ILIRIADA PORTAL

Fule: Rama pėrgjegjės pėr jetėn e grevistėve, Kreu i PS: I gatshėm tė hyj nė grevėn e urisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06052010

Mesazh 

Fule: Rama pėrgjegjės pėr jetėn e grevistėve, Kreu i PS: I gatshėm tė hyj nė grevėn e urisė




Bashkimi Evropian flet pėr herė tė parė, pėr grevėn katėr ditore tė urisė sė opozitės pėrpara kryeministrisė. Komisioneri pėr Zgjerimin, Stefan Fule tha dje se ka komunikuar me kryeministrin dhe liderin e opozitės pėr situatėn politike nė Tiranė teksa shtoi se Rama ka pėrgjegjėsi pėr shėndetin e grevistėve. Nė pėrfundim tė takimit dy ditor komiteti Shqipėri- BE nuk arriti tė dalė nė njė deklaratė tė pėrbashkėt pėr shkak tė qėndrimit tė kundėrt mes PD e PS. Ndėrkohė Mesila Doda e PD dhe Taulant Balla i PS akuzuan partitė kundėrshtare pėr mos hartimin e deklaratės.
Fule
Duke folur nė njė prononcim pėr mediat nė pėrfundim tė takimit ndėrparlamentar Shqipėri- BE e stabilizim asociimit, Fule tha se “kam qenė nė kontakt sot me kryeministrin dhe eksponentė tė Partisė Socialiste dhe u bėra edhe njėherė thirrje atyre pėr tė gjetur njė zgjidhje, pėr tė pasur sėrish njė Parlament funksional e kėshtu tė lejojnė Komisionin tė jetė mė pozitiv pėrsa i pėrket vlerėsimit pėr Shqipėrinė. Greva e urisė po pėrkeqėson situatėn dhe ia kam bėrė tė qartė zotit Rama se ai do tė mbajė pėrgjegjėsi personale nėse shėndeti dhe mirėqenia e njerėzve pėrkeqėsohet”, deklaroi Fule. Sipas tij tė dyja palėt qeveria dhe opozita kanė pėrgjegjėsi pėr krizėn politike. “Unė jam vėrtet i shqetėsuar pėr mungesėn e dialogut politik konstruktiv si dhe mungesėn e funksionimit tė plotė tė Parlamentit. Ky ėshtė shqetėsimi i pėrgjithshėm. Por, unė jam shumė i shqetėsuar nga kjo grevė urie pasi kjo rrezikon t’i ashpėrsojė edhe mė tej qėndrimet. Eventualisht, kėto rreziqe mund tė ēojnė nė shtimin e konfrontimit. Dhe pika e fundit nė kėtė ēėshtje tė rėndėsishme ėshtė diēka qė unė e kam pėrsėritur disa herė se tė gjitha partitė politike, ato nė qeveri dhe ato nė opozitė, kanė pėrgjegjėsi tė gjejnė zgjidhje pėr situatėn aktuale politike, bazuar nė dy parime - kornizėn kushtetuese dhe transparencėn”, tha Fule nė njė intervistė pėr BBC. Nė tė njėjtėn kohė zyrtari i lartė i Brukselit vuri theksin te lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. “Shqipėria duhet tė ecė pėrpara me zbatimin e ligjeve, me planin, aksionet dhe strategjisė sė antikorrupsionit dhe ndėrmarrjen e hapave konkrete nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe tė jetė eficente nė hetimin dhe gjykimin e proceseve. Nė tė dyja kėto fusha duhet tė arrihen rezultate konkrete. Situata nuk ka ndryshuar, ėshtė pėrkeqėsuar. Derisa zgjidhja nuk gjendet, tė dyja forcat politike ndajnė tė njėjtat pėrgjegjėsi. Kjo nuk ėshtė njė situate pozitive ndėrsa po pėrgatitet opinioni pėr Shqipėrinė”, tha Fule. Sipas tij “Shqipėria duhet tė vendosė tė zbatojė njė strategji pėr reformėn nė drejtėsi, sepse duhen mė shumė pėrpjekje qė proceset gjyqėsore tė mos zvarriten tej afateve ligjore, si dhe tė respektohet parimi i paanshmėrisė, transparencės, pavarėsisė dhe besueshmėrisė. Kjo ėshtė dhe njė nga kėrkesat e hershme dhe nė kuadėr tė stabilizim asociimit me Shqipėrinė”. Por ndėrsa kritikoi Tiranėn zyrtare pėr situatėn politike, ai vlerėsoi performancėn ekonomike tė Shqipėrisė. Komisioneri pėr Zgjerimin tha se paraqitja fiskale e vendit ėshtė mbresėlėnėse. Ndėrsa eurodeputetja Tanja Fajon tha se Shqipėria duhet tė tregojė rezultate konkrete pėrsa i pėrket plotėsimit tė kushteve pėr heqjen e vizave. Pėrfaqėsuesja e Qeverisė, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha nė takim se “Z. Fule, ėshtė e natyrshme pėr njė njeri tė ushqejė iluzione dhe shpresa. Ne jemi tė prirur tė mbyllim sytė ndaj njė tė vėrtete tė dhimbshme dhe tė dėgjojmė atė sirenė qė shėron plagėt. Kjo ka ndodhur dhe me Z. Rama. Ai ėshtė humbėsi i zgjedhjeve tė 2009-s dhe nuk ka asgjė tė keqe me kėtė. Por tė kesh makthin e humbėsit dhe iluzionet e fituesit ėshtė disi e komplikuar”.


“Shqipėria meriton vizat e statusin”
Deputeti i PS-sė nė delegacionin shqiptar nė takimin ndėrparlamentar nė Parlamentin Evropian, Arben Malaj tha dje se nė vend duhet tė zgjidhet sa mė shpejt kriza politike. “Jam krenar qė nė Bruksel pėrfaqėsoj vendim tim, i cili ka kontribute shumė pozitive pėr paqen dhe prosperitetin nė rajon, duke eksportuar kėshtu vlera pozitive tek shqiptarėt e rajonit dhe pėrtej tij”, tha Malaj duke argumentuar mė pas arsyet pse Shqipėria e meriton liberalizimin e vizave sė bashku me statusin e vendit kandidat. “Nuk jemi kėtu pėr tė ekspozuar krizėn e vendit tonė, por si deputetė tė tė njėjtit vend tė kthjellojmė situatėn e vėshtirė dhe domosdoshmėrinė pėr zgjidhjen e krizės. Ēdo vonesė do tė rrisė impaktet negative nė ekonomi qė edhe pas zgjidhjes sė krizės do tė kėrkojnė kohė tė rikuperohen”.


Meta: Ka ende hapėsira pėr dialog
Zv.kryeministri Ilir Meta tha nė njė prononcim pėr mediat se forcat politike kanė ende hapėsirė pėr tė dialoguar nė mėnyrė qė siē e tha ai tė mos krijohen barrikada tė panevojshme. “Do t`i ftoja edhe njė herė tė marrin mė shumė pėrgjegjėsi, nė njė moment kur nga ana e maxhorancės dhe Qeverisė ėshtė bėrė i qartė vullneti pėr dialog. Natyrisht kjo duhet tė ndodhė duke evituar pėrpjekje qė kėrkojnė tė krijojnė barrikada tė panevojshme, ndėrkohė qė mundėsitė e dialogut jo vetėm qė nuk kanė shteruar por e theksoj, qė ka hapėsira tė mjaftueshme duke kombinuar transparencėn dhe respektin pėr kushtetutėn e vendit”, tha dje Meta. Duke komentuar deklaratat e protestės sė opozitės kreu i diplomacisė shqiptare tha se “duhen evituar alternativat tė cilat janė bėrė publike pėr tė zgjedhur midis jetės apo vdekjes, sepse unė besoj se tė gjithė nė kėtė vend kanė zgjedhur alternativėn e integrimit evropian, ku besoj se kjo ėshtė njė zgjedhje edhe e Partisė Socialiste”.

Aldo Bumēi
Deputeti i PD-sė nė takimin me eurodeputetėt e Parlamentit Evropian, Aldo Bumēi tha nė takimin e djeshėm se lėnia e Shqipėrisė dhe Bosnjės jashtė vendeve qė pėrfitojnė heqjen e vizave krijon pėrshtypjen e ndarjeve fetare nė Ballkan. “Ēfarė mesazhi ėshtė ky, qė problemet e shqiptarėve etnikė tė Maqedonisė e Serbisė janė problem i Shqipėrisė? Ky ėshtė mesazh shumė i gabuar. Sė dyti, tė lėnurit mėnjanė nė rajon i Shqipėrisė dhe Bosnjės jep mesazhin negativ tė ndarjes fetare dhe nuk ndihmon aspak”, tha Bumēi. Ndėrsa eurodeputetja Doris Pack theksoi se fenomeni me azilkėrkuesit si nė rastin e Maqedonisė dhe Serbisė nuk duhet tė ndodhė mė. “Kjo nuk ka tė bėjė me fenė dhe aspak me shqiptarėt. Ju lutem na besoni”, tha Pack.

panorama

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22699
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi