ILIRIADA PORTAL

SMS-tė fyese, Bulku : Mė kanė kėrcėnuar gratė e PS-sė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07052010

Mesazh 

SMS-tė fyese, Bulku : Mė kanė kėrcėnuar gratė e PS-sė




Suela Topi

Gratė socialiste zbatojnė parimet e marksizėm-leninizmit

Deputetja demokrate, Rajmonda Bulku, ka marrė kėrcėnime me telefonata dhe mesazhe pas deklaratave tė saj pėr grevėn e grave socialiste. Pohimi u bė nga vetė ajo, gjatė seancės sė djeshme plenare. Bujku pohoi se po pėrsėritet viti 1991, kur luftohej pėr demokraci. Ajo fajėsoi kryesocialistin Edi Rama pėr kėto presione. Madje, Bulku pohoi se nė kėrcėnimet dėrguar nė adresė tė saj pėrmendej dhe Fieri, tė cilin ajo e quajti njė nga ditėt mė tė kėqija pėr socialistėt. Bulku pėrsėriti thirrjen qė socialistėt tė kthehen nė Kuvend, ndėrsa shprehu keqardhje pėr deputetet e PS-sė, tė cilat sipas saj, po zbatojnė parimet e marksizėm-leninizmit, partia e para.

Kėrcėnimet

“Edi Rama dua tė them se ėshtė njėsoj si nė 1991-shin. Shkoj nė shtėpinė time, po pėrgatisja drekėn pėr familjarėt e mi dhe mė vijnė mesazhe dhe telefonata kėrcėnuese. Telefonatat ishin zėra grash dhe mė vinte shumė keq, ndėrsa mesazhet nuk i kuptoja dot, sepse ishin anonimė. Mendova se janė ekstremistė, janė burra, janė njerėz qė mbase kanė pirė njė gotė dhe kanė shkruar. Por mora vesh se janė femra, femra, ato motrat e tua”, - kėshtu iu drejtua demokratja Bulku kreut tė socialistėve, Edi Rama, pas kėrcėnimeve tė bėra nė adresė tė saj. Duke e quajtur kėtė njė veprim tė ulėt, ajo pohoi se nė mesazhet e telefonit ishte pėrmendur dhe Fieri, qė ėshtė njė nga ditėt mė tė kėqija pėr socialistėt. Madje, ligjvėnėsja demokrate, duke iu drejtuar Ramės, pohoi se “si ka mundėsi tė mė fyejnė, tė pėrmendin Fierin? Zoti Rama, cili ka qenė qėndrimi juaj pėr natėn e Fierit, mos ka qenė dora juaj dhe atje?”. Bulku mė tej ka kundėrshtuar grevėn e urisė tė socialistėve, duke pohuar se grevė urie bėjnė ato shtresa qė kanė probleme dhe jo parlamentarėt, tė cilėt janė tė zgjedhurit e popullit dhe pėr kėtė arsye, duhet tė jenė nė Kuvend. “Ju keni marrė votat pėr tė qenė nė Parlament dhe pėr t’i zgjidhur kėtu punėt dhe jo rrugėve. Ju keni zgjedhur rrugėn dhe e bėni shumė shėmtuar, se nė ‘91 kemi dalė nė rrugė pėr tė pėrzėnė etėrit komunistė. Ata janė klonimi i Enver Hoxhės pas 20 vitesh”, - tha ajo. Ligjvėnėsja demokrate shtoi se ėshtė turp pėr shqiptarėt qė tė krijohet sot kjo situatė. “Ėshtė turp pėr ju qė destabilizoni vendin nė kėto momente, qė tė gjithė shqiptarėt duan tė jenė tė lirė, duan qė Shqipėria tė shkojė nė Evropė”, - pohoi ajo. Sipas Bulkut, ēdo shqiptar kėrkon tė lėvizė i lirė pėr tė takuar tė afėrmit apo familjarėt e tij dhe nuk do tė kthehet 20 vite mbrapa nė kutitė e mbyllura. “Nuk duam tė numėrojmė ato kuti tė vdekura, hajdeni kėtu dhe numėroni, pse keni frikė? Sepse ti nuk do tė hapen kutitė Edi Rama, por do njė rrėmujė pėr tė marrė vendin e Kryeministrit qė nuk fitove dot me vota”, - tha Bulku. Mė tej, ajo falėnderoi dhe shoqatat e grave, tė cilat dy ditė mė parė protestuan kundėr Edi Ramės dhe vendimit tė socialistėve pėr grevė urie. Mė tej, duke iu rikthyer grevės, Bulku shtoi se “ato gra, duke qenė socialiste, zbatojnė formulėn e marksizėm-leninizmit “E para partia, pastaj familja”. Unė nuk jam me kėtė parim, unė jam e para familja, fėmija im dhe pastaj ėshtė ajo qė unė dua”. Deputetėt e kanė duartrokitur fjalimin e saj, ndėrsa Topalli shtoi se edhe ekranet ishin ndarė mė dysh, nė njėrėn anė Rajmonda Bulku si 20 vite mė parė dhe nė anė tjetėr, i biri i Xhelil Gjonit po si 20 vite mė parė. Edhe deputetet e tjera demokrate i bėnė thirrje Ramės tė ndėrpresė grevėn, ose tė futet vetė nė tė, duke zėvendėsuar njė nga gratė.

standart

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

SMS-tė fyese, Bulku : Mė kanė kėrcėnuar gratė e PS-sė :: Komentet

Mesazh prej Fri May 07, 2010 7:43 pm nga dini

Bravo Rajmonda!
E vertete thuhet drejt dhe troq.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat May 08, 2010 10:59 am nga bulqizaku

Un kam shum simpati per ket zonje. Deputetet socjaliste si afrohen as ke thoi. Kur ti permenin emrin Rajmonda Bulkut duhet ta lajne mire gojen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat May 08, 2010 12:28 pm nga dea

Nuk kam pare she as degjuar qe nje opozite te urrehet nga populli siē po ndodh me PS dhe kjo ndodh pikerisht se ata sillen si te marre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 8:58 am nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi