ILIRIADA PORTAL

Maqedoni, shqiptarėt protestojnė kundėr diskriminimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10052010

Mesazh 

Maqedoni, shqiptarėt protestojnė kundėr diskriminimit




Shkup – “Liri, barazi dhe drejtėsi” ishin sloganet nė flamujt dhe pankartat e mbajtura nė duar nga protestuesit shqiptarė nė Maqedoni.
Mijėra shqiptarė e nisėn protestėn e tyre rreth orės 13:00 nga pallatet e gjykatave, duke vazhduar nė drejtim tė godinave tė Parlamentit dhe Qeverisė, dhe mė pas u rikthyen sėrish para gjykatave.

Nė protestėn me moton “Pėr drejtėsi” morėn pjesė rreth 40 shoqata joqeveritare shqiptare, tė cilėt denoncuan politikėn antishqiptare tė qeverisė.

Nė mesin e protestuesve ishin edhe deputetėt e Demokracisė sė Re, Flora Kadriu, Abedin Zymberi dhe Sulejman Rushiti.

Kėshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH) ka lexuar edhe letrėn publike me kėrkesat e saja. Organizatorėt theksuan se marshi protestues qė nisi para Gjykatave, mė pas para Parlamenti dhe Qeverisė, simbolizon trinomin diskriminues institucional kundėr shqiptarėve nė Maqedoni.

“Gjykata qė dėnon shqiptarėt e pafajshėm, Parlamenti i dominuar nga maqedonasit qė sjellin ligje antishqiptare si dhe Qeveria qė aplikon mė pas ligje antishqiptare”, kanė theksuar organizatorėt.

Ndėr kėrkesat e shpalosur nga protestuesit janė: lirimi urgjent i tė burgosurve tė rasteve tė Sopotit, Brodecit; ndėrprerja e proceseve tė hapura tė Hagės; ndriēimi i fatit tė personave tė zhdukur nga uniformat zyrtare nė vitin 2001 e mė tej; ndėrprerja e politikave diskriminuese nė arsim, ekonomi dhe kulturė; ndėrprerja e projektit Shkupi 2014; zgjidhja urgjente e pėrdorimit tė gjuhės shqipe, simboleve kombėtare dhe ndarja e buxhetit nė bazė proporcionale, etj.

Protestuesit janė shpėrndarė nė mėnyrė tė qetė, nėn mbikėqyrjen e forcave tė mėdha tė sigurisė qė ishin tė pozicionuara pėr tė siguruar rendin dhe qetėsinė pėr gjatė vijės sė protestuesve nė rrugėt qendrore tė Shkupit. Nga informacionet e para tė organizatorėve tė protestės, bėhet e ditur se pjesėmarrės kanė qenė rreth 10 mijė protestues.

start

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22719
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi