimin e tyre...

55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi