ILIRIADA PORTAL

Eliot Engel: Palėt nė Shqipėri t'i zgjidhin vetė problemet politike mes tyre

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08052010

Mesazh 

Eliot Engel: Palėt nė Shqipėri t'i zgjidhin vetė problemet politike mes tyre




Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės ligjvenėsi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkėkryetar i Grupit pėr Ēėshtjet Shqiptare nė Kongresin amerikan, bėnė thirrje qė palėt nė Shqipėri ta zgjidhin vetė krizėn politike. Si njė vend qė kėrkon tė anėtarėsohet nė BE, nė Shqipėri duhet tė ketė stabilitet, thotė ligjvenėsi amerikan. Ndėrsa pėrsa i pėrket zhvillimeve tė fundit nė Kosovė, lidhur me korrupsinin, zoti Engel thotė se ēėshtja e imazhit ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn si njė shtet i ri qė pėrpiqet tė sigurojė njohje.

Zėri i Amerikės: Zoti Engel si bashkėkryetar i Grupit tė Ligjvenėsve pėr Ēėshtjet Shqiptare nė Kongres, pas anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO dhe pavarėsisė sė Kosovės, sa ka ndryshuar roli juaj nė Kongres, kur bėhet fjalė pėr ēėshtjet shqiptare?
Eliot Engel: Siē e dini unė jam themeluesi i Grupit tė Ligjvenėsėve pėr Ēėshtjet Shqiptare nė Kongres para 20 vjetėsh dhe kam qėnė vazhdimisht bashkė-kryetar i grupit, ndėrsa tė tjerėt janė ndryshuar herė pas here. Para 20 vjetėsh, kur filluam, njerėzit as nuk e dinin ku ishte Kosova, ata mund tė kishin dėgjuar emrin, por nuk e dinin ku binte, ndėrsa Shqipėria shihej si njė vend i largėt, i mbyllur, i kontrolluar nga komunistėt. Sot situata ka ndryshuar. Siē thatė ju, Shqipėria ėshtė krenare qė ėshtė anėtare e NATO-s, Kosova ėshtė krenare qė ėshtė e pavarur. Shpesh u them miqve tė mi amerikanė, se kudo qė tė shkojnė nė botė, nuk do tė gjejnė miq mė tė mirė se sa shqiptarėt, por ashtu edhe shqiptarėt nuk kanė miq mė tė mirė se amerikanėt. Kur shkoj nė Kosovė ose nė Shqipėri, shoh njerėz dashamirės, njerėz qė mė thonė se e pėlqejnė Amerikėn dhe duan tė jenė aleatė tė Amerikės. Roli im sot nuk ėshtė mė tė edukojė njerėzit pėr Kosovėn ose Shqipėrinė, por tė merrem me ēėshtjet qė janė tė rėndėsishme pėr kėto dy vende. Pėr shembull unė kam kėrkuar me kėmbėngulje qė Shqipėria tė anėtarėsohej nė NATO. Sa herė ka pasur dėshmi, ose sa herė mė ėshtė dhėnė rasti, unė kam folur pėr rėndėsinė e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO. Sot kjo ėshtė bėrė realitet. Tani po punojmė pėr Shqipėrinė qė synon tė anėtarėsohet nė BE dhe njė ditė edhe Kosova do tė anėtarėsohet si nė NATO edhe nė BE. Tani nuk ka mė nevojė t’i bėsh njerėzit tė ndėrgjegjshėm pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn, por herė pas here duhen kujtuar, qė ta kthejnė vėmendjen tek kėto dy vende.
Zėri i Amerikės: Shqipėria zhvilloi vjet zgjedhjet e para tė pėrgjithshme, qė pas anėtarėsimit nė NATO dhe ėshtė nė procesin e anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian. Por zgjedhjet janė kundėrshtuar ashpėr nga Partia Socialiste e opozitės e cila kėto ditė, ka filluar edhe njė grevė urije. Si i shikoni ju zhvillimet e fundit politike nė Shqipėri?
Eliot Engel: Unė besoj se shqiptarėt duhet ta zgjidhin vetė situatėn e krijuar politike. Nuk besoj se amerikanėt duhet t’u tregojnė shqiptarėve se ēfarė tė bėjnė. Zgjedhjet siē dihet pėrfunduan me rezultat tė ngushtė. Shqipėria ka njė sistem demokratik. Procesi demokratik funksionoi. Njera palė sot kundėrshton dhe ndjehet se rezultati nuk ishte i drejtė, pala tjetėr thotė se ka siguruar mandatin pėr tė qeverisur. Por kėtė duhet ta zgjidhin vetė shqiptarėt, jo t’u thonė amerikanėt si tė veprojnė.
Zėri i Amerikės: Por palėt siē shihet nuk po arrijnė t’i zgjidhin mosmarrėveshjet. Si ndikon kjo situate pėr imazhin e vendit si njė demokraci e qėndrueshme?
Eliot Engel: Do tė ishte mė mirė mos tė kishte pėrplasje tė tillė publike, pasi pa dyshim si njė vend i ri anėtar i NATO-s dhe si njė vend qė kėrkon tė anėtarėsohet nė BE, do tė ishte mė mirė po tė kishte stabilitet. Kėtu nė Amerikė ne patėm rastin e zgjedhjeve tė vitit 2000, Al Gori ndaj presidentit Bush, qė u kontestuan deri nė fund dhe nė pėrfundim ishte Gjykata e Lartė, qė me njė rezultat tepėr tė ngushtė, 5 me 4 vendosi nė favor tė presidentit Bush. Dikush mė tha nė atė kohė, qė dallimi mes Shteteve tė Bashkuara dhe shumė vendeve tė tjera ėshtė se, nė se ajo qė ndodhi nė Amerikė do kishte ndodhur nė ndonjė vend tjetėr, tanket do tė kishin dalė nė rrugė. Nė Shtetet e Bashkuara ne vendosim gjithshka pėrmes procesit kushtetues. Kjo duhet tė ndodhė edhe me Shqipėrinė. Kjo luftė publike nuk ėshtė e mirė pėr imazhin e Shqipėrisė. Por pėrsėri unė nuk mund t’u them palėve ēfarė tė bėjnė. Ky nuk ėshtė roli im. Roli im ėshtė tė siguroj sa mė shumė ndihmė pėr Shqipėrinė qė tė mundem, tė bėjė sa tė mundem pėr tė focuar mė tej marrėdhėniet e Shteteve tė Bashkuara me Shqipėrinė, tė siguroj fonde tė qeverisė amerikane pėr Shqipėrinė. Ky ėshtė roli im.
Zėri i Amerikės: Njė koleg i juaj, ligjvenėsi Delahunt, kryetar i Nėnkomisionit pėr Evropėn nė Komisionin pėr Marrėdhėniet me Jashtė tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, pėrmes njė letre dėrguar kryeministrit Berisha, ngre shqetėsimet e tij pėr gjendjen politike dhe ndėr tė tjera sugjeron edhe hapjen e kutive tė votimit, Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?
Eliot Engel: Ēdo ligjvenės mund tė japė mendimin e tij. Ligjvenėsi Delahunt po jepte mendimin e tij. Ai nuk flet nė emėr tė qeverisė amerikane dhe nuk pėrfaqėson qėndrimin e qeverisė amerikane. Ai bėri tė ditur qėndrimin e tij, por duhet tė jetė e qartė se ai flet pėr veten e tij.
Zėri i Amerikės: Dhe ju vetė, keni ndonjė mendim lidhur me ēėshtjen e kutive.
Eliot Engel: Nuk besoj se roli im ėshtė t’u them palėve nė Shqipėri ēfarė tė bėjnė. Ka njerėz qė thonė se ato duhen hapur. Ka tė tjerė qė thonė se socialistėt duhet tė kthehen nė parlament. Nuk mė takon mua tė pėrfshihem nė kėto ēėshtje. Unė dua tė vazhdoj tė ndihmoj Shqipėrinė pa marrė anėn e njerit apo tjetėrit nė mosmarrėveshjet politike, ose tė them se ēfarė duhet tė bėjnė shqiptarėt. Kam plot shqetėsime kėtu nė Shtetet e Bashkuara pėr t’i thėnė qeverisė time se cila ėshtė rruga e drejtė qė duhet tė ndjekė pėr njė sėrė ēėshtjesh, qė nga reforma shėndetėsore e tė tjera. Nuk mund t’i them njė vendi tjetėr, njė vendi mik, se ēfarė duhet tė bėjė.
Zėri i Amerikės: Le tė ndalemi tek Kosova. Kohėt e fundit kanė filluar hetime ndaj Ministrit tė Transporteve Fatmir Limaj nėn dyshimet pėr korrupsion. Kryeministri Thaēi, po ashtu ka bėrė kritika tė ashpra, ndaj institucioneve ndėrkombėtare nė Kosovė, si EULEX-si apo ndaj pėrfqaqėsuesit civil Peter Feith. Si I shikoni kėto zhvillime nė Kosovė?
Eliot Engel: Korrupsioni ėshtė problem. Nė Ballkan lufta ndaj tij duhet tė vazhdojė. Unė kam folur me kryeministrin Hashim Thaēi dhe ai mė ka thėnė se e shikon me seriozitet problemin e korrupsionit dhe po e lufton atė. Korrupsioni ėshtė njė problem me rrėnjė tė thella qė nuk ėshtė e lehtė pėr ta ērrėnjosur, ėshtė njė problem i vazhdueshėm. Ne folėm pėr ēėshtjen e imazhit dhe imazhi ėshtė i rėndėsishme pėr Kosovėn si shtet i ri, qė pėrpiqet tė sigurojė njohje. Nuk ka ditė nė Uashington, qė nuk pėrpiqem pėr Kosovėn. Pėrditė flas me amabasadorė, ministra tė jashtėm kryeministra, presidentė, qė t’i bind pėr tė njohur Kosovėn. Dhe pa dyshim qė ēdo gjė qė dėmton imazhin e Kosovės nuk ėshtė e mire. Ne theksojmė vazhdimisht qė megjithė problemet, Kosova, populli i saj po punojnė shumė pėr tė ndėrtuar shtetin e ri. Por ka edhe njė pėrqindje shumė tė vogėl njerėzish qė bėjnė veprime tė gabuara. Unė jam mbėshtetėsi mė i madh i Kosovės nė Uashington dhe jam krenar pėr rolin qė luajtėn Shtetet e Bashkuara pėr pavarėsinė e Kosovės. Unė isha nė Kosovė ditėn e pavarėsisė mė 17 shkurt dhe tė nesėrmen, qė ishte ditėlindja ime, kjo kishte dalė nė gazetė. Pėr mua kjo ishte dhurata mė e mirė pėr ditėlindje. Gjerat nė Kosovė po shkojnė mirė. Korrupsioni gjithmonė duhet ērrėnjosur. Por unė nuk dua qė korrupsioni tė jetė lajmi nga Kosova, unė dua qė pėrparimi drejt sė ardhmes tė jetė lajmi nga Kosova. Shumica e vendeve evropiane e kanė njohur Kosovėn. Janė gjirhsej 66 vende qė e njohin shtetin e ri dhe ne do tė vazhdojmė pėrpjekjet qė edhe vende tė tjera ta njohin Kosovėn.
Zėri i Amerikės: Kohėt e fundit ka patur sėrish zėra pėr mundėsinė e ndarjes sė Kosovės si njė prej zgjidhjeve nė marrėdhėniet e saj me Beogradin. A mendoni se ēėshtja e ndarjes apo shkėmbimit tė territoreve mund tė jetė njė alternativė?
Eliot Engel:Jo. Mendoj se kjo ėshtė ide e keqe. Po tė fillosh tė shkėmbesh territore nė Ballkan, kjo nuk do tė ketė fund dhe mund tė ēojė nė luftra ose vėshtirėsi mė tė mėdha. Kosova nuk duhet tė ndahet. Serbėt nė Beograd po luajnė njė lojė tė rrezikshme, ēdo hap qė hedhin ėshtė i kalkuluar. Ata duan ndarje, duan tė mbajnė veriun, Mitrovicėn, Trepēen, por kjo ėshtė e rrezikshme. Edhe nė Serbi ka shqiptarė, nė Luginėn e Preshevės, ata do tė dėshironin tė ishin pjesė e Kosovės. Nė se fillon ndryshimi i kufijve, ku do tė pėrfundojė. Ēdo tė ndodhė me Republikėn Serpska nė Bosnje, ēdo tė ndodhė me kroatėt nė Bosnje, ata do tė donin tė lidheshin me Kroacinė dhe ajo qė do tė mbeste, do tė ishte njė enklavė e vogėl boshnjake qė nuk do tė mbijetonte dot nė se Bosnja shpėrbėhej. Duhet shumė kujdes me kėto. Nga ana tjetėr nė Kosovė ka patur pėrparim me pakicėn serbe. Njerėzit shpesh harrojnė se shumica e serbėve nė Kosovė nuk jetojnė nė veri, por nė mbarė Kosovėn. Ishte gjė e mirė qė pjesėmarrja e serbėve u shtua nė zgjedhjet nė Kosovė. Gjithmonė flas me udhėheqjen nė Prishtinė pėr rėndėsinė e mbrojtjes sė pakicės dhe se shqiptarėt nuk mund t’i trajtojnė serbėt, ashtu si serbėt i trajtuan shqiptarėt gjithė kėto vite. Nė pėrgjithėsi qeveria nė Kosovė po bėn njė punė shumė tė mire pėr t’i integruar serbėt nė shtetin e ri. Unė nuk jam nė favor tė ndryshimit tė kufijve.

bota sot
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24571
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi