ILIRIADA PORTAL

Paga dhe pensione, rritje kete vit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06052010

Mesazh 

Paga dhe pensione, rritje kete vit




Rozeta Rapushi
Qeveria do te rrise pagat e pensionet dhe ngarkoi nisjen e menjehershme nga puna, per percaktimin se sa do te jete kjo rritje. Kryeministri Sali Berisha, kerkoi dje ne mbledhjen e qeverise qe te nise pa humbur kohe puna, per percaktimin e rritjeve per cdo kategori. Ndonese nuk dha nje afat se kur do te behet rritja dhe sa do te jete ajo, kryeministri permendi se rritje me te medha, do te pesojne rrogat e uleta dhe pensionet e uleta. "Rritja me e vogel do te jete per rrogat e larta. Pagat e zyrtareve me te larte do te rriten aq sa eshte inflacioni ose 1 per qind me shume, pasi ky eshte rregulli. Praktika e rritjes se pagave eshte faktuar jashtezakonisht pozitive per mbare shoqerine dhe ne nje kohe te shkurter, u arrit te ngushtohet diferenca midis pages mesatare dhe asaj maksimale, nga 12 ne 6 here", tha Berisha. Sipas tij, rritja edhe per kete vit, mundesohet fale reformes per uljen e shpenzimeve nga heqja e automjeteve te mbi 3 mije zyrtareve. "Ne kemi ngrire si qeveri, si administrate, 20 per qind te buxhetit qe derguam ne Parlament, pervecse per institucionet e pavarura, te cilave nuk iu eshte ngrire asnje qindarke, ne rast se ecim ne kete menyre, por ne rast se na imponohet, edhe mund te detyrohemi. Deri tani ne vendimin tone, institucionet e pavarura jane perjashtuar nga ngrirja e buxhetit, te cilin e kane sic eshte votuar ne parlament", sqaroi Berisha. Sipas tij, te gjitha ministrite, agjencite e varura prej tyre e kane minus 20 per qind, nga buxheti qe eshte votuar dhe kjo do te mbahet. "Nje lehtesim dhe mundesi shume te madhe na dha gjithashtu, heqja e veturave per zyrtaret. Ajo qe kaloi pa u shenuar nga mediat si nje reforme epokale, ne fakt ishte nje vendim qe ngroh xhepin e 820 mije familjeve shqiptare", informoi Berisha. Sipas tij, vetem nje shofer i kushtonte vendit sa nje minister, mbi 19.500 dollare ne vit. Kryeministri tha se kjo rrudhje e madhe qe beme, nga rreth 3000 shofere ne 31, beri te mundur te kursehen pothuaj i tere fondi i rritjes se rrogave dhe pensioneve. Nga ana tjeter, Berisha vuri ne dukje edhe efektin qartesisht negativ qe kjo ka pasur ne sistemin e drejtesise, duke i kerkuar ministrit te Drejtesise te percaktoje me kryetaren e Gjykates se Larte, rruget per bonuse per gjyqtaret e Gjykates se Faktit dhe te Apelit, per te zvogeluar diferencen me pagat e gjyqtareve te Gjykates se Larte. "Per arsye se ligji i organizimit te drejtesise, percakton qarte se pagat e gjyqtareve te Apelit jane nje perqindje e pages se Gjykates se Larte dhe paga e gjykatesit te Faktit eshte nje perqindje fikse, e percaktuar ne ligj, e pages se gjykatesit te larte", tha kryeministri. Ne kete kuader, ai kerkoi qe te diskutohet dhe te gjenden rruget qe per gjykatesit e faktit dhe apelit, te percaktohen rruget per bonuse, pasi ata jane demtuar nga ligji ne kete rritje pagash, per arsye se pagat e gjykatesve te larte barazohen me ate te ministrave. Premtimi Kryeministri Sali Berisha premtoi dje rritje te pagave dhe te pensioneve. Sipas tij, shume shpejt do te mundesohet nje gje e tille, qe kryeministri theksoi se eshte si pasoje e kursimeve nga heqja e makinave dhe shofereve per zyrtaret e larte te shtetit.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi