ILIRIADA PORTAL

Plani Rregullues apo shkaterrues i Tiranes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07052010

Mesazh 

Plani Rregullues apo shkaterrues i Tiranes




Permes nje kerkese drejtuar Keshillit Bashkiak te Tiranes, Shoqata “Tirana” evidenton problemet e shumta sipas saj me te cilat po perballet kryeqyteti dhe paralajmeron se rrezikohet revolte qytetare. Ndaj shoqata e drejtuar nga Arben Tafaj, shtron disa kerkesa ne letren te cilen e gjeni me poshte. K E R K E S E I Nderuar Kryetar i Keshillit Bashkiak! Te nderuar Anetare te Keshillit Bashkiak Tirane ! Qe prej me se nje viti, Shoqata “Tirana” ka marre vazhdimisht kerkesa dhe peticione te qytetareve te Tiranes, drejtuar institucioneve te ndryshme te qeverisjes qendrore dhe asaj vendore, ku kerkohet, mbeshtetja nga ana jone dhe e te gjitha organizatave te shoqerise civile qe mbrojne interesat dhe te drejtat e qytetareve, ne lidhje me te ardhmen e vendbanimeve dhe pronave te tyre si dhe ambientit ku ato jane vendosur, kjo pas hartimit dhe “promovimit”, te nje “morie planesh pjesore”, te cilat po serviren si “Plani Rregullues i Tiranes”, dhe qe duken se penalizojne ne radhe te pare kete kategori qytetaresh, te cilet, per dekada me radhe kane qene model i respektimit te ligjeve te nje shteti dhe qeverisjeje qe shpesh ka deshtuar ne zbatimin e ligjit”. Jane pikerisht keta qytetare, te cilet qe prej te pakten gjashtedhjete vitesh jane perballuar me shtetezimin pa kompensim te pronave te tyre, mbi te cilat u ndertuan pallatet parafabrikate dhe rifuxhot e bunkeret e “Jetes si ne Rrethim”, per t’u perballur me pas me uzurpimin e tokes dhe te prones pergjate “amullise” postkomuniste”. Dhe jane po keta te cileve po u kerkohet sot qe te paguajne haracin dhe faturen e masakres urbane, ekologjike e mjedisore duke vendosur mbi pronat dhe vendbanimet e tyre “ siperfaqet e gjelbra” apo hapesirat publike ; kjo duke mos u ofruar asnje ide te qarte per ate se cili do te jete fati i tyre dhe i familjeve te tyre pas “eksodit” qe pritet te pasoje keto “Rregullime Urbane”! Ne keto kushte, veme re me keqardhje se mendesia bolshevike e “venies se interesit te pergjithshem mbi interesin personal dhe individual” vazhdon te mbetet kredoja e shpallur e hartuesve dhe miratuesve te ketyre planeve, por qe ne te vertete duket se eshte vetem fasada e venies se interesave te grupeve te caktuara te lidhura me pushtetin vendor, mbi interesat dhe te drejtat legjitime te banoreve te ketij qyteti, dhe sidomos te shtreses me qytetare te tij e cila ka si tipar dallues respektimin absolut te ligjit ; te ketyre banoreve qe prej shume vitesh nuk kane “ngulur nje gozhde” apo nuk kane nderruar nje “ tjegull” ne shtepite e tyre ne pritje te lejeve perkatese te riparimit apo rehabilitimit, ne nje kohe kur shumekush e ka shkelur ligjin me te dyja kembet duke ndertuar vend e pa vend, me leje e pa leje, ndertesa shumekateshe. Pervec humbjes se kesaj kredoje morale, nje sjellje e tille arbitrare po krijon edhe nje precedent i cili po minon zhvillimin demokratik dhe integrimin ne shoqerine e civilizuar europiane, duke shkelur parimet themelore e tiparet dalluese te kesaj shoqerie si shenjteria e prones, demokracia mjedisore, degjimi i zerit te qytetareve dhe pjesemarrja e tyre ne vendimmarrje,e para se gjithash transparenca e qeverisjes, sidomos per ato vendime qe ndikojne drejtperdrejt ne pronen, shendetin dhe cilesine e jetes se qytetareve! Ne keto kushte, kjo qytetari model e zbatimit dhe respektimit te ligjit, ndjehet jo vetem e braktisur por edhe e ndeshkuar padrejtesisht, dhe do te shkoje (sic thuhet ne nje peticion te firmosur vetem pak muaj me pare nga qindra familje qytetare dhe te cilin po ja bashkengjisim ketij dokumenti), drejt nje “Mosbindjeje Qytetare”, duke shfrytezuar te gjitha format ligjore te oponences dhe protestes ! Ne kete situate Shoqata Tirana ashtu si dhe cdo organizate dhe grupim tjeter i shoqerise civile, qe ka per mision paresor mbrojtjen e te drejtave te qytetareve, ndjen obligimin qe t’i pergjigjet kerkesave te ketyre qytetareve per ngritjen e zerit te tyre dhe sensibilizimin e opinionit deri ne plotesimin e ketyre kerkesave te drejta. Prandaj, per te shmangur kete revolte te drejte qytetare, kerkojme nga ju, qe te merrni seriozisht kete indinjate te qytetareve te Tiranes, duke marre sa me pare, ne pergjigje te kerkesave te tyre, masat ne vijim: Mbledhjen sa me pare te Keshillit Bashkiak Tirane, per rishqyrtimin e qendrimit te tij ne lidhje me modelin e planifikimit Urban te Qytetit te Tiranes, duke marre parasysh ne kete qendrim edhe mendimet e qytetareve. Keshilli Bashkiak Tirane, si organi me i larte vendimmarres i qytetit te Tiranes ne nivel vendor, te nderhyje me te gjitha kompetencat qe i jep ligji, per t’i nderprere rrugen veprimeve arbitrare te Ekzekutivit te Bashkise se Tiranes. Keshilli Bashkiak Tirane, duke u ngritur ne nivelin e pergjegjesise se mandatit te tyre perfaqesues te marre te gjitha masat per rritjen e shkalles se Transparences ne vendimmarrjen e Bashkise Tirane. Ne pritje te pergjigjes suaj ! Me respekt Kryetari i Shoqates “Tirana” Arben Tafaj

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22714
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi