ILIRIADA PORTAL

Korrupsion me listėn e grevistėve qė do tė marrin lejen tė dalin si tė sėmurė nga ēadrat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

07052010

Mesazh 

Korrupsion me listėn e grevistėve qė do tė marrin lejen tė dalin si tė sėmurė nga ēadrat




Ditari online i deputetit disident tė ēadrės sė jugut

Deputeti disident i ēadrės jugore ishte shumė i trembur gjatė ditės sė djeshme. Kudo nėpėr kėmbė ndjehej shqetėsimi i socialistėve, sepse axhenda e pėrshkallėzimit tė grevės sė urisė nuk po pėrmbushej. “Ē’tė tė them moj grua, shkruan disidenti nė networkun e tij virtual me familjen, jam i shqetėsuar e s’ta fsheh dot. Na thanė se veē 2-3 ditė duheshin e mė pas do vinte dalja triumfale, por asgjė s’ndodhi. S’dua tė tjetė triumfale, por tė paktėn tė jetė dalje”. Ditari i djeshėm ėshtė i mbushur dingas me korrupsionin e ri qė po vihet re ndėr ēadrat e veriut (kjo e jona ka qėlluar shumė parimore, nėnvizon pronari i ditarit). Pasi u mor vesh se askush nuk e di se kur do tė mbyllet kjo mesele, shumica e milionerėve qė u futėn nė grevė pėr t’i bėrė pėrshtypje kryetarit e pėr tė marrė ndonjė bonus ndėrtimor pas berihajit tė fitores, kanė nisur kush e kush tė ofrojnė shuma qė tė jenė tė parėt qė do tė dalin nga ēadrat si “grevisti qė u dorėzua pas ditės sė 6-tė” apo si “biznesmeni qė u bė verem pėr demokracinė”. Por, si gjithmonė, nė sistemin e Edvinit, fjalėn e kanė nė dorė sekserėt, prandaj edhe dita shitet dhe blihet disa herė. “Llogaritė janė tė vėshtira, sepse negociohet me minuta dhe jo me muaj, moj grua, prandaj edhe Eduard Shalėsi s’po ia del dot dhe papritur, i lodhur nga ecejaket, ka vendosur tė mos e heqė fare mjekrėn”. Iu afrova Beqjes, moj grua, megjithė vėshtirėsinė qė kam pėr shkak tė aromės sė fortė tė lėkurės sė tij, por s’ma vari... Paske nge ti, - mė tha – sipas pėrllogaritjeve tė mia, mė 2011-n tė vjen radha. As anėtar kryesie s’je, as nė listėn e donatorėve, bile edhe anėtar partie tashti vonė ke ardhur, pas dialogut me Shqipėrinė qė bėri kryetari. Mallkova zot e dreq, moj grua, qė nga raca jemi shumė tė fortė, sepse gjyshėrit e mi me kos e lėpujka janė rritur... Zėre se kanė qenė nė grevė urie gjithė jetėn. Bile racioni ditor i Beqjes, qė ma kalon mua, meqė atij ia sjell nėn dorė Shalėsi, mund tė them se ka mė shumė kalori se mesatarja shumėvjeēare e fisit tonė me prejardhje tė drejtpėrdrejtė nga kaonėt ilirė.
Lėre-lėre ē’u bė rrėmujė, moj grua, prej atij Artanit, pronarit tė Logorecit, i cili paskėsh marrė vesh nga njė gazetė e PD-sė qė ishte futur tinėz (e di ti vetė, ajo e mbushur me tė zeza pėr kryetarin, qė ēdo ditė i vjen mė e hidhur se kafeja...”55”-a pra, ftillohu), se nė lokalin e tij po bėhej pallė ariu prej tė gjithė socialistėve tė brezit tė dytė, qė kanė mbetur jashtė ēadrave. Ata po u mblidhkan turra-turra tek restoranti dhe po thėnkan se kanė mesazhe tė koduara nga kryetari... Ke parė ti, qė tė gjitha mesazhet e koduara janė me spageti me fruta deti, me pica katėrfishe, bile njė deputete e Qarkut tė Durrėsit kishte pasur njė mesazh tė koduar edhe pėr haviar... Lėre-lėre, kjo porosia e fundit ia kishte luajtur tepelekun e kokės dhe ai e ka prishur krejt pazarin pėr t’u renditur si tė sėmurė nė ditėn e 7-tė tė grevės. Praktikisht ai e ka tė fituar davanė, sepse e shoh se edhe Beqja, edhe Shalėsi nuk sillen mė mirė me tė, pasi, me sa duket, ėshtė dhėnė urdhri nga lart qė tė nxirret me ambulancė.
Edhe zgjidhja e dytė qė mė erdhi ndėrmend, moj grua (pse s’tė thėnkam dot “mjaltėz” sot moj grua? Helbete jam fort i shqetėsuar, sepse zakonisht fjalėn “mjaltėz” e shqiptoj me zė stomaku, dhe prej ditėsh, qeska ime tretėse e ka humbur atė aftėsi), ajo e simulimit tė njė tė fikėti s’pi ujė. Klodiana, deputetja qė kuptoi e para mekanizmin se si dilej nga ēadrat me faqe tė bardhė e pa u turpėruar faqe botės, qenka mė keq se cerberi i ferrit. Disa tė fikėta simultane dje s’i klasifikoi si tė tilla, duke ulėritur se ishim burrecė e se ishim aq tė shėndetshėm sa nė dy ditėt e ardhshme, mund tė pėrballonim edhe dy parainfarkte.
Ē’tė tė them moj grua, me Klodianėn intransigjente dhe me Tanin e Logorecit qė e ka prishur krejt pazarin e sekserėve pėr njė vend nė listė, edhe nesėr besoj se s’do mė lėnė tė mė bjerė tė fikėt, prandaj mbaje hapur networkun, mjaltėz (oh, sa m’u lodh stomaku), se ndoshta do tė kemi sėrish wireless pėr njė puqje tjetėr virtuale.
Po tė kisha takat, do tė tė puthja me mall, qė nga ēadra e jugut, e cila pėr dreq ka qėlluar mė idealistja, e pėr rrjedhojė edhe mė e shtrenjta pėr xhepat tanė, xhepat e njė familjeje socialiste nga jugu, me tė ardhura tė mesme.
Ciao a domani!

55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi