ILIRIADA PORTAL

Berisha asfalton rruget, Rama i bllokon

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13052010

Mesazh 

Berisha asfalton rruget, Rama i bllokon




Kryeministri Sali Berisha nga Kamza i kerkoi dje kreut te opozites, Edi Rama, qe mos tentoje me te lendoje shqiptaret, duke i nxjerre te dalin dhe te bllokojne rruget. Duke e krahasuar ate me ish-kreun e regjimit socialist, Ramiz Alia dhe duke lene te kuptohen takime me te, Berisha beri te qarte se rruget jane per qytetaret jo per t'i bllokuar. "Zotit Edi Rama i kerkoj ketu, duke i respektuar plotesisht protesten, te mos tentoje te mundoje qytetaret e Shqiperise, duke u dale perpara rrugeve. Te puthet tre here ne dite me Ramiz Aline, por qytetaret te mos i lendoje, sepse ky eshte rregulli. Rruget jane te publikut, jane te qytetareve, jane te atyre qe transportojne, jane te te semureve dhe te te shendosheve, te halleve dhe problemeve, te urgjencave dhe askush, nuk mund te mendoje se do te mund te ndeshkoje qytetaret shqiptare, duke u dale perpara ne rruge", tha kryeministri pas ceremonise se inaugurimit te tre veprave publike ne bashkine e Kamzes. Pavaresisht kesaj, kreu i qeverise theksoi se mbetet i angazhuar te respektoje cdo te drejte kushtetuese te qytetareve shqiptare, se qytetaret e ketij vendi do te kene te garantuar lirine e te drejten e protestes paqesore. "Me duhet t'i them Ramiz Alise dhe bllokqeneve te tjere, te mos u qeshe buza, se jeni gabim, jeni gabim rende. Prandaj keni bere, c'keni bere me njeri-tjetrin, keni vrare dhe eliminuar njeri-tjetrin, ne demokratet, jemi te percaktuar te ecim drejt Evropes", beri te qarte ai. Kryeministri ishte dje ne Kamez ne ceremonite e inaugurimit te tre veprave publike ne bashkine e Kamzes, te rruges "Azem Hajdari", te sistemit te kanalizimeve dhe rrugen qe lidh kete qytet me Tapizen, investime me vlere 400 milione leke. Ne pershendetjen drejtuar banoreve te Kamzes, kryeministri Berisha u ndal ne investimet e veprave publike qe jane bere ne kete bashki, te cilat vetem per vitin 2009 kapin vleren e 1 miliard lekeve dhe ne projektet e ardhshme ne infrastrukturen rrugore, ne kanalizime, ujesjelles, ne shkolla etj. "Para pak castesh, se bashku inauguruam rrugen qe mban emrin e tribunit legjendar te lirise se shqiptareve, heroit te levizjes studentore, te pavdekshmit Azem Hajdari. Azem, ti je gjalle. Ne vitet 2009-2010, ne qytetin tuaj u ndertuan 4 shkolla te reja, me vlere rreth 500 milione leke, jane ne vazhdim dhe po ndertohen edhe 3 te tjera, me vlere prej 450 milione leke", premtoi Berisha. Ai garantoi se qeveria qe drejton, do te beje cdo investim ne kete bashki, per ta shnderruar ate ne nje nga qytetet me moderne te Shqiperise.

koha jone

ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 22724
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi