ILIRIADA PORTAL

PPE, Volonte: Rama vepron kundėr kėrkesave tė KiE-sė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13052010

Mesazh 

PPE, Volonte: Rama vepron kundėr kėrkesave tė KiE-sė




Bruksel – Presidenti i Partive Popullore Evropiane nė Kėshillin e Evropės, Luca Volontč, ka deklaruar se kreu i PS-sė, Edi Rama, ėshtė kontradiktor nė veprimet e tij. Duke folur pėr grevėn, ai tha se ėshtė e pa tolerueshme bllokimi i trafikut.
“Veprimet e Ramės janė kontradiktore me ato qė i ka kėrkuar Kėshilli i Evropės” tha sot Volontč, nė takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kryetarja e Kuvendit i shprehu z. Volonte vlerėsimin pėr Kėshillin e Evropės. Ajo tha se, "ne mbėshtesim tėrėsisht deklaratat e Komitetit Presidencial, si dhe deklaratėn e Byrosė sė Kėshillit tė Europės bėrė para pak ditėsh pėr Shqipėrinė." “Veprimet e zotit Rama nė kėto muajt e fundit janė krejtėsisht tė pajustifikueshme. Rama po gabon dhe nė planin institucional, pasi po jep pėrgjigje kontradiktore me ēka i ka kėrkuar KiE. Asambleja parlamentare ka thėnė qė, debati behet nė parlamentet dhe bojkoti ėshtė i papranueshėm. Iniciativa e grevės se urisė ėshtė nė kundėrshtim me atė qė ka deklaruar se do tė bėjė.”, theksoi ai.

Presidenti Volonte tha se “ideja pėr tė bllokuar qarkullimin rrugor nė Tiranė dhe pėr tė bllokuar qarkullimin nė qytete tė tjera ėshtė kundėr ēdo norme civile qė ekziston nė tė gjitha vendet demokratike”. Sipas tij, fakti qė Rama nuk ka hyrė vetė nė grevė, ėshtė njė sjellje jo e mirė dhe qesharake.

“Kjo mėnyrė sjellje ėshtė sterile, pa rezultat, qė prodhon probleme tė mėdha pėr qytetarėt, ashtu siē mund tė prodhojė dėme tė mėdha ndėrkombėtare. Nuk besoj se do i shėrbejė as pėr publicitet Ramės, duke parė se janė pėrpara zgjedhjet e ardhshme lokale”, vijoi ai. Mė tej, siē njofton zyra e shtypit e Kuvendit, Volonte ka deklaruar se kjo mėnyrė s’kualifikon plotėsisht opozitėn.

“Unė shpresoj qė Edi Rama dhe Partia Socialiste tė tregojnė sens pėrgjegjėsie, tė ndjekin udhėzimet e dhėna nga Kėshilli i Europės, tė vijnė nė parlament jo vetėm ndonjėherė, por tė kontribuojnė nė pėrpjekjet e gjithė vendit pėr integrim.”, pėrfundon deklarata.

start

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi